E merkure, 24.04.2024, 05:38 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Mërgimtarë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin në Shqipëri!

E enjte, 22.04.2021, 09:00 PM


Mërgimtarë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin në Shqipëri!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Diaspora shqiptare asnjëherë nuk e ka harruar Shqipërinë, por ajo gjithmonë i është gjendur pranë Mëmëdheut Shqipëri. Edhe tani ajo duhet ta mbështesë me cfarë mundet  ndryshimin që i duhet Shqipërisë me 25 Prill 2021 në mënyrë që Shqipëria të dalë nga udhëkryqi dhe të  ndahet nga ky tranzicion i stërmundimshëm  që vazhdon prej 30 vitesh.

Mërgimtarë, kontribuoni për ndëshkimin e politikës së krimit, korrupsionit, hajdutërisë, tradhëtisë  dhe  papërgjegjsisë; për ndëshkimin e politikës së papunësisë e varfërisë dhe të kësaj politike e të këtij zullumpushteti i cili   u imponon shqiptarëve largimin nga atdheu!

Mërgimtarë, ndihmoni që Shqipëria të integrohet në BE, pasi këtë e pengon ky pushteti i sotëm!

Mërgimtarët do të ishte mirë që të vinin e të votonin në Shqipëri , ashtu skurse bënë edhe shqiptarët e Dardanisë, të cilët erdhën dhe votuan për ndryshimi e madh ,dhe për ndeshkimin e elitës së vjetër që kishte marrë e kapur shtetin dhe shoqërinë kosovare.

Në pamundësi për të ardhur në ditën e votimit, mërgimtarët shqiptarë duhet t’u bëjnë thirrje gjithë të njohurve, miqve dhe familiarëve të tyre që ta votojnë ndryshimin , ta ndëshkojnë ashpër me votë regjimin e korruptuar dhe antikombëtar të Edi Ramës.

Pse duhet të veprojë e të kontribuojë diaspora për ndryshimin në Shqipëri?

Diaspora, mergimtarë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin pasi ju jeni  vetë nga ata të cilët u detyruant që ta lini atdheun e të merrni  rrugët e largimit dhe të eksodit prej kushteve e të detyrimit që ua imponoi regjimi i Edi Ramës dhe i rilindjes. Dhe nëse ndodh që përsëri Rama të vazhdojë qeverisjen edhe pas 25 Prillit Shqipëria do të boshatiset, dhe rinia dhe jo vetëm ajo por kujtdo që do t’i jipet mundësia do ta lënë Shqipërinë dhe do të marrin rrugën e eksodit ashtu sikurse u detyruat edhe Ju mërgimtarë.

Prandaj duhet të aktivizohet diaspora për të mirën e vetes saj ,të familjeve shqiptare  dhe të të gjithë Shqipërisë . Ndihmoni dhe u kërkoni edhe të tjerëve që të votojnë për ndryshimin,sepse për ndryshimin  sot në Shqipëri janë edhe SHBA.

Edhe në vitin 2012 gjatë vizitës në Shqipëri ishSekretarja e Shtetit znj.Hilari Klinton u kërkoi shiptarëve që të luftojnë korrupsionin, që të dalë Shqipëria nga udhëkryqi dhe që të integrohet në BE.

Populli e votoi PS dhe Edi Ramën duke shpresuar se do ta bënin ndryshimin.  Por asgjë nuk ndryshoi për mirë por vetëm për më keq, korrupsioni u rrit, politika u kriminalizua, borxhi, varfëria , papunësi dhe eksodi u rritën:, droga dhe hajnija institiucionale u rrit;  Shqipëria jo vetëm se nuk doli gjatë këtyre 8 vIteve nga udhëkryqi por u zhyt, i ngul dhe mbeti në udhëkryq, jo vetëm se nuk iu hapën negociatat për në BE,por iu shtuan edhe 15 kushte të tjera shtesë për t’i plotësuar.

Dhe prandaj  Ambasadorja amerikane tani pas 8 vitesh keqqeverisjeje të rilindjes u thotë shqiptarëve se: nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim . Tani shqiptarët ose ta dëgjojnë SHBA-në që porosit për ndryshim , ose ta dëgjojnë Zeavin e Maqedonisë dhe Vuçiçin e Serbisë.

Zaevi , Kryeministri i Maqedonisë deklaron që:

Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, shprehet Zaev.

Dhe ndërsa antishqiptari tjetër , Presidenti serb i Serbisë, Vuçiç dekaronPas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.”

Prandaj është koha për ndërgjegjsim, reflektim dhe veprim për të bërë  ndryshimin. Dhe ndryshimin  pashmangshmërisht shqiptarët do t’ia    besojnë  Partisë Demokratike për ta bërë, pasi po PD ka meritën edhe të rrëzimit të komunizmit dhe të reformave që ndryshuan sistemin në Shqipëri, dhe po Partia Demokratike dhe qeveria në ardhje e  Lulzim Bashës  do ta mundësojnë  ndarjen  e Shqipërisë me tranzicionin dhe në përshpejtimin  për antarësimin e saj në BE.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora