E premte, 19.04.2024, 02:36 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Krimi i organizuar si bamirësi

E merkure, 14.04.2021, 09:08 PM


KRIMI I ORGANIZUAR SI BAMIRËSI

Teokratizimi i institucioneve sociale çon detyrimisht në ekskluzion të shtresave të ndryshme. Solidariteti përherë në vete përmban një detyrim moral: cili do jetë falenderimi manifest i një shtrese, së cilës i ndërton shtëpi një islamist? Dhe ç'bën shteti në këtë mes?

Nga Xhemal Ahmeti

Më 6 prill Halil Kastrati dhe Bekim Jashari (Foto 1) vizitojnë Albin Kurtin në zyrë. Më 10 prill (foto 2) I njëjti nënshkruan kontratat me komunën e Podujevës (rastësisht ky hajni i fasadave në LVV) për ndërtim shtëpish. Tash pyesim: çka është shoqata e Abu Kastratëve, kompani imobiljare; agjenci e shtetit për ndihmë të pastrehëve; parasëgjithash pyesim si u zhvillua përzgjedhja e firmës, shoqatës, projektit, kush i bëni planet urbanistike; kush i tenderoi angazhimet dhe plotë tjera si këto? Një gjë është e qartë: është korruptim ky, ngase nuk përkon as me standardet e konkurrencës, as me ligjet e punës e as me ato të tregut të lirë. I njejti aksion është i paraparë edhe për komunën e Bekim Jasharit, një sekser i firmash islamo-turke në Kosovë ashtu siç është Kastrati, Lushtakët dhe plotë tjerë.

Tani unë si vëzhgues i jashtëm "habitem" se pse asnjë media nuk reagoi. Sepse pushteti është kriminel vetëm aty ku s'jemi edhe ne [si media] përndryshe gjithçka është në rregull! Ky Kastrati njihet si kapës i secilës parti: u kujtohen defiletë me Hashim Thaçin, pastaj me Kadri veselin dhe sot me Kurtin. Pse i bënë këto? Ka nevojë ai për kapje të pushteteve për të realizuar aksionet e tij të bamirësisë dhe parasëgjithash pse i duhet mbrojtja e pushteteve?

Ja i kuptoj ata të kanalit 10 që edhe financohen nga kjo shoqatë, siç spekulojnë, i kuptoj pse aty edhe homoseksualët bëjnë patriarkun dhe patriarku njeriun e hapur; i kuptoj edhe gazetat tjera që varren nga reklamat e këtyre sekserëve; çka s'kuptoj është një gjë: a nuk thatë se Kosova ka mediat më të lira në rajon?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora