E merkure, 24.04.2024, 10:33 AM (GMT+1)

Mendime

Alma Lama: Qeveria e re e Kosoves duhet qe ne menyre urgjente te hartoje nje strategji te politikes se jashtme

E enjte, 15.04.2021, 08:00 PM


Alma Lama:

Qeveria e re e Kosoves duhet qe ne menyre urgjente te hartoje nje strategji te politikes se jashtme dhe te percaktoje dhe respektoje parimet themelore mbi te cilat do te udhehiqet.

Deri tani jane bere disa gabime infantile ne kete fushe, qe me shume lidhen me mungesen e dijes dhe te pervojes.

Se pari ka qene venia ne diskutim e ambasades ne Jeruzalem, pastaj deklarata ne lidhje me dialogun si prioritet i dores se dyte, me tutje demtimi i imazhit te Kosoves ne arenen nderkombetare nepermjet fjalive se Kosova eshte vendi i krimit e korrupsionit.

Edhe takimi qe paska zhvilluar KM Kurti me shefin e UNMIK-ut ne aspektin diplomatik eshte i gabuar sepse ka pasur nje qendrim te mehershem qe UNMIK duhet te largohet nga Kosova, si mision qe e ka perfunduar misionin e tij, pasi u shpall pavaresia.

Politika e jashtme nuk ndryshon brenda dites, Korniza ekziston dhe eshte percaktuar ne bashkepunim me partneret nderkombetare dhe kjo linje duhet te ndiqet, gjithmone duke permiresuar dhe avancuar ato fusha ku ka pasur ngecje.

______

Gjermania naziste nuk ka kryer gjenocid ndaj shqiptareve,sic ka deklaruar kryediplomatja e Kosoves.  Kjo deshmon se ajo nuk i ka njohurite baze as ne histori, as diplomaci.  Dikur villte vrer kur  njerezit kompetente merrnin poste diplomatike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora