E shtune, 20.04.2024, 02:49 PM (GMT+1)

Mendime

Luan Kalana: Pallatet Agimi buzë Lanës

E diele, 18.04.2021, 11:00 AM


TIRANA -beautiful Cities in EUROPE.

Kujtime ...në Pallatet Agimi, buzë Lanës .

Tirana ,Kryeqytet Europian,metrpolitan,ndër më të bukurit në 100 qytete, me rreth një milion banorë ,me një gjebërim të përhershëm ,një qytet piktoresk me një peisazh fantastik,me ballkon malit e Dajtit ,teleferikun dhe oborr detin ,Plazhin e Durrësit,me përmes lumin Lana dhe me parkun e madh,Liqenin Artificial ,me Kalanë e Petrelës,me rizorte nga më të bukurat,të panumurta, e tje, një qytet me vlera të rralla turistike,

..por me nj record negativ,i vetmi kryeqytet pa stacion hekurudhor ( i rafashuar vite më parë,pse?!…),pa le që s’bëhet fjalë për një metro,mendoj rrugë të nëndheshme Durrës-Tiranë.

Kujtimet e vegjëlis janë më të privilegjuara të moshës,ato kanë lënë mbresa të pashlyera në   jetën tonë,sidomos kur jeton larg atdheut ,dekada më parë mërgimtar..

Babai dhe Tirana,janë të pandarë nga jeta jonë,i kujtojmë me mall e nostalgji.Babai na shëtiste në gjithë Tiranën,kur ishte i lirë ,se ishte oficer policie,më shoqëronte në Pallatin e Pionierve(aty mbrapa Galerisë të Arteve),se bëja pjesë në rrethin e pikturës isha i talentuar,me conte në Teatrin e Kullave,në kinema por më shumë shkonim bashkë në stadium  kur luante DINAMO,ishim tifoza të dy.Pa le kur luante Dinamo me Partizanin bëhej nami,ne fëmijët “ziheshim”me llafe me cunat e Shallvareve ,se ata ishin tifoza të Partizanit.Ai më mbante përpara bicikletës “Bjanka”majë timonit,aq shumë më pëlqente.Me atë biciklete une mesova ta ngas duke qendruar nën hekurin mbi timon .

Tirana mbetet, idhuli im (pervec qytetit te Korces ku kam lindur,) Tirana e femijerise dhe shkollave te mia.E duam Tiranën,pa të zeza,jo me zi ,por me gëzime e vëllazeri,mos na i prishni Tiranën tonë, të shenjtë dhe të shtrenjtë..

...Aso kohe ,vitet ‘60 banonin në Pallatet Agimi, buze limit Lana,përballë pallateve te Shallvareve,përpara me parkun e madh Rinia qe ishte sheshi ynë i lojnave,me një liqen te vogël artificial,qe me shume rinte p auje,aty ku sot ndodhet rizorti i Taivanit.

Përvec urës të madhe mbi Lanë në shetitoren “Dëshmoret e Kombit” përballe Hotel Dajtit,mbi lumin Lana, kishte edhe  disa “ura me tela” ,për kalimin e banoreve nga tedy anët,qe  i kujtojmë me nostalgji por dhe me humor.Kur kalonim me gjyshen për nga Parku Rinia,në kohën e lirë ku luanim ne fëmijet,motrat e mia me te vogla ,tundeshine e kercenin mbi draskat e ures e ajo lekundej,sa gjyshja tremebej,kurse  ne fëmijt gajaseshim së qeshuri.

…”humbja e motrës”

Por nje ditë duke luajtur në park,nën kujdesin e gjyshes,na humbi nga kontrolli ,motra e madhe,qe zhdukur nga sytë tanë.Gjyshja u alrmua ndersa ne fëmijet u trembëm.Ku te ishte ,ku kish shkuar.Njoftuam menjëhere polocin që vërtij atje në park dhe vetë u shpërndamë  per ta kërkuar. Sa më shumë kalonte koha më merak bëheshim.

Përvec motrës të vogel që rinte me gjyshen për dore ne të tjerët u shpërnadamë në park dhe rreth tij.S’’kishte asnjë gjurëe dhe as nga qytetaret që i pyesnim duke i treguar moshen ,fizikun trupin dhe veshjen e saj.Unë sula drejt në lulishten e Skenderbeut, që ishte si gropë”liqen me lule” ne mes të sheshit ,pëllëmbë për pëllëmbë, krekonim dhe pas shkureve, sikur të ishte  ndonje top llastiku.Kaloi dreka dhe po humbnim shprest ,të gjithë ishim në kërkim.Pastaj u drejtova për nga rruga e trenit,kur që se largu pashë dy qytetarë të moshuar  në trotuar bashkë me një fëmijë në mes të zënë per dore do ta conin ne polici.

Ishte ajo…..

Uha, sa u gezuam,kur e pamë,nuk mund ta përshkruaj dot.Zemra na rrihte nga gëzimi.Tani kur e kujtojmë qeshim me të madhe dhe i themi motres gjithnje, po si bërë ?!

Ajo e tregon fije e për pe, historine si u zhduk dhe si e kishin strehuar dy të moshuar ,që banonim aty tek kthesa ne rruga Siri Kodra.Ja kjo histori nuk harrohet,se atëhere e kishim vështire të komunikonim as telefona (të rralle)pa le celularë ,që s’bëhet fjalë, por  as imund ta imagjinomin ,se  tani kanë celularë dhe fëmijet e djepit...

Kjo ishte Tirana e viteve-60,me të mirat dhe të këqijat e saj.Sot ajo ka ndryshuar ,si nata me ditën,ndryshuar,zbukuruar dhe zhurmuar nga makinat,qe sot nje më katër banorë ka veturë.

-We Love Tirana,my beautiful cities in Europë..

Luan Kalan, 2021 Florida SHBA.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora