E enjte, 28.03.2024, 05:48 PM (GMT)

Kulturë

Jeton Kelmendi & Gjovalin Kola: Athanase Vantchev de Thracy

E shtune, 29.11.2008, 06:50 PM


Athanase Vantchev de Thracy
Ekskluzive

Përktheu Gjovalin Kola, përgatiti për botim Jeton Kelmendi

Athanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohës francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, ky poliglot me kulturë të jashtëzakonshme ndjek për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë studime të larta në disa nga universitetet më të njohura të Evropës, ku ai fiton njohuri të thella për poezinë botërore.

Athanase Vantchev de Thracy është autor i 28 përmbledhjeve me poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë spektrin e prozodisë : epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, hymin, épigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul Verlaine-it. Në bullgarisht, ai shkruan një studim për shkrimtarin epikurian Pétrone, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i Neron-it, autor i romanit Satirikon,  si dhe një studim në gjuhën ruse me titull Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit. 

Duke qenë një njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy shkruan mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse gjatë qnëdrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai boton njëra pas tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – i fejuari i kaltërsisë  dhe Mozaikët  e qytetit të Thysdrus-it. 

Ai studion për shumë vite me radhë islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinë, Turqinë, Libanin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinë, Mauritaninë dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe një pjesë të jetës së tij. Në këtë periudhë, ai përshtat në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it Zenobie, mbretëresha e Palmyre-it. 

Ai qëdron gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare e ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë, Docteur honoris causa i Universitit të Veliko Tarnovo-s, në Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Francës, anëtar i P.E.N Club-it francez,  i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë si dhe i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe të letërsisë në Francë.  

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

 

 Vepra poetike  

 

- Flakërime (1970).

- Hije e marrëzi (1971).

- Polyhymnia (1981)

- Libri i transparencave (1981)

- Orë e Stinë (1981)

- Ti, Virgjëreshë  e zjarrit (1985), ribotuar më 2001 dhe 2002

- Oaz, fytyra drite (1986)

- Strofa pentacorde(1986)

- Animula vagula, blandula (1986) 

- Sonetet e Damaskut (1987) 

- Elozh drite (1987) 

- Libër për oktavat (1987) 

- Leptis-Minor (sonete romane)

- Përmbi Fjalët (1988) 

- Anamnezë (1991), ribotim i zgjeruar(2006)

- Vetmia e Tridhjetë (1992)

- Trallisje, pasuar nga Shkëlqimet (1992)  

- Këngë  homofonike (1997) 

- Zëra të bukur antikë (2000)

- Befas, një drithërimë ëngjëllore (2000) 

- Momente përjetësie (2001)  

- Anale dhe përshpirtje (2002

 - Epopteia ( Soditje sublime) 2003.

 

- Elegji (2003)

 

- Ora e Nëntë (2004)

- Mëshirë, o Zot (2005)

 - Kështu bëhen njerëzit (2006)

- Dhe deti kthehej në këngë (2007)

 

DHEMBSHURI 

Carolina di Gregorio-s 
 

Sa i kthjellët është ky mëngjes, e ëmbla ime, Carolina, 
Këtë e dinë edhe trishtilat që luajnë 
Kukafshehtas me flladin si pëlhurë xixëlluese. 

Zëra fëmijësh gjallojnë lumturisht rrugëve 
E shpërthejnë si këmbana kristali 
Në ajrin e tejdukshëm. 

E qeshur, ti shtrin nga dritarja krahët e tu                                                                        Të Të brishtë drejt gëzimit të padukshëm 
Nga kraharorët e tyre fërgëllues,  
Dhe ndjesitë e tua, nën puthjet e pastërvitua  
Të diellit adoleshent 
Rezonojnë si kordat 
E harpës!

Mos u përkul më tepër drejt  
Hapësirës së dritares, 
Engjëlli im i Bukurisë !  
Ti mund të biesh në greminë  
Nga zemra ime, ku vetëm ti,  
Në këtë pranverë të qeshur, 
E veshur me zefir e trëndafilë, 
Mbretëron si Afërditë, 
E madhe, e panënshtruar, 
Perëndeshë e pashoqe 
E Bukurisë, e Dashurisë 
Dhe e Dhembshurisë !

Paris, e martë, më 24 shkurt 2004

 

FJALË KALTËRSIE

Stephen-it  
 
« Kërkoj pa pushim sytë e asaj  
Që ishte për mua aq e bukur »
 
 
                                                Perandori Wou  [1]
 

Ne e donim detin, valët et qeta të ujit
Gjelbërimin mahnitës të fushave e kodrinav       e                                                       Librin e qetësisë dhe muzikën hyjnore                                                                        Të vargjeve të Teokritit në hije të pemëve luleberadha


Fleurigny – Touques, këtë të martë të 1 janarit 2008

 

 

 HYR DHE NDIZE DRITËN 

« My God, what is a heart? »

 

George Herbert-it (1593-1633)

 

Hyr et ndize dritën dhe qesh !                                                                                             Kënga e ëmbël et natës pranverore hyn edhe ajo                                                          Nështëpi, plot me lule të kuqe e të kaltra.

Përse je kaq e frymëzuar, kaq e lehtë ?                                                            Përse fustani yt vallëzon nëpër kadifin e qetësisë                                                        Me një ëndërr lumturie të thurur kaq bukur ?

A ëndërron ti për parfume ngacmuese                                                                   Që t’i bëjnë lëvizjet e tua kundermonjëse                                                                     Dhe perdet të dridhen nga fryma e kohës                                                                             Si fletët që bien nga plepat e vjetër ?

A do ta ndërroje ti aromën e butë të një peme, 
Me fëshfërimën e ndrojtur të qershive ?

E Dashur, sa e dua këtë lumturi 
Që buron prej trupit tënd, 
Si një fllad i ardhur nga deti 
Që shkon drejt pyllit me pisha!

Hajde, të lutem, të më mësosh   
Artin e harmonisë me dritën e qiellit,  
Gramatikën e dashurisë së bimëve të gjalla, 
Dhe kuptimin e yjeve të ndezur në zemër.

Jam shumë i lodhur ! 
Por shpirti im kërkon të flasë pa pushim 
Gjuhën e virgjër të lëndinave 
Dhe të dëshifrojë fshehtësitë  
E « Tablettes de buis d’Apronenia Avitia ! »[2]

Më thuaj se me çfarë lloj arti të pashprehur 
Dashuria i zhvendos pa pushim kufijtë 
Ndërsa unë, i harruar në melankolinë time, 
Dëgjoj këngë që më ngjajnë me ato të mëllenjave !

Thuamë, pra, shpirt im, 
What is a heart ?

 Në Paris, këtë të diel të 6 shkurtit, Anno Christi 2005

 TRI  PSHERËTIMA 
 

E çfarë mund t’ju them më qartë se këto fjalë : 
Koha është e mirë në pemishten e paqtë të kumbullave, 
Le të pushojmë këtu, të mbështetur në lëvorën e tyre të butë.

 

Një grua me freskore fildishi tund flokët e saj 
Nën shiun e petaleve. Ajo këndon. Ajo hesht. 
Çfarë shprehin fjalët e saj ? Çfarë fsheh heshtja e saj e bukur ?

 

*

Melodi e heshtur e meshkujve të bletëve, 
Këngë elegjiake et bletëve, përsipër 
Shtëpisë sime, plot me miq që qeshin e më duan.

 

(Vjersha të shkurtëra nga vëllimi me poezi Momente përjetësie, 2001) 

 

TI JE MIK I VËRTETË 

Ti je, Mik i shkëlqyer, mot që të bën të dridhesh 
Zemër e mendimit dhe shpirt i diturisë, 
Drithmë gjethesh që mbrëmja e dashuruar 
E mbush me puthjet e delirit të saj hyjnor. 

 

 



[1] Sundoi në Kinë në përiudhën nga viti 141, para erës së re deri në vitin 87 të erës së re.

[2] Titull libri i shkrimtarit francez,Pascal Quignard (1948), fitues i çmimit letrar Gonkur në vitin 2002.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora