| E diele, 18.04.2021, 05:58 PM |
Pjetër Budi – enciklopedia e gjallë e mbytur në Dri
Shkruan
Fahri Xharra
Katër
shekuj me pare, ndodhi një skene tmerri, si ne filmat me horror: mbytja ne Drin
një mbytje e pakuptimte dhe krejt e dyshimte, e një Heroi te veprimit dhe
mendimit kombëtar, Pjetër Budit. Kapërcehet kështu rasti alibik i aksidentit,
po te kemi parasysh hetimet e Vatikanit pasvdekjes si dhe faktin ngulmues dhe
gati kryengritës te Budit, i cili fare pak kohe para vdekjes kishte bere
Kuvendin e Tri Dioqezave (Shkodrës, Lezhës, Zadrimës), per mospranimin e
klerikëve qe nuk ishin etnikisht shqiptare, pikërisht ne trojet shqiptare. (
Dr. Moikom Zeqo )
Në
përzgjedhjen time të figurave të ndritshme shqiptare jam i nisur nga një shikim
shumë kritik i veprimtarisë së tyre. Mua më interesojnë posaçërisht figurat
fetare gjatë shekujve që krahas predikimit nuk e harruan rrugën e kombit ,
gjuhën dhe historinë e tij . Pjetër Budi është një nga vullnetet me te mëdha,
një figure e fuqishme e kulturës kombëtare shqiptare. Ai përjeton një shkëlqim
te ri te përtej vdekjes. Na dallgëzon Drinin e gjakut ne trupin e kombit. Na
dritëson qe nga brenda.
Si
mos ta kujtosh një njeri të madh si Pjetër Budi kur figura e të cilit ngrihet
si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në
disa drejtime pararendës i rilindësve.
Si
mundesh që mos ta kujtosh Pjetër Budin “një njeri pa varr, fantazma e tij e
shenjte është mes një katafalku ujerash te kobshme te Drinit, mbase nje
metafore e përmbytjes se përbotshme te Noes, veçse ne ketë rast, Budi nuk
arriti te shikonte pëllumbin me gjethen e ullirit ne sqep, ndonëse e tejkalon
shembullin biblik te shpëtimit nëpërmjet librave te tij.” (M.Z.)
“Kur
u nisa prej këtyre vendeve, fort mu lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa
kryetarë myslimanë, që t’ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë
të tyre e t’u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t’u çliruar.
Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të
dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në
dorë. “ . Pjetër Budi kërkonte shpëtim kombëtar
Si
mundesh e të mos e kujtosh Pjetër Budin i cili Pengesë serioze për zhvillimin
dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman,
Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta,
duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën
e shqiptarëve, mundoheshin t’i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre
për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe
kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në
Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve
shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e
të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj.
Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u
bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme
të Drinit, për ta eliminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622.”
Pra
të heshtim për një njeri jeta e të cilit i është kushtuar fund e krye çështjes
shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të
përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: “…aqë sa munda luftova me
gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë
për ndihmë atdheut e të gjuhës sonë„.
Sikur
ne sot që ballafaqohemi me fenë e cila po mundohet me çdo kusht të merr ndër
kontroll jetën tonë ashtu ishte edhe kur Pjetër Budi (1566 – 1622) jetoi në një
periudhë lëvizjesh të mëdha të botës së krishterë: reformës dhe kundërreformës.
Në kohën kur ai i botoi tri veprat e përkthyera “Doktrina e krishterë” (1618),
“Pasqyra e të rrëfyemit” (1621) dhe “Rituali roman” (1621), poezitë,
parathëniet dhe pasthëniet origjinale, kisha në Evropë kishte një ndikim të
gjerë e të thellë në çdo aspekt të jetës së njeriut. Kjo ndodhi sidomos pas
Koncilit të Trentos (1554 – 1563) kur ajo mori nën kontroll dhe në mbrojtje
artet në përgjithësi, brenda tyre dhe artin e fjalës, letërsinë.”
Si
mundesh që sot të mos flasësh për Veprat e Budit që janë kryesisht përkthime
ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në
radhë të parë, qëllim kombëtar. Pra kombi !!!!
Secila
kohë i ka vuajtjet e saja ; deri na sot në shkollat tona kemi mësimdhënës të pa
përgatitur , të pa aftë , qëllim keqin asht edhe Budi e shihte të njëjtën gjë
tek klerikët e kohës ; dhe mundohej qe krijimtaria e tij t’u shërbenin
klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por
më tepër do t’i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë
shtyllën kryesore të kombësisë, do t’u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e
vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar,
që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë.
Pjetër
Budi , para katër shekujsh e kishte qëllimin e pastër kombëtar , kur thotë se
librat shqip do t’i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të
përgatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtueseve
këtë veprimtari të lartë kombëtare Studiuesit e Budit na thonë: “Po të
studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë
tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat
janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën “Pasqyra
e të rrëfyemit”, që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë.
“
Si
t`a harrojmë Budin , i cili “në faqet e fundit të veprës ka vendosur një letër
të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe
ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t’u hapte sytë
bashkatdhetarëve. “
Deri
më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë
shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin
shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë
letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i
klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi
përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen
e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë
gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet “djesitë„ e “leterotetë„
(dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga
kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë… Edhe në atë kohë ,po sikur sot kishte
“djesitë„ e “leterotetë„ (dijetarë e letrarë).
Zef
Skiroi, duke analizuar poezinë e Budit dhe perngjasur me “Parajsen e humbur” te
Miltonit, shpreh mendim se ashtu si Miltoni stigmatizon figurën e urryer te
Stjuarteve, ashtu dhe Budi urren dhe godet figurën e pushtuesve osmane pa asnjë
kompromis, duke kaluar nga teologjia ne historine konkrete.
Edhe
një gjë : Budi i frymëzuar nga Ekleziasti, qe thote “Vanitas Vanitatum et Omnia
Vanitas” (“Kotësi e Kotësive çdo gjë është e kotë”), tallet me pompozitetin e
perandorëve, emrave te mëdhenj te historisë, personazhet e famshëm, te cilët
nuk e kuptojnë se vdekja do t’i marre një dite, sepse vdekja i pret qe te
gjithë.
Fahri Xharra,
Gjakovë
Edhe
diçka me vlerë
Pjeter
Budi nga Mihallaq Qarri
Përshëndetje
z. Fahri, ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë për të mirën e familjes tuaj dhe
për të mirën e kontributit atdhetar që ju e jepni me një energji të
pashtershme. Lexova materialin tuaj për Pjetër Budin të cilin e vlerësoj si një
material ndriçues për një figurë të rëndësishme historike. Materiali juaj
shoqërohej edhe me dy ilustrime, ku njëra është një grafikë e vjetër ku paraqet
çastin e shugurimit Peshkop të Pjetër Budit, dhe tjetra është një pullë poste e
viteve 30(të shek.të xx) ku paraqitet portreti i Pjetër Budit. Z. Fahri, dua tu
bëjë me dije se krahas këtyre është edhe një portret tjetër i realizuar nga
unë, ku Pjetër Budi ka një pamje madhështore, me një forcë të brendshme, me një
brengë dhe me një botë të trazuar shpirtërore, ashtu siç ishte jeta e tij dhe
jeta e shqiptarëve në atë kohë. Portreti sot është pronë e studiuesit Behar
Gjoka dhe pavarësisht se është piktura ime, ai portret sot është pronë e gjithë
shqiptarëve, prandaj në çdo rast që do tju nevojitet keni të drejtën dhe
kënaqësinë time që ta përdorni sepse me të vërtetë është një portret me vlera
të arrira në të katër komponentët; historik,psikologjik,etnografik dhe
artitstik. Porteti ndodhet në faqen time të fb.dhe mund ta merni kur të doni.
Edhe një herë ju uroj shëndet dhe energji të reja në realizimin e misionit tuaj
atdhetar!
Për
veshjen (kostumografinë kishtare) jam këshilluar me autoritetin më të lartë të
kishës Katolike këtu në Shqipëri, dhe ndonëse është një portret i parafytyruar
nga unë mbi bazën e portretit profil në grafikën e vjetër, habia ime ishte
befasuese dhe e jashtëzakonshme kur jam ndeshur me stërnipin e Pjetër Budit dhe
djemtë e tij ku ngjashmëria antropologjike e portetit me stërnipat e tij ishte
në përputhje të plotë.
Edhe
një herë ju uroj shëndet; - shëndet dhe energji të pafundme!
Me
respekt të lartë Mihallaq Qarri.