E premte, 19.04.2024, 05:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Arumun: Intervistë me z. Dhimitër Basho

E merkure, 21.04.2021, 09:00 PM


Arumun: Intervistë me z. Dhimitër Basho: “Emisioni në RTSH Gjirokastra është pritur mjaft mirë nga shikuesit”

Fundjavave në valët e transmetuesit publik në Gjirokastër përcillet emisioni me titull: “Tradita dhe kultura Arumune “.

Ky emision transmetohet çdo të shtunë në orën 19.00 në “RTSH Gjirokastra”. Ky emision ritransmetohet edhe të dielën në mesditë në orën 12.30.

Emisioni zgjat 60 minuta dhe ka në qendër zonën e minoritetit arumun në fushën e traditës, kulturës etj.

Për të ndjekur “RTSH Gjirokastrën” mund të shkarkoni edhe nga Play Store aplikacionin RTSH TANI. Ose mund të vizitoni faqen:

https://tv.rtsh.al/kanalet/rtsh-gjirokastra

Autori i emisionit është z. Dhimitër Basho. Ndiqni në vijim bashkëbisedimin tonë .

z. Basho, si lindi bashkëpunimi me “RTSH Gjirokastrën”?

DH: BASHO: “Po e nis që nga fillimi, që  kur u bë hapi i parë, në 1992  në Tiranë erdhën nga të gjitha shtetet: nga Rumania, Greqia, nga Maqedonia vllehët nga Shqipëria etj. U bë një gjë e bukur që për herë të parë u fol për gjuhën tonë, rrëmëne. Që atëherë mbeti në heshtje kjo punë. Edhe unë isha pjesë e atij takimi, ai  ishte rast shumë i bukur.

Më vonë erdhën nga Konventa e Evropës  erdhën në vitin 2003  dhe i pyetën të gjitha shoqatat e rrëmënve, ishte Kristo Goxhi e nuk di se sa shoqata ishin se cfarë statusi doni të mbani ju: etniko- kulturor, kulturor, vetëm për të folur etj. edhe disa persona kryesorë të shoqatës, nuk e pranuan, thanë që ne jemi me gjuhën shqiptare edhe sikur e sabotuan disi punën e atyre nga Evropa që kishin ardhur posacërisht se cfarë statusi duam të mbajmë ne, vllehët.

Më shumë përpjekje të intelektualëve vllehë që nga babai yt për cështjen e gjuhës e të abetares, dhe me shumë përpjekje edhe me instancat kryesorë të qeverisë deri tek  kryeministri u arrit të merrej një vendimi për të hapur një program ku të flitej në gjuhën tonë.

Ndër më kryesorët, Thoma Binjaku, Pano Bakalli, Valentin Mustaka, Thoma Musha, Aleks Semeu, Ziso Basho,  Andon Kristo, Spiro Poci etj.

Emisioni u hap në vitin 2018 më 18 shkurt dhe ky është viti i katërt që japim këtë emision në gjuhën rrëmëne.  Edhe TV i Gjirokastrës u preokupua mjaft.  Drejtoresha  në atë kohë Silvana Lule u gjend shumë e preokupuar,  na ka ndihmuar shumë, na dha për udhë të mbarë na dha kameramanin, montazhierin për të punuar bashkë me të Skënder Cingu quhet etj. Kështu filluam emisionin në gjuhën tonë, në gjuhën rrëmëne.

Këtë  emision e drejtoj unë, nuk isha unë që e kërkova  por ma ngarkuan mua që nga: Valentin Mustaka, Aleks Semeu, Thoma Musha.  Nuk e kërkova unë. “Do ta drejtosh ti më thanë. Unë e pranova vetëm sepse e kam dashur identitetin tim, të vllehëve.

E nisa pa ndonjë interes, në vitin e parë dhe të dytë sidomos pa ndonjë interes. Të them të drejtën kam shpenzuar edhe nga ekonomia ime.

Si është pritur nga publiku?

DH: BASHO: “Emisioni është pritur mirë në përgjithësi, shumë njerëz më kanë marrë në telefon, më kanë shkruar mesazhe, e kanë pritur shumë mirë. Për herë të parë në historinë tonë të vllehëve  që jemi shtresë shumë e vuajtur e goditur dhe nga sistemi i mëparshëm.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi kemi berë një takim këtu në Gjirokastër me të gjitha minoritetet.  na premtoi se do na ndihmonte se deri tani nuk kanë bërë sa duhet për minoritetet  dhe se do të na japin cfarë të na duhet për mbarëvajten e emisioneve kështu na është thënë në atë takim që patëm me zotin drejtor.  Është pritur mirë në përgjithësi

Është pëlqyer sidomos për muzikën, veshjet, traditat e vjetra, edhe ndonjë lajm që japim për identitetin tonë, ndonjë subvencion që marrim, ndonjë punë që bëjmë.

Cilat janë vështirësitë më të mëdha që keni pasur?

DH: BASHO: “Çdo gjë që niset ka ato të vetat përpara, do guxim, do punë, do pasion. Këto nuk na mungojnë. Edhe përvojë nuk kishim aq sa duhet. Edhe ndonjë shkollë të madhe nuk kishim. Edhe shumë gjirokastritë më kanë ndalur më kanë përshëndetur, sidomos për muzikën, nuk e maarrim vesh ca thua thonë, po me këtë muzikën që vë na ke kënaqur”gjuhën tonë por muzikën e pëlqejnë, veshjet, traditat, zakonet, folklorin tonë.

Çfarë na nevojitet?- Si kryesorë na nevojitet një kamerë sepse nuk kemi, se ndoshta kameramani nuk na vjen ndonjë ditë dhe mund ta përdor vetë. Kur kam qenë në Greqi i kam filmuar me telefon dhe i kam transmetuar,  por të kisha një kamerë do ishte gjë e mirë.

E dyta do të desha të kisha një kameraman që njeh gjuhën tonë, sepse do të kuptohesha më mirë në gjuhën tonë.

Sa i takon ndihmës që na është dhënë. Të them të drejtën nuk na ka ndihmuar njeri, njerëzit shohin hallet e tyre.  Nga ana morale po, kemi pasur shumë mbështetje, njerëzit na marrin në tel. Kjo është kryesorja e identitetit tonë: Ne jemi njerëz të paqes, nuk duam shqetësime, duam vetëm të mirën e njerëzve, të popujve, të vendeve kudo ku ndodhemi. Jemi njerëz pozitivë.

Për lexuesit tanë, cili është Dhimitër Basho?

DH: BASHO: “Unë nuk  jam njeri që të mos marr nga të gjithë, jam njeri i thjeshtë. Marr edhe nga një fëmijë. Çdo gjë e pranoj. Të mirat i pranoj por edhe kritikat kur ka qenë të drejta i kam pranuar.

Kam filluar punë 12 vjec,më është arrestuar babai ishte 38 vjec kur e morën, bëri dy vjet hetuesi dhe si përfundim nuk i gjejmë dot eshtrat as sot e kësaj dite. Jam njeri që i cmoj gjërat me realizëm, me llogjike, Nuk anoj në ndonjë tifozeri.

Unë ato që mendoj i them në sy. Edhe në kohën e komunizmit, edhe pse kokëulur i kam thënë ato që mendoj.

Ndonjë mesazh për publikun?

DH: BASHO: “Mesazhi im është që: Kudo ku ndodhen vllehët, në Shqipëri, në Greqi, në Maqedoni etj., të mos e harrojmë gjuhën tonë. Sic edhe Papa Llambro na ka thënë: “kush harron gjuhën është mallkim”.

Emisioni në gjuhën tonë të vazhdojë. Dëshirojmë që vllehët kudo ku ndodhen të na mbështesin nga ana morale. Nëse kanë materiale që vënë në dukje muzikën, traditat, zakonet tona të vjetra, të na i dërgojnë. Po nuk i përmendën, do të harrohen. Duhen përmendur, edhe veshjet, edhe muzikën, edhe gjuhën për të mos u lënë në harresë. Ju faleminderit!”.




(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora