E premte, 19.04.2024, 06:15 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Si tu besojmë liderëve tanë

E shtune, 29.11.2008, 11:30 AM


Si tu besojmë liderëve tanë

 

Duke formuar parti të reja u coptua trungu votues i këtueshëm  dhe këta duke shpartalluar të gjithë “kundërshtarët politik” pa pyetur për mjete dhe kosto  pretendojnë se janë njësha skenderbegas që i kanë vënë përfundi të gjithë.

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Kjo që shkruhet e thuhet se subjektet politike shqiptare në Mal të Zi paskan arritur rezultate të mëdha për këto 18 e 15 vjet të veprimit në të gjitha fushat e jetës shoqërore është më tepër sesa fjalë, propagandë të cilëve u pëlqen të merren me mashtrime e premtime që nuk provohen e që nuk do ti realizonin kurrë nëse për të “arriturat” e tyre  nuk ka vendosur dikush tjetër jashtë tyre dhe të njëjtit e kanë aminuar duke thënë “ ashtu qoftë”.Shqiptarët në Mal të Zi e kuptuan dhe gjithnjë vazhdon të rritet numri i atyre që duan të kuptojnë se me një propagandë të tillë sic bëjnë krerët e subjekteve politike shqiptare  mund të fitojnë për të mbajtur gjallë sundimin mbi popull që ai të hajë sapunin për djathë. Të zhgënjyer nga puna dhe rezultatet e këtyre udhëheqësve, komuniteti i këtueshëm është kthyer në nostalgji, ndaj kjo masë e shumtë e rinisë tonë endet rrugëve pa ndonjë shpresë për të ardhmen, ose kanë marrë arratinë përtej oqeanit dhe liderët e këtueshëm lavdimëdhej u premtojnë cfarë jo e pastaj i bindin se edhe atje do të gjejnë begati.

Nga thëniet dhe të bëmat e tyre hasim në një varg konceptesh cka ndikon negativisht te një numër jo i vogël i atyre që dalin me ide pro et contra ndaj interpretimeve të tyre, nga ku personalisht mendoj se këtu qendron thelbi kryesor prej nga burojnë problemet tona, ndaj këta avokatë mbrojtës marrin përsipër që t’na mbushin mendjen se aktet e sjellura prej tyre janë një e vërtet që u takon vetëm atyre dhe askujt tjetër. Duke iu referuar deklaratave të tyre për të arriturat në politikë, sigurisht se kanë parasysh se duhet vazhduar me “përralla” të bindur edhe ata vetë se ora ka ngecur diku dhe për këtë nuk janë fajtorë votuesit por vet politika dështuese e ndjekur me koncepte komuniste. Përplasjet e pariparueshme në mes të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi te votuesit gjejnë pak përkrahje duke qenë të bindur se liderëve të tyre nuk u intereson e ardhmja e komunitetit dhe se ata nuk bregosen aq shumë për hallet që përjetojnë cdo ditë bashkëqytetarët e tyre, qoftë në politikë, qoftë në ekonomi ku e kanë zhytur popullin me fraza boshe, gjoja se një ditë do të bëhet më mire. Këta nga ajo që deklarojnë kërkojnë të na heqin të drejtën pë t’u shprehur lirshëm për cështjet që na takojnë  si pjesë e këtij komuniteti! Vazhdimi i politikës që ushtrojnë do të thotë vazhdim i mosmarrveshjeve, konflikteve e injorancës pë cdokend që nuk përfshihet në konceptin e tyre. Këta konflikte shprehen qartas dhe tani kanë dalur për ledinë edhe kur shënohen përvjetore partiake,edhe kur shënohet 100 vjetori i Kongresit të Manastirit, edhe kur shënohet Dita e Flamurit Kombëtar, edhe kur debatohet në Keshillin e Sigurimit për cështjen e Kosovës. Cështja prej gjashtë pikësh e planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës, Ban Ki Mun lidhur me përfshirjen e EULEX-it në Kosovë tregon qartë se nuk është preokupim i tyre, andaj nuk e thane asnjë fjalë qoftë edhe për të kundërshtuar një plan të tillë.Kështu edhe për vendime të tjera të marrura për cështjen kombëtare shqiptare nuk i pyet askush, dhe kur vjen puna që ndonjë projekt me rëndësi kombëtare të dalin fitues, këta vrapojnë për ta pëshkruar si meritë të vetën gjë që nuk është realisht e mundur. Evropa, po edhe OKB-ja sot vazhdojnë me avazin e vjetër dhe me një seriozitet që tashmë ka dalë për ledinë për të kërcënuar Kosovën edhe njëherë, ne jemi bërë pike e pesë, të përcarë bëhemi Skenderbegas, Dedë Gjon Lula, Baca Kurta e cfarë jo për t’u thënë shqiptarëve të këtueshëm se ja ne do të avancojmë pozitën tuaj aty ku u takon! Sipas kësaj atyre u takon të hidhen në “greminë” pa pasur ndonjë shpresë se nesër do të bëhet më mire për ta. Kjo jo me fajin e tyre por pikërisht me fajin e atyre që i kanë dalur zot këtij populli për ta udhëhequr.   

A nuk shohin apo bëhen sikur nuk shohin këta udhëheqës të forcave politike shqiptare në Mal të Zi se ne jetojmë në një kohë me shumë probleme, duke u nisur nga fukarallëku e deri te partite politike shqiptare nga ku nuk del asnjë fjalë për ide të reja, për persona që do të bënin dicka ndryshe nga kjo që është bërë për këto 18 e 15 vjet, ku nuk shihen reforma brënda partive aktuale, shihen vetëm të njëjtit që kanë zënë fotele të palëvizshme. Të njëjtit janë shkëputur nga populli, prandaj nuk e kuptojnë se cfarë kërkon ai, cilat janë nevojat e tyre, për të mos u paraqitur këta udhëheqës sikur kanë besimin e tyre nga premtimet që u jepen me vite të tëra. 

Dhe kështu derisa njëra palë pretendon se ka pasur të arritura duke menduar se jetohet me të kaluarën, krahu tjetër ka rënë në gjumë sepse nuk ka cka të thotë më tepër, ndaj bëhen sikur të tjerët duhet të shkruajnë histori për ta. Kjo nuk ka për të ngjarë, jo se nuk i kanë shërbyer, por se nuk kanë bërë ndonjë vepër, apo ndonjë fjalë e thënë prej tyre që do të mbetëte në kujtesën e atyre që do të pasojnë në periudha. Eshtë shumë i habitshëm fakti se në këto kohë pas luftës u bënë shumë general e patriotë sa kurrë më parë, prandaj vrapojnë të marrin dekorata me merita të huaja! Këta më tepër bëjnë punën e akrobatëve  duke ngrehur dolli për punën që nuk e kanë bërë këta, po edhe asnjë nga subjektet politike shqiptare në Mal të Zi. Eshtë shumë rrezik për ne që të njëjtit ngrejnë gishtin në emër të patriotizmit për të manipuluar me votën e zgjedhësve në emër të këtyre të fundit. Ata rrëfejnë për të kaluarën e tyre, punët që gjoja kanë bërë dhe ne jemi mësuar t’i dëgjojmë tashmë në fjalorin e tyre, revokojnë pandashëm të kaluarën nga ku asnjëri nuk lodhet shumë për këtë sepse fajtori është jashtë sferës personale dhe faji mbetet te partia, jo te individi. Këtë e dëshmojnë edhe festat e Nëntorit ku nuk u ngritë asnjë dolli për të uruar njëri-tjetrin sikur këtu nuk dalim të gjithë shqiptarë. Duke formuar parti të reja u coptua trungu votues i shqiptarëve të këtueshëm dhe këta duke shpartalluar të gjithë “kundërshtarët politik” pa pyetur për mjete dhe kosto pretendojnë se janë njëshat skenderbegas që i kanë vënë përfundi të gjithë.

Eshtë e drejt e jona që ti shohim gjërat në mënyren e rrjedhave ekzistuese për popullin tonë, po aq është e drejt e tyre për të pranuar realitetin lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, dhe nëse duhet të shkojmë në “sofrën” e Gjukanoviqit apo të kujtdo tjetër që nesër do të ishte në pushtet, atëherë nuk kemi nevojë për ndërmjetsues, sepse sipas modës së krijuar nuk ka asgjë të keqe pasi tashmë është e qartë se vetëm në Mal të Zi ndodhë që shqiptarët të jenë aktiv në partite malazeze, kjo jo me fajin e popullit por pikërisht të atyre që nuk paten forcën për t’i bashkuar ata rreth një trungu të përbashkët nga ku në mënyrë legale do të krijohej mirëbesimi i ndësjelltë në mes palëve konkuruese.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora