| E premte, 23.04.2021, 08:50 PM |
EDI RAMA, NUK TË KA MBETË TJETËR…
Nga
Dedë Preqi
Shqiprija
gjindet në një situatë ku ndërgjegjësimi qytetar do ta thoshte fjalën e vet të
fundit në mënyrë reale dhe me përshtypjen se në këto zgjedhje do të fiton
demokracia e vërtetë njerëzore, ku pushteti do e merr një kahe të drejtë
ligjore e mendore dhe mundësia e njeriut për të keqpërdor pushtetin duhet të
merr fund, dhe ajo që më parë ishte në dispozicion të mbetët modeli më i keq i
një historiku në pushtetet shqiptare.
Një
ndryshim i reformave duhet të ndodh në Shqipëri, me 25 prill të këtij viti, dhe
ky vend do ta merrte vetëvetën dhe kahen e një qytetërimi të plotë demokratik,
dhe njerëzimi i këtij vendi të drejtohet kah kthellësia nacionale dhe në kërkim
të mirëqenjes së vet, madje qeveria e një pushteti të ri, duhet t’u kundërvihet
modeleve degjeneruese dhe tipareve me pushtete të korruptuara dhe të
inkriminuara, sikur që jep udhëheqja dhe shembulli i Edi Ramës.
Pse
polimizohet sot demokracia te ne shqiptarët, sepse akoma nuk kemi treguar edhe
dëshmuar se dimë të vetëvendosim dhe të udhëheqim me vetëvetën, sikur që e
shohim dhe e prekim sot tiparin e këtyre
pushteteve egoiste dhe të
korroptuara, atëherë ekzistenca e këtij sfondi primitiv duhet të largohet dhe
zhduket, sepse janë të pa nevojshme në sëcilën shoqëri njerëzore dhe
bashkëkohore.
Prandaj
edhe Edi Rama, sikur do ta quanim një arkitekt i shkatërrimit të demokracisë, i
cili nuk e meriton ta vazhdojë më tutje pushtetin njerëzor në shoqërinë
demokratike shqiptare, sepse për aq sa vite në pushtetin e tij absolut, e
përdori rrolin e tij gabimisht, dhe kundër interesave të qytetarëve të vendit,
në të cilin të gjitha marrëdhëniet shoqërore politike dhe ekonomike do
përfshihen në një kaos me pasoja të përgjithshme.
Populli
shqiptarë e ka përjetuar holokaustin më çnjerëzor nga monizmi i E.Hoxhës, dhe
sikur i tejkaloi të gjitha ato kalvare të rënda me arritjen e demokracisë në
Shqipëri. Mirëpo, edhe në demokraci kur pushteti bëhët djallëzor dhe abuzohet
me të drejtat dhe ekzistencën e njeriut, ku jeta e qytetarëve bëhët e rëndë dhe
nuk krijohen as kushte minimale për mirëqenjën e tij, atëherë sikur historia e
këtij njerëzimi po përsëritet, apo kemi të bëjmë me një primitivizëm të tillë,
sipas të cilit nuk do ta lakmonte asnjë shoqëri e sotme bashkëkohore.
Shqipria,
mund të rrezikohet me vetëvetën dhe tërë shoqëria e saj demokratike, nëse
individ të caktuar pa merita dhe pa vullnetin e qytetarëve do zgjedhën në
udheheqje të vendit, apo edhe me arrogancë do e marrin pushtetin në dorë, duke
lozur me fatin e një populli.
Poashtu
edhe në këtë rast Edi Rama, që nuk i mjaftuan dy mandate për ta shkatërruar
deri në fund shtetin shqiptarë, të cilit nuk i ka mbetur gjë tjetër, vetëm të
hypte në maje të një lisi të madh dhe para se të kërkoj falje popullit të vet
dhe të ik, të thoshte edhe këto fjalë;
Unë Edi Rama, po dorëzohem dhe jam tepër i dëshpëruar për gjitha ato të
zeza që ia kam popullit dhe vendit tim, për atë e kam zgjedhur idenë që të hypi
në lis, për t’ë ua dëshmuar se këtë vend e kam bërë pis…dhe ju dua shumë, por
mos e bëni edhe më keq se unë…