Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit

| E shtune, 01.05.2021, 07:01 PM |


Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit

Nga Kastriot Dervishi

Ekzekutimi i Prek Calit dhe personave të tjerë, ndër të cilët më i njohuri është Dom Ndre Zadeja, është kryer më 25.3.1945 nga forcat e Brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit. Emrat dalin nga një korrespondencë e Shefqet Peçit (komandant i Korparmatës së 3-të) dhe Enver Hoxhës (komandant i përgjithshëm).

Lista e të ekzekutuarve:

1-Prek Cali, 70 vjeç

2-Ded Lulash Smaili (Lukshi), 70 vjeç

3-Dom Ndre Zadeja, nga Shkodra, banues në Sheldi, 52 vjeç

4-Arif Selman Hyseni, 60 vjeç, ish kryetar i këshillit Vukatanë

5-Ndrec Lekë Loka, 60 vjeç

6-Nok Nik Bardhoku, 26 vjeç, ish partizan nga Gradeci.

7-Luigj Gjeto Kastrati, 21 vjeç, nga Shkodra, ish sekretar i komunes

8-Gjok Nik Luli, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj

9-Dul Bajram Muça, 65 vjeç

10-Tomë Lekë Daka, 47 vjeç, nga Vupalaj

11-Mark Luc Gjoni, 55 vjeç, anëtar i këshillit Vukpalaj

12-Maliq Bajram Muça, 31 vjeç, ish sekretar i komunës Malkolaj

13-Pjetër Ded Gjedoshi (Maloci) 45 vjeç, nga Shkreli, banues në Trush

14-Gjokë Nikollë Vata, 45 vjeç