E hene, 27.09.2021, 03:11 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Si mbeti malesh Gjoni i Markagjonit?

E shtune, 17.04.2021, 07:46 PM


SI  MBETI  MALESH GJONI  I  MARKAGJONIT ?

Nga Fritz RADOVANI

Mirdita e Markagjonve asht një kapitull i nderuem i historisë së Shqipnisë. Janë sot gurt’ e Kullave të Tyne që flasin per heroizmin dhe martirizimin e Asaj Dere, aq të zhytun në gjak dhe në vuejtje nga ma e vogla vajzë e deri tek ma plaku Burrë...

Asht shkambi mbi të cilin u daltue me shkronja t’ arta “Kanuni i Maleve”... Asht ajo gurrë e pashterrshme e Atyne Trojeve, ku Burrat e pashem atje kishin pamje lisit...

Ajo Derë e nderueme me Ato gra e vajza Burrnesha, ishte ndera e Malsisë sonë!

Në rrjellen e ngjarjeve politike Dera e Markagjonve ishte në dukjen e parë të tyne.

Kur Gjoni i Markagjonit ishte i sigurt se Italia fashiste mendon shpejtë me pushtue Shqipninë, Ai shkoi dhe u takue me mretin Ahmet Zogu I, të cilit i tha: “Madhni, italianët po hijnë në Shqipni. Unë nuk e dij kur. Ndreqi punët me Romën, se more në qafë vedin, Shqininë por, edhe ne. Na kallxo shka t’ bajmë!” Zogu ju pergjegjë: “Po, zotni Kapidan, ministrat i kam keq me Italinë, por do t’i rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalen teme...” Kapidani doli dhe shkoi në Mirditë, atje grumbulloi shumë prej djelmëve të atyne krahinave t’ armatosun dhe erdhi e u vendos nder kodrat perballë Urës së Zogut, në pritë kunder forcave pushtuese italiane. Kapidani Markagjoni, aty po priste edhe furnizimin nga Zogu me municion dhe armatime tjera...

Nuk vonoi, Italia me 7 Prill 1939 e sulmoi Shqipninë. Ahmet Zogu mësheftas mbasi mori thesarin e Shtetit Shqiptar në Banken e Tiranës, iku dhe kur mërrijti në Larisa të Greqisë, mblodhi suiten e vet dhe i tregoi se: “Vetem Kapidanin e Mirditës, kishe pasë mik. Ai më diftoj se italianët po sulmojnë Shqipninë...”

Po, Ahmet Zogu nuk tregoi se Ai Miku, erdhi me gati 5000 djelmë tek Ura e tij, e aty priti armatimet nga “mreti”, i cili ia mbathi dhe e la Mikun nder pyje, pa armatime.

E as nuk e pat asnjëherë atë burrni, me i kerkue të falun Kapidanit të Mirditës!..

E se kush ishte Kapidani Markagjoni me djelmët e vet, e tregoi pushtimi komunist!

Melbourne, 8 Prill 2021.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora