E marte, 19.03.2024, 03:45 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Qeverisja para se gjithash është kulturë

E shtune, 17.04.2021, 04:35 PM


Ndue Ukaj:

Qeverisja para se gjithash është kulturë, është mendësi dhe kjo "mendësi e re" politike, goxha bashibozuke, po tregon e dëshmon mungesë të thellë të sensit kulturor në qeverisje. Dhe kjo mungesë për mua është për keqardhje dhe njëkohësisht është provë e një agonie të frikshme politike nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri.

Kosova në të kaluarën ka pasë mjaft qeveri mediokre, pa përvojë, por kjo e reja, ka filluar vrullshëm të tregojë - përveçse injorancë të thellë -  arrogancë të pashembullt, edhe mungesë serioze të sensit kulturor gjë që më bën të dyshoj se frytet e saj do të jenë të barasvlershme me demagogji, justifikime, dokrra e arrogancë.

Të flasësh kuturu, të thuash të pavërteta historike e politike në takime të rëndësishme ndërkombëtare, pastaj të sulmosh mediat, të kërkosh e të gjesh gjithmonë fajtorin larg për të justifikuar dështimet tua është mendësi e kalbur politike dhe mungesë e sensit kulturor qeverisës. Dhe kjo qasje përhapë duhmë fort të keqe politike.

Pra ndryshimet politike që bëhen si rezultat i mllefit, urrejtjes e propagandës populiste, pra ndryshimet politike pa ide politike, kulturore e pa projekt qeverisës, veç e rrisin agoninë politike.

Sepse një ide e keqe kurrë s' mund të luftohet me një ide tjetër të keqe, por me një ide shumë më të mirë - kanë këshilluar të mençurit. Ne s' po shohim askund ide, pos disa seriale të përsëritura që kanë natyrë tallavaje qeverisëse.

Thjesht, cilësia e qeverisjes dhe udhëheqjes s' matet me fjalë koti, që mund të peshojnë shumë për turma të dehura e entuziaste, që gjithmonë i skuqin duart duke duartrokitë udhëheqësit, as me dokrra, like në rrjetet sociale, takime krejt të pavlera, shkuarje ardhjet të kota, por me veprime të mençura, të analizuara, solidare e alturiste, që mund të kthehen në dobi konkrete për përmasimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora