E merkure, 24.04.2024, 03:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Botë e çuditshme

E premte, 06.07.2007, 06:34 PM


Ekspozita e kufomave njerëzore thyen rekordin
Më shumë se 12,000 persona kanë vizituar Muzeun e Shkencës dhe Industrisë në Tampa Florida për të parë një ekspozitë në të cilën shfaqeshin kufoma njerëzore të ruajtura me kujdes dhe pjesë trupi, duke thyer kështu rekordin e shënuar nga ekspozita e vitit 2003 mbi Titanikun. 20 kufomat dhe 260 pjesët e trupit që u shfaqën në ekspozitën "TRUPAT" janë ruajtur nëpërmjet një procesi që zëvendëson indet e buta me gomë silikoni. Lëkura është hequr duke nxjerrë në pah muskujt, kockat, organet, tendinat, enët e gjakut dhe trurin. Ekspozita të ngjashme kanë tërhequr miliona vizitorë në të gjithë botën. Trupat në ekspozitën e Tampas ishin kinezë të paidentifikuar ose nuk ishin kërkuar nga familjarët dhe më pas ishin ruajtur në Dalian Medical University of Plastination Laboratories në Kinë.

Njeriu më i pasur i të gjitha kohërave
Pasuria e amerikanit John D. Rockefeller në vitin 1913 kishte një vlerë prej 900 milionë dollarësh, shumë e barabartë në ditët e sotme me 189.6 miliardë dollarë. Me punën e tij të parë në vitet 1850, ai kishte një rrogë prej 3.57 dollarësh në javë, por brenda pak muajsh atij iu rrit rroga. Zerot në llogarinë e tij u shtuan dhe në vitin 1913 ai fitoi 900 milionë dollarë. Pasi krijoi pasurinë e tij në fushën e naftës, Rockefeller u tërhoq në vitin 1897. Në vitin 1922 ai kishte dhënë për bamirësi 1 miliard dollarë. Rockfeller vdiq në vitin 1937, por pa dyshim ai mbetet njeriu më i pasur i të gjitha kohërave.

Shtëpia më e madhe në Hollivud
"The Manor", çifligu në Mapleton Drive, është shtëpia më e madhe në Hollivud. Ndërtesa zë një sipërfaqe prej 3,390 metrash katrorë. E ndërtuar nga producenti televiziv Aaron Spelling, shtëpia përfshin një palestër, sallë për bouling, pishinë dhe një shesh patinazhi. Ajo ka një vlerë prej 37 milionë dollarësh.

Numri më i madh i njerëzve të vrarë nga një tigër
Fshatarët të tmerruar u futën në shtëpi pasi tigri u shfaq në Champawat, Indi, në fillim të shekullit të 20. Thuhet se tigri sulmoi dhe vrau 436 njerëz nga viti 1903 deri në vitin 1907. Tigri u vra nga gjahtari i famshëm Jim Corbett.

Futbollisti më i shtrenjtë
Shuma më e madhe e paguar për një lojtar është 13.033.000.000 peseta spanjolle (47 milionë) për francezin Zinedine Zidane nga Juventusi te Real Madridi më 9 korrik 2001.

Dhoma më e shtrenjtë e hotelit
Dhoma më e shtrenjtë e hotelit në botë është Suita Imperiale në "President Wilson Hotel" në Gjenevë, Zvicër, e cila mund të prenotohet për një shumë prej 33 mijë dollarësh nata. Suita në të cilën mund të shkohet me një ashensor privat zë një kat të tërë. Në të ndodhen katër dhoma gjumi, të gjitha me pamje nga Lake Geneva, një dhomë veshjeje dhe një studio. Tavolina e rrumbullaktë në dhomën e ngrënies mban 26 të ftuar. Të gjitha dyert dhe dritaret e suitës janë antiplumb.

Çokollata
Sipas një studimi të mjekëve amerikanë, sa më shumë çokollatë të hani aq më shumë rritet dëshira juaj për të pasur marrëdhënie seksuale. Po sipas këtij studimi, nëse konsumohen 2 deri në 3 çokollata në ditë dëshira për seks është e përnatshme.

Anastasia, e dashuruar me truprojën e vet
Ajo e kërkon për mbrojtje, ai nuk e lë asnjë minutë. Për Anastasian dhe Wayne Newton historia është e njëjtë si në filmin "The bodyguard", ku Whitney Houston dashurohet pas Kevin Kostner. Këngëtarja është magjepsur nga burri që duhej ta mbronte, i ka dhuruar një orë dhe është më në fund e lumtur. Problem mbetet gruaja e tij. Këtë lidhje e ka zbuluar "The Sun", që thekson: "Dashuria midis Anastasias dhe Wayne ishte e parashikueshme. Ajo i ka bërë disa dhurata, mes të cilave edhe një orë të blerë te Cartier". Jo keq për një truprojë. Të frenohen romantikët. Përralla ndërpritet këtu. Zoti Wayne Newton ka një familje. Duket se ai është ndarë nga bashkëshortja Lorraine Elston, nënë e dy fëmijëve të tij, për të ndjekur Anastasian në turneun e saj europian. Wayne Newtonayne nuk e ka bërë të ditur marrëdhënien duke thënë: "Lidhja me Anastasias është transformuar nga një raport pune në miqësi, por nuk mund të flas për jetën time private".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora