E premte, 19.04.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pjetër Budi – enciklopedia e gjallë e mbytur në Dri

E diele, 18.04.2021, 05:58 PM


Pjetër Budi – enciklopedia e gjallë e mbytur në Dri

Shkruan Fahri Xharra

Katër shekuj me pare, ndodhi një skene tmerri, si ne filmat me horror: mbytja ne Drin një mbytje e pakuptimte dhe krejt e dyshimte, e një Heroi te veprimit dhe mendimit kombëtar, Pjetër Budit. Kapërcehet kështu rasti alibik i aksidentit, po te kemi parasysh hetimet e Vatikanit pasvdekjes si dhe faktin ngulmues dhe gati kryengritës te Budit, i cili fare pak kohe para vdekjes kishte bere Kuvendin e Tri Dioqezave (Shkodrës, Lezhës, Zadrimës), per mospranimin e klerikëve qe nuk ishin etnikisht shqiptare, pikërisht ne trojet shqiptare. ( Dr. Moikom Zeqo )

Në përzgjedhjen time të figurave të ndritshme shqiptare jam i nisur nga një shikim shumë kritik i veprimtarisë së tyre. Mua më interesojnë posaçërisht figurat fetare gjatë shekujve që krahas predikimit nuk e harruan rrugën e kombit , gjuhën dhe historinë e tij . Pjetër Budi është një nga vullnetet me te mëdha, një figure e fuqishme e kulturës kombëtare shqiptare. Ai përjeton një shkëlqim te ri te përtej vdekjes. Na dallgëzon Drinin e gjakut ne trupin e kombit. Na dritëson qe nga brenda.

Si mos ta kujtosh një njeri të madh si Pjetër Budi kur figura e të cilit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.

Si mundesh që mos ta kujtosh Pjetër Budin “një njeri pa varr, fantazma e tij e shenjte është mes një katafalku ujerash te kobshme te Drinit, mbase nje metafore e përmbytjes se përbotshme te Noes, veçse ne ketë rast, Budi nuk arriti te shikonte pëllumbin me gjethen e ullirit ne sqep, ndonëse e tejkalon shembullin biblik te shpëtimit nëpërmjet librave te tij.” (M.Z.)

“Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort mu lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslimanë, që t’ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t’u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t’u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. “ . Pjetër Budi kërkonte shpëtim kombëtar

Si mundesh e të mos e kujtosh Pjetër Budin i cili Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t’i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eliminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622.”

Pra të heshtim për një njeri jeta e të cilit i është kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: “…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë atdheut e të gjuhës sonë„.

Sikur ne sot që ballafaqohemi me fenë e cila po mundohet me çdo kusht të merr ndër kontroll jetën tonë ashtu ishte edhe kur Pjetër Budi (1566 – 1622) jetoi në një periudhë lëvizjesh të mëdha të botës së krishterë: reformës dhe kundërreformës. Në kohën kur ai i botoi tri veprat e përkthyera “Doktrina e krishterë” (1618), “Pasqyra e të rrëfyemit” (1621) dhe “Rituali roman” (1621), poezitë, parathëniet dhe pasthëniet origjinale, kisha në Evropë kishte një ndikim të gjerë e të thellë në çdo aspekt të jetës së njeriut. Kjo ndodhi sidomos pas Koncilit të Trentos (1554 – 1563) kur ajo mori nën kontroll dhe në mbrojtje artet në përgjithësi, brenda tyre dhe artin e fjalës, letërsinë.”

Si mundesh që sot të mos flasësh për Veprat e Budit që janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim kombëtar. Pra kombi !!!!

Secila kohë i ka vuajtjet e saja ; deri na sot në shkollat tona kemi mësimdhënës të pa përgatitur , të pa aftë , qëllim keqin asht edhe Budi e shihte të njëjtën gjë tek klerikët e kohës ; dhe mundohej qe krijimtaria e tij t’u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t’i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t’u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë.

Pjetër Budi , para katër shekujsh e kishte qëllimin e pastër kombëtar , kur thotë se librat shqip do t’i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të përgatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtueseve këtë veprimtari të lartë kombëtare Studiuesit e Budit na thonë: “Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën “Pasqyra e të rrëfyemit”, që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. “

Si t`a harrojmë Budin , i cili “në faqet e fundit të veprës ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t’u hapte sytë bashkatdhetarëve. “

Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet “djesitë„ e “leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë… Edhe në atë kohë ,po sikur sot kishte “djesitë„ e “leterotetë„ (dijetarë e letrarë).

Zef Skiroi, duke analizuar poezinë e Budit dhe perngjasur me “Parajsen e humbur” te Miltonit, shpreh mendim se ashtu si Miltoni stigmatizon figurën e urryer te Stjuarteve, ashtu dhe Budi urren dhe godet figurën e pushtuesve osmane pa asnjë kompromis, duke kaluar nga teologjia ne historine konkrete.

Edhe një gjë : Budi i frymëzuar nga Ekleziasti, qe thote “Vanitas Vanitatum et Omnia Vanitas” (“Kotësi e Kotësive çdo gjë është e kotë”), tallet me pompozitetin e perandorëve, emrave te mëdhenj te historisë, personazhet e famshëm, te cilët nuk e kuptojnë se vdekja do t’i marre një dite, sepse vdekja i pret qe te gjithë.

Fahri Xharra,

Gjakovë

Edhe diçka me vlerë

Pjeter Budi  nga Mihallaq Qarri

Përshëndetje z. Fahri, ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë për të mirën e familjes tuaj dhe për të mirën e kontributit atdhetar që ju e jepni me një energji të pashtershme. Lexova materialin tuaj për Pjetër Budin të cilin e vlerësoj si një material ndriçues për një figurë të rëndësishme historike. Materiali juaj shoqërohej edhe me dy ilustrime, ku njëra është një grafikë e vjetër ku paraqet çastin e shugurimit Peshkop të Pjetër Budit, dhe tjetra është një pullë poste e viteve 30(të shek.të xx) ku paraqitet portreti i Pjetër Budit. Z. Fahri, dua tu bëjë me dije se krahas këtyre është edhe një portret tjetër i realizuar nga unë, ku Pjetër Budi ka një pamje madhështore, me një forcë të brendshme, me një brengë dhe me një botë të trazuar shpirtërore, ashtu siç ishte jeta e tij dhe jeta e shqiptarëve në atë kohë. Portreti sot është pronë e studiuesit Behar Gjoka dhe pavarësisht se është piktura ime, ai portret sot është pronë e gjithë shqiptarëve, prandaj në çdo rast që do tju nevojitet keni të drejtën dhe kënaqësinë time që ta përdorni sepse me të vërtetë është një portret me vlera të arrira në të katër komponentët; historik,psikologjik,etnografik dhe artitstik. Porteti ndodhet në faqen time të fb.dhe mund ta merni kur të doni. Edhe një herë ju uroj shëndet dhe energji të reja në realizimin e misionit tuaj atdhetar!

Për veshjen (kostumografinë kishtare) jam këshilluar me autoritetin më të lartë të kishës Katolike këtu në Shqipëri, dhe ndonëse është një portret i parafytyruar nga unë mbi bazën e portretit profil në grafikën e vjetër, habia ime ishte befasuese dhe e jashtëzakonshme kur jam ndeshur me stërnipin e Pjetër Budit dhe djemtë e tij ku ngjashmëria antropologjike e portetit me stërnipat e tij ishte në përputhje të plotë.

Edhe një herë ju uroj shëndet; - shëndet dhe energji të pafundme!

Me respekt të lartë Mihallaq Qarri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora