E enjte, 18.04.2024, 02:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Dy kroje të një fshati

E diele, 18.04.2021, 10:34 AM


Dy kroje të një fshati

Nga Nexhat Halimi

  shkëmbin gjysmë të çarë, në bregoren e theksuar mbi T., në një fragment bisede me malësorin e mbështjellë kokës me maramë, do të bëjmë fjalë për përpjekjen e secilit, që me zor ta sjellin të renë.

Fshatin e mbanim sikur në pëllëmbë të dorës. Në rrugicat mes shtëpive, me dritare të vogla lëviznin njerëz e kafshë. Fëmijët me torba në shpinë ngarendnin për në shkollë

-Të etur e të uritur  për të ecur krahas tufash të dritës, natyrisht, ëndërrojmë të arrijmë në gjithësinë e mësimit të shkronjës shqipe, të ndërtimit të urës, të gjuhës së përhirtë të rrugës, të vegimit të dritës në secilën shtëpi, të shërimit të dhembjes e lidhjes së plagës në ambulancën e fshatit...  të ecjes me të arriturat, të cilat bota tashmë i ka prekur kaherë.

Gjatë ecjes nëpër fshat do të mësojmë të vërtetën,  e cila e vret tërësisht atë që e tha malësori.

-Pse s'qëndron  në furinë e fjalës së thënë... Pse flet dhe e harron traditën e fjalës, të besës , për të cilën gjë na njeh gjithë bota.

-Natyrisht, e thashë në atë mënyrë, ngaqë dua e reja të arrijë mes nesh me rrjedhë më të furishme. Gjatë kohë e kemi pritur të uritur për të dhe të etur, ndërsa krejt afër kroit të gurit me ujin bilur, që rrjedh nga veriu, ku ishim, e bashkohet me ujin e kroit tjetër, që rrjedh nga jugu dhe takohen aty, në mes përmes fshatit. Uji i pastër, ta përdorësh për ilaç, ikën dhe e shuan etjen. Duhet ngrehur vetëm një urë të bukur përbri të vjetrës dhe uji nga dy krojet të bëhet një aty e    nis rrjedha e njënjëshme, deri sa të lidhet në gjithësi më të madhe, siç do të duhej të kishte synim dhe gjaku ynë

Ecim nëpër vijat e udhës nëpër fshat, herë afër e herë tjetër larg shtëpive të vjetruara   në lugjet e bregoret vite më parë. Të thjeshta, me nga rrugicë që zgjatet deri te pragu i tyre. Aty frymojnë burrat e gratë, fëmijët e ngazëllyer me ndonjë lojë të tyre.

Era, që frynte  egër nga majat e bjeshkës nën mjegull dhe ende nën borë, ashpër e prekte në zemër korrikun, i cili shtrihej në copëzat e gurit e arat e rënduara me kallinjtë të artë të grurit. Përkundeshim në shalët e lodhura të këmbëve, kureshtarë të shikonim çdo gjë, rrugës gjarpërore që përpihej  ndërmjet gurësh, në roje të përmotshme të botës së fshatit , me shtëpi të shkapërderdhura kurrizeve e luginave, ndërmjet drurëve të vjetër e të gjatë, e krojeve, uji i të cilëve ndrit ngjashëm me dritat në qiell.

Në këtë kohë të verës, këtu në bjeshkë bën më ftohtë.

Vetëm mbasi të na është afruar fare, thuaja i shpikur nga gjysmë harku i bregut, njeriu që na përshëndet me dorë mbi zemër, na thotë, i lumtur. –Ja, pak-pak, çdo ditë e sjellim me zor të renë.

... Këtë fjalë gur e dëgjuam tashmë.

E, ç' të keqe ka kjo?  Duhet pandërprerë ta përsërisim këtë fjalë.Pa fjalë nuk ka zbërthim të ndonjë sekreti, të ndonjë vigme...

Fjalët nuk e ndërtojnë atë që synoni, veç punët ,mik.Fol ndonjë gjë tjetër.

-...Ndoshta,  doni të shkruani për shkollën e fshatit, atë s'e kemi.Nxënësit mësojnë në një shtëpi private, gjysmë të rrënuar!

Ndoshta doni të shkruani për dritën elektrike, që afër e kemi e prapë s'e kemi. Shumica e fshatrave përreth kanë dritë.

Apo ndoshta, për këtë rrugë, që sa herë merr mot i ligë do të jetë dhe e pakalueshme.

Ndoshta, mund të jetë, doni të shkruani për rrjedhat e jetës, këtë nën hije të maleve. Për fshatin, për peizazhin e bukur që e ka, për drurët me kurore të shpeshta, për degët e tyre , të cilët ngjajnë në qerpikë të ndonjë gruaje të bukur, apo ngjasojnë në krah të ndonjë shpendi që e ik qiellin me furi.

... për llambat e lashta të vajgurit,  ndoshta, për to doni të shkruani?!

Apo, për të rënë, që pak ka hyrë, e – besa, duhet të hyjë më shumë, e sa më parë dhe  rrënjët e malësisë, e për gjëra e gjëra që mund të radhiten për këtë të përditshme... E sidomos për jetëmbetjen, shkëmb... – Ja, kryesisht merremi me shitje drurësh, veç fshatin nuk e lëshojmë

E, gjithë kjo,- meditoj në vete-  është a s’është jeta  ajo, siç e tha malësori .

- Ka hyrë apo jo e reja në të?- gërshetohen dy zëra për njëherë të malësorit dhe të tjetrit malësor.

Çfarë  pritet më?

-Kush pritet t'ua sjellë të renë që nuk e keni. Çfarë keni bërë ju për të... për të renë, duhet luftuar dhe vetëm atëherë ajo do të vijë t'iu prek!

-... ka prekur, ka prekur. Po ende jo sa duhet...-ndërhyjnë të dy malësorët me një zë.

-E reja agoi me kohë, - thotë i pari.

-Ajo megjithatë nuk lulëzoi vetë, si pema, - thotë i dyti.

-As nuk e solli kush në krah të gatshme. Ajo lindi ndërmjet mëngjesit e mëngjesit, nga djersa e derdhur në këtë tokë të ashpër e të egër, - folën në një zë, ndërsa me kureshtje  sodisnim ,  dritaret e vogla të shtëpive me pullaze të përhirta .

-Në atë tjetrën kohë jetonim pa shkollë e pa rrugë që na lidhte me botën, - ndërhyri i pari prapë.

-Rruga është dashur të jetë pak më e mirë, veç i vjen radha dhe ta rindërtojmë, - thotë i dyti.

Shkapërderdhen fjalët e malësorëve, që  ngjitën rrugës, e cila vend-vende merr kthesë e ik  atje tek majat e malit puqen me qiellin, atje tek mjegullat krijojnë  mozaik përrallor.

Secili i ngarkuar me vitet e hallet e veta, me gëzimet e hidhërimet që i shkruan jeta,  ngjitet për në fshat ndonjëri  ka blerë lakra, tjetri ndonjë laps e fletore për fëmijën e vet shkollar, i treti diçka tjetër...

Përsëri tirren fjalë.

- Ja, po dalin nga orët e mësimit dhe nxënësit e nxënëset e vogla dhe shpërndahen nëpër rrugët e fshatit pak të shkelura. E ndjekin mësimin me rregull, mësojnë gjëra të reja... Vashat e kohës së ikur – të mbuluara me perde fytyrës, tashmë i gjeni vetën në përralla të lashta. Femra më nuk e fsheh vetveten nga hija e vet, s'e fsheh më freskinë e bukurinë nën mbulesë të zezë. Ajo tashmë ka vërshuar në shkollim, në shtigje të reja, megjithatë ende nuk është arritur sukses në këtë hporizont.

Kjo gjë ende i ka dhembjet e veta, - ndërhyjnë malësorët.

Fëmijët e ndërrimit të pasditës, me të na vërejtur, mblidhen dhe na shikojnë me kërshëri.

-Çfarë keni mësuar sot , a do të na tregojë ndonjëri?

-Në dy orët e gjuhës shqipe mësuam  për foljet... – thotë njëri.

-Në orën tjetër mësuam për mënyrën e shkrimit të dramës. Për dialogët, për monologët ...  -ndërhyn tjetri.

-Orën tjetër e mbyllën duke mësuar matematikë, më pastaj mësuesja na e shpërndau dhe revistën për fëmijë Pionieri. E shfletova dhe ndala te vjersha. e cila më pëlqeu mjaft shumë. Poezia Mbrëmje në Ulqin, - thotë një tjetër dhe e nxjerr revistën  nga torba. E shfleton dhe nis të lexojë, -

Mbrëmje në Ulqin

Kalaja e vjetër. Dhe rojet prej guri.

Porta dru i djegur dhe një copëz muri.

E deti i pafund nën yje, gjithë kaltri.

E vreshti me bistak rrushi të ri.

E një ulli lart në gur. Dhe një shegë.

E qielli - flakë, apo zemër shalqini,

Kaq larg e afër, i derdhur ndër degë,

Në gjithësi nga përkundet Ulqini.

Mes vreshti kasollja. Lart hëna fanar;

Vendit thua` njëmend aspak s` lëviz.

Ty të pret, or.  A e zure, paç verë të mbarë!

- Jo, s` zihet dot, pa e qëlluar me shtizë.

(Deti e qielli tashmë bien në qetësi.

Sall kohë e ikur pik gjak në kala.

Valët puthin muret, tresin në largësi,

E yjtë ndrisin të qeshur mbi lima`.)

Ja dhe varkat vijnë nga deti menatë,

E floçka e bukur sykaltër del e shëtitë.

- Pse s` ia vjedh këmishën e gjatë,

Pse Petrit nuk ia vjedh fshehtësitë?!

-... kemi, mjaft shkollarë. Fëmijët e T.,  kanë zbritur dhe në qytet, në shkolla të mesme mësojnë, ka dhe në fakultete. Ata, ndoshta, do të sjellin të renë, edhe  më shpejt. Ka T., edhe mësuesit e vet, nga gjiri i saj dolën, fliste njeriu që s'ia dinim  as emrin e as mbiemrin. $E aty, afër, nxënësit e ndërrimit të parë tashmë loznin me

-E, po qe, sesi sillet, mik – kjo është e reja, ndërhyjmë.

–E “hë”, dhe femra nga ka  mësyrë qytetin, të mësojë në shkollë të mesme, e nesër dhe në fakultet . Ja,sesi s'e kam ditur, e reja po lulëzon, është gjithnjë e pranishme edhe këtu.

T., ka pak, ose fare pak, tokë buke. Buka e njerëzve të këtushëm është plumbi, ai i galerive të Stan Tërgut. Kjo pasuri gjendet dhe nën themelet e shtëpive të tyre).  Aty, nëpër gojën e madhe të xeherores zbresin  për çdo ditë, punëtorë nga fshati. S'i kursejnë djersët, aty e kanë bukën, jetën.

(Shpreson njeriu, që s'ia dinim as emrin, as mbiemrin, si të gjithë fshatarët  se  Trepça, ku ata derdhin djersën, do t'u del në ndihmë: ta ndërtojnë rrugën, që do t'i lidh me qytetin e xehetarëve, me botën, t'u ndihmojë në elektrifikimin e fshatit, në ndërtimin e shkollës së re, e të ngjashme... S'do të ishte hera e parë kjo.  Trepça , veproi në këtë mënyrë dhe në shumë fshatra të Shalës.

- Jeta nën hije të maleve tirret  ngadalë, veç bindshëm. Kush shet drurë. Kush tjetër shet pemë, e kush nxjerr në pazar ndonjë bagëti. Fshati kështu nën hije malesh, dita  me ditë  ecën nga vetja, të dal nga mbyllja, të hyjë gjelbër në rrjedhat e bardha...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora