E enjte, 25.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Liderët e Republikës së Kosovës: Mesazhe urimi për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit

E premte, 28.11.2008, 01:01 AM


Nga Hajdin ISLAMI

Kosovë, 28 nëntor 2008-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u janë drejtuar qytetarëve të vendit me mesazhe urimi, me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit. Ne po i sjellim të plota të dy mesazhet e këtyre liderëve.

Mesazhi i Fatmir Sejdiut,President i Republikës së Kosovës

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Kjo datë e bujshme e historisë moderne shqiptare përputhet edhe me kthimin e heroit tonë nacional, Gjergj Kastrtiotit-Skënderbeut në Krujë, më 1443, ndaj kudo që ka shqiptarë nderohet e përjetohet si njëra ndër datat më të veçanta të gjithë historisë sonë.Festa e Flamurit, veçmas këtu në Kosovë, sivjet kremtohet me më shumë krenari e gëzim. Këtë datë të rëndësishme të historisë sonë po e shënojmë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, të njohur tashmë nga 52 vende anekënd globit. Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me miqtë tanë të shumtë, e në rend të parë me ShBA-të dhe me BE-në, do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim të plotë që ta forcojnë lirinë, demokracinë dhe ekonominë e vendit tonë, në mënyrë që shteti ynë i ri, i krijuar mbi sakrificat e shumë brezave të dëshmojë se është anëtar i denjë i kombeve të lira.Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë do të punojnë së bashku me vendet e rajonit në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore, si dhe për shpejtimin e ecjes së fuqishme në procesin e integrimit në BE dhe në NATO. 28 Nëntori i flamurit tonë kombëtar do të jetë përherë një pikë e shndritshme frymëzimi dhe orientimi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Mesazhi i Hashim Thaçit, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar. Në telegram thuhet:Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është datë e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë. Pas përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi, u krijua shteti shqiptar, duke zgjidhur pjesërisht një aspiratë të kombit tonë. Themelimi i shtetit shqiptar, edhe pse kaloi nëpër sfida të rënda, ishte e arritur madhore në fillim të shekullit njëzet.Sot, Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, drejt rrugës së sigurt për t’u integruar në NATO dhe në Bashkim Evropian.Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari.Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkëkombësit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euratlantike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora