Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik

| E diele, 25.04.2021, 07:28 PM |


Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik

Fati i gurëve me shkrim linear

Nga Dr. Qazim NAMANI

Në vitin 2005, këta gurë u zbuluar, pas rrënimit të hajatit në xhaminë e vjetër të fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë.

Në viti 2010, për herë të parë, i kam publikuar këta gurë në gazeta dhe në portalin zemrashqiptare.net.

Citat marrë nga shkrimi im: Dy gur me mbishkrime që u zbuluan në themelet e hajatit të xhamisë së vjetër në fshatin Gërmovë para katër viteve dëshmojnë për kulturën e lashtë të shkrimit edhe në vendin tonë. Mendoj se kemi të bëjmë me një shkrim shumë të vjetër, pasi që së bashku me këta dy gurë është gjetur edhe një altar i pa përpunuar.

Germat në këto mbishkrime janë mjaftë të dëmtuara. Vërehet se është përdorur stili i shkrimit linear (pa ndërprerje), andaj është me interes shkencor që ky mbishkrim të studiohet nga ekspertë të kësaj fushe. Këta gur qëndrojnë në një kënd të oborrit të xhamisë dhe janë në rrezik që të zhduken nga pakujdesia pasi që është duke u ndërtuar xhamia e re.

Mendoj se këta gurë kanë vlera të mëdha për trashëgiminë kulturore, dhe është me interes që të barten në institucionet që merren me ruajtjen e monumenteve.

Në vitin 2005 kur u zbuluan këta gurë unë si Zyrtar i Trashëgimisë së Luajtshme dhe Jusuf Musa zyrtar për Arkiva në Ministrinë e Kulturës, i vizituam disa herë këta gurë, dhe bëmë kërkesë që këta gurë të dërgohen në Shtëpinë ë Kulturës në Viti, ose të sillen në Muzeun e Kosovës. Kërkesë ë jonë nuk hasi në mirëkuptim. Ne vazhdimisht e përcillnin gjendjen e tyre dhe zhvillonin biseda me imamin e fshatit që këta gurë mos të dëmtohen. Te hoxha i fshatit dhe banorët e Gërmovës gjetëm mirëkuptim

Në vitin 210 e publikova një shkrimin: Gjurmë të shkrimit në Gadishullin Ilirik, duke i dhënë edhe dy fotografitë e gurëve me shkrim linear të zbuluar në Gërmovë.

Me të ndjerin Ramadan Musliun, disa herë e kemi diskutuar bashkë për mundësinë e ruajtjes së këtyre gurëve.

16 vite pas zbulimit të këtyre gurëve, sot me datën 23. 04. 2021, pasi mora pjesë në tubimi për të promovuar emërtimin e  Bibliotekës së Qytetit në Viti, me emrin e publicistit dhe kritikut letrar Ramadan Musliu, u ndala për të mësuar për fatin e gurëve në oborrin e xhamisë së Gërmovës.

Gurët ishin pranë murit, ishin mbuluar me likene, shkrimi në gurë nuk mund të vërehej nga rritja e likeneve. I fotografova dhe duke dal nga oborri i xhamisë, hoxha i ri e hapi dritaren dhe me përshëndeti duke më thënë urdhëro. Pasi i tregova për vlerën e gurëve dhe e falënderova që janë përkujdesur deri me sot për mos dëmtimin e tyre. Hoxha me tha: Disa herë kemi kërkuar që këta gurë ti marrin në mbrojtje institucionet përkatëse. Unë e falënderova duke ja dhënë porosinë që të vazhdojnë të kujdesen, deri sa këta gurë të trajtohen në mënyrë profesionale.

Për lexues ofroj:

Fotot 1 dhe 2 që  kam bërë në vitin 2005

Fotot 3 dhe 4, që I bëra sot me datën 23.04 2021

Mbishkrime në gurët e zbuluar gjatë viti 2005, në fshatin Gërmovë të Komunës së Vitisë

Fotot e realizuara me datën: 23.04 2021