E enjte, 28.03.2024, 10:41 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Shefqet Krasniqi - Oda është për burra e kuzhina për gra!

E merkure, 14.04.2021, 08:40 PM


Blerim Latifi:

E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën, por shihe se çka ndodhë: vendi ka një presidente, kuvendi është i mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre. E pastaj bëjnë poza të rrejshme kinse po luftojnë për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në shoqëri.Janë frikacake dhe hipokrite. Njëjtë veprojnë edhe gazetarët që nuk kanë guximin t'ua kundërshtojnë diskursin mesjetar tipave si Shefqet Krasniqi, por, përkundrazi, edhe kur i intervistojnë qëndrojnë para tyre si besimtarë naivë e të painformuar. Një gjë dihet mirë dhe sigurtë: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune.

__________

Secili që ka pasur mundësi të ketë në dorë ndonjë tekst historie nga e kaluara jonë, të shkruar nga autorët e huaj, mund ta vërej se si burimet serbe dominojnë ndjeshëm mbi burimet shqiptare. Përtej të gjitha shkaqeve të kësaj dukurie që mund të diskutohen nga studiuesit e fushës së historiografisë, gjendet edhe një shkak tjetër që lidhet me faktin se tek ne historia ka qenë e vazhdon të jetë kryesisht një tregim odash, ndërsa tek serbët një sipërmarrje e madhe shtetërore e intelektuale.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora