E shtune, 20.04.2024, 03:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë

E diele, 25.04.2021, 04:48 PM


Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë

Nga Gjon Keka

Dita e Shën. Gjergjit është ditë feste pranverore,e cila nënkupton daljen nga dimri i ftoftë në pranverën me lule dhe diell,poashtu ka kuptimin edhe të mposhtjes së dragoit të dimrit sipas mitologjisë.Ndërsa i vetmi që arriti ta mposhtë atë ishte Shën Gjergji. Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë ,kur unë isha i vogël ne e festonim si fëmijë atë dhe ishte një nga festat më të bukura të pranverës.

Emri i shën Gjergjit te ne si popull është trashëguar brez pas brezi, dhe jo rastësisht edhe Gjergj Kastrioti mbante atë emër të një martiri të madh. Madje shumë kronist dhe historian europian e cilësojnë Gjergj Kastriotin si Shën Gjergji i mesjetës i cili mposhti armikun e madhë të asaj kohe.

Ajo që është e rëndësishme të nënvizohet këtu është se pikërisht dita e festës së Shën Gjergjit tradicionalisht i bie me Ditën e festës botërore të Librit,një mishërim ideal i shpirtit të një martiri me atë të një shkrimtari, shkencëtari, poeti etj.

Gëzuar dita e Shën Gjergjit!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora