E marte, 16.04.2024, 06:38 PM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Intelektualët e kapun nga propaganda e Ramës!

E marte, 13.04.2021, 10:01 PM


Intelektualët e kapun nga propaganda e Ramës!

Nga Nikoleta Kovaçi

Asht e papranueshme qe intelektualet te sillen me mendesi militantesh! Gjithnje kam besue dhe besoj se njerezit me integritet rralle perfshihen ne perzgjedhje liderash politik per ndonje pozicion te duhun e te merituem! Po ashtu gjithnje kam besue e dua te besoj se kjo kategori qytetaresh nuk duhet rri ne heshtje perballe padrejtesive qe bahen ne kurriz te t’pamundunve! Po ashtu nuk mund te perzihen me mendesine e nje propagande te dhunshme e uzurpuese qe instalojne pushtetet te çfare do lloji qofshin!

Duke qene me pushtet politik, ekonomik dhe kriminal, Edi Rama dhe vartesit e tij e kane shume te lehte hyrjen te çdo shpi e votues i ktij vendi! Sundimi asht kryer nder vite me te gjitha format e mundshme te nje regjimi! Pra ky vend dhe ky popull asht nan nje regjim me sistem njeshi! Falangat e ketij pushteti jane kudo; edhe tek opozita, edhe ne opozite, edhe ne mbeshtetje te opozites! E kjo nuk do shume mend te kuptohet! Por opozita asht ne betejen e saj, ne ate qe do ta beje per te fitue pushtetin politik!

Sot te gjykohet fushata e Pd-se asht si si te mos kesh asnje pune tjeter e hajde te leviz deren! Perballe asht nje makineri e organizueme shtetnore me banda, para dhe arme rrugeve! Po te doni i kini edhe kandidate per deputet! Po te doni edhe ne lista te sigurta! Po te doni edhe ne krah kaposh te famileve te fuqishme kriminale! Kudo jane! Te gjithe i dime dhe askush nuk e thote! Po te doni dilni e shihni neper zyrat e PS-se pas kesaj ore: sa vete gjeni grumbull, çfarë mbajne neper zyra?! S’po flasim per çeshtje maskash e distanca sociale me te cilat Rama sulmon takimet e Bashes neper rrethe! Po te doni shkoni neper rrethe, e mos shihni ekranesh, te gjeni gjurmet e parave qe shkojne ne bagazhe makinash dhe shperndahen nga grupet e te forteve qe jane garanti i sogurimit te votave!

Te mos flasim pastaj per ato qe s’flet dot askush publikisht; per kullat, PPP-te, tenderat e pafundme, pagat prej sheikesh qe shperndahen per njerezit afer pushtetit, njerezit qe firmosin ne dhjetera bordero, vjedhjet e pasurise komtare etjjj! Po shqetesohemi per njerezit qe shkojne me makina ne takimet e Bashes, qe bajne zhurme e duket sikur na prishin imazhin e nderuem qe kena fitu ne keto 8 vite aktiviteti kriminal! Ne fakt keto dy mandate ne kete vend s’ka ndodh asigja tjetër veç se asht perfeksionu mafia jone!

Di edhe diçka tjetër,  se si rralle kush ne kete vend, une kam fatin e madh e nuk kam asnje lidhje me kete shtet, me pushtetet e tij, me njerzit qe dhunojne kete vend! Flas pa asnje droje sepse nuk pres asgja as nga ky tjetri qe ban fushate “jo qytetare” per syte e mendjen e intelektualeve, te cilet me ngjajne te kapur nga propaganda mbytese e Edi Rames! Ndoshta shume njerez nuk e kane kete mundesi te te thenurit te gjanave si jane per pushtetin uzurpues te frymes se Shqipnise dhe ndaj e shohin ma te udhes te goditen ata qe nuk dalin me tavolina te mbulueme me bollek!

Edi Rama po humbi, qe duhet te humbi, jo pse dua unë, po pse do Shqipnia, kjo e shkreta qe asht masakrue prej tij e lukunise se leshueme prej tij kudo, asht edhe 5 muaj te tjere ne pushtet! Asht si te thuash vijimsia e garantueme e perfundimit te kullave, e shembjes se ca ndertesash te tjera te veçanta, te PPP-ve te tjera dhe e tenderave te panumert qe do leshohen ne kurriz te shqiptarve, te intelektualeve dhe militanteve, te gjithe atyne qe jane ne nje ane; ne anen e se ndershmes! Atyne qe e duan kete vend ma shume se partine dhe stomakun!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora