E premte, 29.03.2024, 08:03 AM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Me 25 Prill demokracia vulos fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë

E premte, 23.04.2021, 08:52 PM


Me 25 Prill demokracia vulos fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Fitorja e PD-së fillon nga Durrësi. Këtë fitore e cila do të realizohet  në shkallë kombëtare qytetarët  demokratë dhe votuesit durrsakë e demonstruan të parët me madhështi në mitingun triumfator të datës 21 Prill 2021  qëe organizoi dega e PD-Durrës drejtuar nga kandidati për deputet z. Ferdinand Xhaferraj. Me 25 Prill demokracia në Shqipëri do të vulosë triumfin e fitores së PD-së dhe të Lulzim Bashës dhe ndëshkimin referendar të Partisë Socialiste dhe të qeverisë Rama.

Këtu sot do të ndalemi në ballafaqimin mes PS dhe PD me fakte dhe me argumente për të vertetuar edhe titullin e këtij shkrimi.  Sëpari në faktin e kualiteteve dhe të kapaciteteve si deputetë,ministra, qeveritarë dhe të administatave qëndrore dhe lokale, ku historikisht Partia Socialiste si e konsumuar dhe e dështuar politikisht, rezulton që të jetë shumë inferiore karshi Partisë Demokratike.

Partia Demokratike për kandidatëpër deputetë, kandidaturat më së shumti i ka zgjedhur në mënyrë demokratike si dhe individë me integritet e dinjitet. Ka individë e kandidat të tillë shëmbullorë të mirëfilltë për integritet, dinjitet, profesionist dhe sidomon shëmbull morali e ndershmërie si z. Ferdinand Xhaferraj i cli ndryshon dhe është vite dritë ndryshe nga p.sh. si Lefter Koka , si dirigjenti i fushatës së PS-së,Dako, famëkeqii korrupsionit e betonit, apo dhe një farë Cyrbja  e të tjerët e listës fantazmë të rilindjes.

Partia Socialiste gjithmonë kandidatët për deputet janë sjellë krejtësisht  nga Tirana, dhe kjo është e vërtetë pasi drejtues potencialë nga Partia Socialiste, antarë të mirëfilltë të saj kanë deklaruar se ata as që i njohnin se kush janë dhe nga u kanë ardhur kandidaturat e Partisë Socialiste për deputet, gjë e cila verteton faktin se Rilindja Socialiste si risi rilindasish ajo e rilindi Partinë socialiste me deputetë, ministra dhe drejtorë me nipër e mbesa dhe me pinjollët e etërve të diktaturës koministo-enveriste dhe së dyti: Rama dhe Rilindja socialiste sollën risinë e futjes në parlament të ndividëve me rekorde kriminale.

Qytetari durrsak e di shumë mirë se cfarë kanë bërë në këto vite pushteti dhe qeveria e rilindjes ku kryeministri ka qeverisur me drejtorët besnik të tij që kanë qenë mbiministrat formal si dhe me agjentët e agjenturicat e tij nëpër administratën shtetërore.

Votuesi inteligjent durrsak nuk mashtrohet dhe as nuk shitet.

Rilindja socialiste nuk e rilindi Republikën Socialiste por më keq akoma, ajo ndërtoi Republikën e kanabistanit dhe të eksodit, ku shëmbull i kesaj rilindjeje u bë qyteti dhe Bashkia e Durrësit me mafien e narko-betonit,që edhe sot e betonizojnë detin dhe Plazhin e Durrësit

Në Durrës fitojnë Partia Demokratike dhe Ferdinand Xhaferraj, sepse qytetari durrsak ia njeh mirë karakterin e z. Xhaferraj dhe të kandidatëve të tjerë si Oert Bylykbashi, Igli Cara ej., si devotshmërinë, sinqeritetin ,ndershmërinë dhe respektin që ata gëzojnë te qytetaria durrsake , kjo përballë asaj se cfarë janë e përfaqësojnë trinomi socialist Rama-Dako-Koka.

Partia Demokratike në 2005 në Durrës fitoi në zgjedhjet parlamentare kundër Partisë Socialiste 6:O, madje edhe në vitin 1997 në zgjedhjet në kulmin e terrorit komunist, në Durrës, PD-ja doli në balotazh në4 zona elektorale dhe fituese direkt në zonën e Rashbullit me Ferdinand Xhaferrin ishkryetatin e atëhershëm dhe të rizgjedhur edhe tani të Partisë Demokratike, i cili kandidon përsëri me 25 Prill 2021.

Ndërsa në Partinë Socialiste kulmi i injorimit që i është bërë Partisë Socialiste në Durrës dhe qytetit të Durrësit janë këto 8 vitet e keqqeverisjes së Rilindjes,ku Partia Socialiste Durrës ka qenë levë dhe instrument i Vangjush Dakos, mikut besnik të Kryeministrit të cilit Edi Rama ia dha atij me koncesion PS-në e Degës Durrës, pasi dhe prandaj Partia Socialiste Durrës ka bërë cfarë ka thënë dhe ka dashur pushteti Dako-Rama, dhe tani edhe iri-ri-konvertuari përsëri në Partinë Socialiste ishMinistri LSI-ist në qeverinë Rama, Lefter Koka.

Ndryshe komplet është kapaciteti intelektual, personaliteti dhe individualiteti i deputetëve dhe drejtuesve të degës PD-së Durrës, i drejtuesve të saj dhe deputetëve të saj si p.sh. ishdeputeti dhe kryetari PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj, Deputeti dhe ish Ministri i Mbrojtjes Gaz Oketa dhe të tjerë si: Grida Duma, Mela Moisiu, Ermir Kapidani, Albana Vokshi etj.

PS do të ndëshkohet ashpër në Durrës pasi ajo tani është para gjyqit demokratik për ato zulllume të pariparueshme qëPartia Socialiste me punën e saj  shkatërrimtare me pasoja katastrofike mjedisore, urbane, turistike dhe betonizuese që Kryebashkiakët e Partisë Socialiste duke filluar me Miri Hotin, Lefter Kokën dhe sidomos me Vangjush Dako-betonin, për meritën e madhe të tyre për rrënimin që ata i kanë bërë qytetit të Durrësit.

Në Durrës është punuar e ndërtuar duke shkatërruar dhe për të shkatërruar dhe tashmë përfundimisht   ai është bërë qytet i betonizuar, se vetëm beton ka kudo, dhe si pasojë qyteti i Durrësit nuk është më as qytet arkeologjik, as turistik dhe as historik sepse është betonizuar madje edhe Plazhi; janë ndërtuar pallate mbi trashëgiminë historiko-turistike.

Pra, Durrësit nuk i kthehet më identiteti dhe trashëgimia historike, arkeologjike, kulturore, gjë e cila përbën një krim të jashtëzakonshëm dhe të pashëmbullt mjedisor, ekologjik, turistik e kulturor me pasoja të pariparueshme.

Dhe dëbimi i Rilidjes nga pushteti do të jetë edhe si një ndëshkim për këto lloj krimesh.

Ndryshe nga pushteti socialist, ndryshe nga kryebashkiakët rrënimtarë socialistë Hoti, Koka e Dako, komplet ndryshe ka punuar Kryebashkiaku demokrat Tomor Golemi i cili mbahet mend si shëmbulli më i përkryer madje edhe në rang kombëtar i një krybashkiaku shëmbullor i cili i shërbeu me aq devocion në ato 4 vite pas rënies së komunizmit, qe u sherbeu aq mirë dhe me aq përgjegjshmëri qytetit dhe qytetarëve të Durrësit së Bashku z. Vaso Papaj Ishkryetarin e Qarkut Durrës dhe më pas prefekt i Dibrës.

Ishte fatkeqësi e madhe kombëtare që pas revoltave revolucionaro-komuniste të vitit 1997 në pushtet erdhi trashëgimtarja e PPSH, Partia Socialiste e cila për 20 vite i bëri hatanë dhe gjëmën qytetit të Durrësit, politika e mbrapshtë e së cilës ka shkatërruar, rrënuar dhe ka betonizuar infrastrukturën,ka ngushtuar rrugët, ka betonizuar gjelbrimin, trashëgiminë dhe kulturën dhe që tashmë Durrësi nuk është më as qytet historik sepse historinë dhe turizmin e ka groposur betoni.

Prandaj nuk ka rrugë tjetër me 25 Prill 2021 e cila do të jetë dita e gjykimit dhe e ndëshkimit të ashpër me votë të kësaj të keqe të madhe kombëtare,për dëbimin nga pushteti të rilindjes së mbrapshtë socialiste.

Rilindjes Socialiste i ka interesuar politika e koncesioneve, i ka interesuar vetëm porti dhe dogana në Durrës nga ku ata kanë siguruar fitime për pasurimin nga kontrabanda për vetëm per xhepat e tyre, dhe sot qyteti i Durrësit është edhe qyteti i varfërisë, drogës, korrupsionit etrafikimit ; është qyteti i papunësisë dhe i eksodit, pavarësisht resurseve të mëdha ekonomike e portuale që atij ia ka mundësuar natyra.Prandaj edhe fitorja e madhe Partisë Demokratike shqiptare do t’i vijë nga

Diasporë, emigrantë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin në Shqipëri!

Diaspora shqiptare asnjëherë nuk e ka harruar Shqipërinë, por ajo gjithmonë i është gjendur pranë Mëmëdheut Shqipëri. Edhe tani ajo duhet ta mbështesë me cfarë mundet  ndryshimin që i duhet Shqipërisë me 25 Prill 2021 në mënyrë që Shqipëria të dalë nga udhëkryqi dhe të  ndahet nga ky tranzicion i stërmundimshëm  që vazhdon prej 30 vitesh.

Mërgimtarë, kontribuoni për ndëshkimin e politikës së krimit, korrupsionit, hajdutërisë, tradhëtisë  dhe  papërgjegjsisë; për ndëshkimin e politikës së papunësisë e varfërisë dhe të kësaj politike e të këtij zullumpushteti i cili   u imponon shqiptarëve largimin nga atdheu!

Mërgimtarë, ndihmoni që Shqipëria të integrohet në BE, pasi këtë e pengon ky pushteti i sotëm!

Mërgimtarët do të ishte mirë që të vinin e të votonin në Shqipëri , ashtu skurse bënë edhe shqiptarët e Dardanisë, të cilët erdhën dhe votuan për ndryshimi e madh ,dhe për ndeshkimin e elitës së vjetër që kishte marrë e kapur shtetin dhe shoqërinë kosovare.

Në pamundësi për të ardhur në ditën e votimit, mërgimtarët shqiptarë duhet t’u bëjnë thirrje gjithë të njohurve, miqve dhe familiarëve të tyre që ta votojnë ndryshimin , ta ndëshkojnë ashpër me votë regjimin e korruptuar dhe antikombëtar të Edi Ramës.

Pse duhet të veprojë e të kontribuojë diaspora për ndryshimin në Shqipëri?

Diaspora, mergimtarë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin pasi ju jeni  vetë nga ata të cilët u detyruant që ta lini atdheun e të merrni  rrugët e largimit dhe të eksodit prej kushteve e të detyrimit që ua imponoi regjimi i Edi Ramës dhe i rilindjes. Dhe nëse ndodh që përsëri Rama të vazhdojë qeverisjen edhe pas 25 Prillit Shqipëria do të boshatiset, dhe rinia dhe jo vetëm ajo por kujtdo që do t’i jipet mundësia do ta lënë Shqipërinë dhe do të marrin rrugën e eksodit ashtu sikurse u detyruat edhe Ju mërgimtarë.

Prandaj duhet të aktivizohet diaspora për të mirën e vetes saj ,të familjeve shqiptare  dhe të të gjithë Shqipërisë . Ndihmoni dhe u kërkoni edhe të tjerëve që të votojnë për ndryshimin,sepse për ndryshimin  sot në Shqipëri janë edhe SHBA.

Edhe në vitin 2012 gjatë vizitës në Shqipëri ishSekretarja e Shtetit znj.Hilari Klinton u kërkoi shiptarëve që të luftojnë korrupsionin, që të dalë Shqipëria nga udhëkryqi dhe që të integrohet në BE.

Populli e votoi PS dhe Edi Ramën duke shpresuar se do ta bënin ndryshimin.  Por asgjë nuk ndryshoi për mirë por vetëm për më keq, korrupsioni u rrit, politika u kriminalizua, borxhi, varfëria , papunësi dhe eksodi u rritën:, droga dhe hajnija institiucionale u rrit;  Shqipëria jo vetëm se nuk doli gjatë këtyre 8 vIteve nga udhëkryqi por u zhyt, i ngul dhe mbeti në udhëkryq, jo vetëm se nuk iu hapën negociatat për në BE,por iu shtuan edhe 15 kushte të tjera shtesë për t’i plotësuar.

Dhe prandaj  Ambasadorja amerikane tani pas 8 vitesh keqqeverisjeje të rilindjes u thotë shqiptarëve se: nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim . Tani shqiptarët ose ta dëgjojnë SHBA-në që porosit për ndryshim , ose ta dëgjojnë Zeavin e Maqedonisë dhe Vuçiçin e Serbisë.

Zaevi , Kryeministri i Maqedonisë deklaron që:

Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, shprehet Zaev.

Dhe ndërsa antishqiptari tjetër , Presidenti serb i Serbisë, Vuçiç dekaronPas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.”

Prandaj është koha për ndërgjegjsim, reflektim dhe veprim për të bërë  ndryshimin. Dhe ndryshimin  pashmangshmërisht shqiptarët do t’ia    besojnë  Partisë Demokratike për ta bërë, pasi po PD ka meritën edhe të rrëzimit të komunizmit dhe të reformave që ndryshuan sistemin në Shqipëri, dhe po Partia Demokratike dhe qeveria në ardhje e  Lulzim Bashës  do ta mundësojnë  ndarjen  e Shqipërisë me tranzicionin dhe në përshpejtimin  për antarësimin e saj në BE. Paretia Demokratike Shqiptare do të triumfojë me 25 Prill sepse

Edi Rama duhet ta dijë se demokracia: është llogaridhënie e pushtetit para popullit.

Kryeministri shqiptar të cilit i kanë mbetur që të mbretërojë edhe 3-4 ditë e kërkon dhe madje tregon dhe duket shume i sigurtë se do ta fitojë edhe mandatin e tretë qeverisës. Por a ka kot dhe e thotë në dëhpërim e sa për mashtrim

Por a e din kryeministri Edi Rama se demokracia është  gjyq dhe se demokrocia është llogaridhënie e Pushtetit para popullit në ditën e votimit?! Pra, para se të kërkosh mandatin e tretë ju duhet të jipni llogari se cfarë bëtë për dy mandatet që keqqeveriset?

E kërkoni mandatin e tretë duke thënë se e doni për Shqipërinë ,por të pyesin se këto dy mandate , këto 8 vite qeverisje  nuk  i paskeni pasur për Shqipërinë, por këto 8 vite i keni pasur për vete , për qeverinë ,për oligarkinë, për rilindasit dhe për korrupsionin e hajninë.

Para se ta kërkoni mandatin e tretë duhet njëherë të jipni llogari për narkoshtetin që ju e ngritët, duhet të jipni llogari për varfërinë,për papunësinëe, për eksodin dhe shpopullimin e Shqipërisë; duhet të jipni llogari për ato 15 kushtet që të janë vënë nga BE-ja juve dhe qeverisë tuaj e që nuk i përmbushët kurrë. Duhet të jipni llogari për mos-hapjen e Negociatave të Antarësinit të Shqipërisë në BE.

Duhet të jipni llogari para demokracisë për ato premtimet tuaja që rezultuan si mashtrime e gënjeshtra të mëdha publike dhe fantastike.

Duhet dhe do të jipni llogari me 25 Prill , pasi nuk keni më mundësi për premtime, mashtrime e gënjeshtra sepse të janë konsumuar të gjitha dhe që nuk të beson më njeri dhe as  publiku. Por është e cuditshme se si disa farë opinionistësh si Spartak  Ngjela, Kreshnik Spahiu etj., e kompani si mercenarë intelektualë e mediatikësh., disa media TV, MADJE ME KRYESORET SI “TOP CHANNEL” E “KLAN” dhe gazeta si “TEMA” dhe “SOT” p.sh. si dhe disa pseudoopozitarë dështakë, të korruptuar e të shitur te pushteti  llogaridhënien ia  kerkojnë opozitës demokratike dhe jo juve që keqqeverisët dy mandate?

.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora