Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Kapiti: Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ishkomunizmi i reformuar

| E hene, 26.04.2021, 08:47 PM |


Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ishkomunizmi i reformuar

Nga Skënder Sadri KAPITI

Partia Socialiste e Shqipërisë si parti politike erdhi si një largim apo devijim nga Partia Komuniste e Shqipërisë duke e ndërruar emrin nga PPSH në PS. Reformimi i saj më shumë është një hipokrizi pseudodemokratike dhe larg realitetit që e karakterizon të majtën europiane.

Partia Socialiste Shqiptare, Diktaturën komuniste e zëvëndësoi me autokracinë arrogante, ekonominë socialiste e shtetërore, investimet, tenderimet   ua dhe oligarkëve ishkomunistë që u bënë oligarki edhe politike.  E majta ekstreme komuniste në Shqipëri , Partia  Komuniste Shqiptare e cila  më pas u konvertuar në Parti e Punës e pastaj nga PPSH në Parti Socialiste  ka si përvojë themelimi, ideologjike e praktike komunizmin sllav ruso-serb, pasi emisarët dhe misionarët e themelimit të PKSH-së , partisë fanatike e besnike e maksizëm-leninizmit stalinist ishin ata jugosllavë.

Baza e Partisë Komuniste të Shqipërisë ka qenë Jugu i Shqipërisë, dhe pushtetin në diktaturë Partia Komuniste e Shqipërisë, forumet më të larta partiake, ishbyronë politike, Komitetin Qendror të Partisë, qeveritë,ministrat, ministritë e ndërmarrjet shtetërore ,kooperartivat dhe drejtoritë, shkollën ideologjike marksist-leniniste, politikën antiamerikane dhe antieuropiane,    policinë, ushtarakët, gjyqtarët e prokurorët e sistemit,  ishsigurimin famëkeq  dhe ofiqet e postet më të larta shtetërore ,politike,  e deri dhe ato intelektuale, akademike e shkollore, nomenklaturat dhe emërimet e drejtimet e tyre, shumica dhe kryesoret  kanë qenë nga Jugu i Shqipërisë.

Këta janë avangarda besnike e shpërndarë në të gjitha partitë shqiptare, dhe që e realizuan platformën famëkeqe të Gorbacovit. Këta janë ata të cilët kanë vepruar e manipuluar  me patriotizmin dhe me proamerikanizmin fals dhe me demokracinë në Shqipëri, prej të cilëve Shqipëria nuk është integruar akoma në BE.

Dhe prandaj edhe sot kjo është arësyeja se bastionet e Partisë Socialiste janë në Jug  të Shqipërisë ndërsa nacionalizmi ka bastion Veriun e Shqipërisë, i cili ka qenë kundërshtar i komunizmit dhe për këte arsye ishregjimi komunist e ka ndëshkuar Veriun e Shqipërisë, dhe Veriu i Shqipërisë pavarësisht pasurive të jashtëzakonshme minerare, pyjore e hidrike gjatë diktaturës por edhe pas saj mbeti vëndi më i varfër i Shqipërisë. Pra po vertetohet ajo që disa e kanë thënë  se Shqipërisë do i duhen 50 vite për ta crrënjosur komunizmin dhe flamën e tij që e ka Partia Socialiste. Partia Komuniste dhe pasuesja e saj Partia Socialiste kanë si strategji imponimin për t’i detyruar shqiptarët kryesisht ata me bindje nacionaliste,  antikomuniste dhe antisocialiste           që të largohen nga Shqipëria me qëllim që ata të mos votojnë, se po të votonte diaspora Partia Socialiste nuk do të kishte fituar asnjëherë pushtetin. Këtë e bëri edhe rilindja socialiste e Edi Ramës ku prej regjimit të tij u detyruan që të largohen nga Shqipëria 400 mijë shqiptarë , dhe prej tyre nuk votuan ata që kishin të drejtë vote   në zgjedhjet e 25 Prillit  2021.