E enjte, 25.04.2024, 08:02 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Difamimi i qëllimshëm i shqiptarëve myslimanë

E hene, 12.04.2021, 08:34 PM


DIFAMIMI I QËLLIMSHËM I SHQIPTARËVE MYSLIMANË

Duke priorizuar mediave Shefqetin dhe Mulla Osmanin mediat duken sikur i kanë hy një strategjie të poshtërimit të një religjioni - me qëllim!

Nga Xhemal Ahmeti

Nëse unë kam për synim të përqeshi, difamojë, nënçmojë shqiptarët e besimit mysliman, ftoj në studio Shefqet Krasniqin dhe Mulla Osmanin. Motivi im sjell edhe shumë të mira të tjera: këta dy i shikojnë të gjithë; islamofilët, islamofobët, islamistët, sunitët, shiitët, ortodoksët, të krishterët, sekularët, a-teistët, seksistët, mizogjinët, feministet dhe populli që kërkon zbavitje. Gjenerimi i klikimeve, shikimeve pra është i garantuar dhe plus ia arrij qëllimit ta manifestojë fytyrën e një islami të shkontektualizuar, primitiv, një komuniteti që priret nga sharlatanë të tipave siç përmendëm. Shefqet Krasniqi duket si njëri nga ata guru-të shamanik që si duket rrasin hundëve ca gramë kokainë para se ta nisin procesionin publik. Me dijet, hermeneutikën e teksteve, më historinë e besimit nuk ka të bëjë me sigurinë më të madhe ngase i interpreton ajetet sikur Muahmedi ende është në pushtim e sipër të Mekës së shekullit 7, atëherë kur as altoparlantët për ta përçuar ezanin nuk ishin. Mulla Osmanit nesër t’ia shkollojnë fëmijët serbët siç bëjnë turqit sot, ai saora ndrron drejtimin. Edhe më e keqja, ky njeri nuk pyetet se si organizon namazin me atë injorancë që ka, por thirret si ekspert marrëdhëniesh ndërkombëtare; si psikograf heronjsh të këtejshëm dhe të përtejshëm, si kronik luftë në të cilën s’ka qenë fare dhe si jasinas varreve pa kufoma.

Kjo bëhet qëllimisht: për ta diskredituar më shumë xhematin e tij se sa vetë atë. Kush e ndjek këtë gyp të korruptuar strukturalisht e materialisht – pyeti shikuesi me mendtë në krye dhe mallkon njerëz e turma që nuk i njeh fare. Është i detyruar ta bëjë këtë.

Pse thirret Shefqeti në studio e jo përfaqësuesit e BIK-ut. Jo se këta i kam më simpatik, por megjithatë janë hierakia e e shoqatës që përfaqëson xhamitë shqiptare, me këtë edhe xhematin dhe myslimanët e Kosovës = janë përfaqësues privat legjitim të një kategorie të shoqërisë. Pse jo këta por dy veta, njëri më shumë se që ka mbajtur ders ka kaluar kohën gjyqeve ngase mbështeti rekrutimin e terroristëve taliban në Kosovë dhe tjetri rrihet me kë të mbrrijë poqëse ia mbyll derën: të dy kriminel potencial = me letra! Nëpër gjyqe.

Tani ti si media nuk mundesh ta kritikosh Albin Kurtin pse pa proces të regullt bëhet mjet e paralarjes së magnatëve të Katarit, Turqisë e Serbisë nëpërmjet Bekim Jasharit dhe atij «Jetimit te Ballkanit», [si e patë emrin ai Abu Kastrati?] në kurriz të të varfërve të Shqiptarisë dhe në një fryme vetë të operosh me këta tipa medialisht, tipa që janë të së njejtës kompani si sekserët që sapo i cituam, por me buxhet privat e jo për ta kapur shtetin. Del skizofren, del agorë pa parime e fije etike.

Ose e bëni nga ndonjë motiv tjetër, jo për t’i përqeshur myslimanët si kopé injorante, atëherë bëjeni transparente që mos u paragjykojmë ju dhe këta të shkretët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora