E shtune, 25.09.2021, 04:08 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Milazim Zeqiraj: Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë

E hene, 12.04.2021, 08:51 PM


Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë

22 vjet nga Masakra e 13 Prillit 1999 në shtëpinë e Sali Sokolit në Fshatin Studenicë

Nga Dr. Milazim Zeqiraj

Më 13 Prill 1999 në pragun e shtëpis u bë krimi ndaj Zotit të shtëpis së Sali Sokol Zeqiraj   dhe anëtarve të familjës Lipaj (vajzave Qendresë 15 1vjeqare ,Mirdonë 13 vjeqare,Njomzë 13 vjeqare-ushtare e UÇK, Lindihanë 13 vjeqare nxënese të shkollës fillore „Hysni Zajmi“në Vrellë, dhe nënave Salë,Hajrije,Sabrije dhe Hatman) nga paramilitaret e Banjës së Pejës të udhëhequr nga Vojvodë Mihail Petrushiq-drejtor i dhunshem në Shkollën Fillore „Hysni Zajmi“në Vrellë, Raca Baqkoviq, Obren Petrushiq më të birin Vlladen, Millan Raduica, Radovan Koraq,dy rom-djemt e Ukë Jasharit dhe paramilitar tjerë.Keta janë përgjegjes për  masakern në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj në Studenicê.

Fshati Studenicë (Gurishtë) i takon Komunës së Istogut (Burimit) që shtrihet në veriprendim  të rrugës Vrellë (Tedel)-Radavc në km. e dytë me  pozitë të mirë  gjeo-strategjike , vrojtim të hapur  deri ne 30 km. në rrafshin e Dukagjinit.Nga fshati mirë  verehet rrethi i Istogut,Gurakocit,Banjës së Pejës dhe vete qyteti i Pejesë. Nga rruga kryesore e fshatit në drejtim të veriut fillon  një ngritjë drejt Bjeshkëve të Nemura. Shtëpia e deshmorve gjindet  në prendim të fshatit.

Qeverit e pas luftës asnjëhere nuk organizuan mbledhjën  e dëshmive nga dëshmitaret për ti bërë  Serbisë aktpadi për  gjenocidin e bërë ne Kosoveë.

Në fillim të vitit 1998    Studenicë vendoset shtabi i UÇK  „Adrian Krasniqi“ , më fillimin e luftës, aty  gjejne strehim numer i madh i banorve të  prekur nga lufta. Shtabi i UÇKs organizon  mbrojtjë për  banoret e fshatrave Vrellë, Prigodë,Studenicë,Ornoberdë dhe Kaliqan .Përkujdesja e të  strehuarve në  fshatra  bëhej nga vëndasit .

Në fillim të vitit 1999 familjaret e Lipajve  të lagjës Kamenicë (Temali) të fshatit Sudenicë ,për  siguri  vendosen në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj  .Djemt e tyre ishin kyqur në UÇK kurse shtëpit e tyre ne Temal ishin bërë strehë e ushtarve të UÇKs.

Shtëpia e Slihut ishte e përshtateshme për strehim , me  hapsira tê mjaftueshme për familjar dhe bodrumin për mbrojtjë gjat granatimeve . Zoti i shtëpise Salihu  dhe zonja e shtëpisë Zyla  ishin tepër bujar ,dispononin  ushqime dhe veshmbathjë të mjaftueshme për ta .Familjaret Lipaj  ndiheshin si në shtëpin e tyre . Zoti i shtëpise në çdo kohë vrojtonte terenin  nga friga për ndonjë nderhyrjë të pa pritur nga paramilitaret . Shtëpia  Tij shumë heret ishte ve në  shenjestër nga paramilitaret e Banjës se Pejës për shkak të veprimtarisë  së tij  haumanitare-kombëtare , strehimit të familjeve të prkura nga lufta  dhe  furnizim i ushtarve  më ushqime dhe gjera tjera .

Shpresat se liria është afer u rrit të popullata  dhe te ushtaret e UÇK në front  më fillimin e bombardimit të soldateskes kriminale serbe  më 24.Mars 1999  nga NATO.

Ushtria  dhe paramilitaret  serb nga humbjet e mëdha në teren, filluan masovikisht krime,masakra,dhunime ,debime dhe asgjesim të pasurive të shqipetarve.

Nga expertet ushtarak të UÇKs, disa ditë para 12.4. 1999 ushtria serbe e vendosur në Koderë të Banjesë së Pejesë, Koderë të Tomocit dhe Pollaqer të Istogut  përforcohet më armatim  të rënd për një luftë dhe  dëbim masiv të popullsisë shqipetare të fshatrave te Istgut.Paramilitaret e Banjës  së Pejës u zotuan për krime dhe pastrim të terenit në Vrellë Studenicë,Orrnoberdë dhe  Kaliqan.Nga data 13-14 Prill 1999 ushtria serbe dhe paramilitaret i shperngulen dhe i masakruan mbi 90% të banorve shqipetar nga Istogu deri në Radavc.

Për masakren në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj  dhe krimet tjera ne këtë fshatra përgjegjesë janë kryesisht paramilitaret e Banjesë se Pejës .

Me 12.Prill në mbrëmje ushtaret e UÇKs e informojn Salihun që të leshojnë shtëpin,sepse ka një përgaditjë të Ushtrise dhe paramilitarve serb për një ofenzivë të eger në rajon.

Në mbrëmje Salihu më të gjithë familjaret  vendoset nja 2 km.në veri të fshatit Studenicë në lagjen e Cakutajve në një shtallë të bagëtive  më shumë banorë tjerë deri në mengjez.

Mengjezi i 13.Prillit 1999 ishte qetë. Ushtaret UÇK  në pikat e vrojtimit ishin në gadishmeri dhe përcillnin situaten në teren tregon Enver dhe Fadil Lipaj ushtar të UÇKs.

Diku nga ora 7 e mengjezit Vajzat Qëndresa ,Mirdona ;Njomza , LIndihana si dhe nënat Sala ,Hajrie dhe Sabrije  sebashku me Zotin e shtëpis Salihun vendosin  të kthehen në shtëpi në Studenicë për tu furnizuar më ushqime,veshmbathjë dhe medikamente  për fëmijë,pleq dhe të plagosur.

Më të  kthyer në shtëpi  përgadisin plaqkat,barnat dhe ndezin zjarrin per ti pjekur bukët.

Gjat natës se 12.Prillit paramilitaret të ndihmuar nga ushtria serbosllave kaluan   tinzisht në zonën e lirë të popullsisë . Ushtria serbe e vendosur në pikat e veta i informon paramilitaret në teren së në shtëpin e Salihut ka njërz të strehuar së po verehet tymii  në oxhak.

Kah ora 8 fillon granatimi i fshatit Vrellë, Studenicë dhe Kaliqan.Menjëhere fillon terheqja e ushtarve të plagosur dhe banorve te strehuar  në mal në tenda te improvizuara dhe tek Cakutajt drejt bjeshkëve të Nemura.

Granatimet ishin te fuqishme ,kthimi prapa ishte i pa mundur siq tregon  Rrahimja -bija e Salihut-nëna e Qëndreses dhe Mirdones dhe reja e nënës Salë.

Vajzat,nënat dhe Zoti i shtëpisë Slihu strehohen në bodrumin e shtëpisë më qellim që pas   granatimeve të leshojnë shtëpin dhe të takohen më familjaret tjere. Granatimet e 13.Prillit zgjaten deri në orët e pasdidtës më  qellim që popullsia të mos ketë mundësi kthimi.

Paramilitaret mire të informuar dhe  të mbrojtur nga ushtria serbosllave rrethojnë shtëpin  dhe e granatojnë nga të gjitha anët

Nga shtëpia i pari del Salihu i cili fillon me bisedu  dhe  me ju rezistu  paramilitarve se ketu jam në shtëpin time më familjen time.Nga pas më një plumb nga  afërsia pushkatohet ,pastj  nga bodrumi i shtëpise i nxjerrin   të gjithë ,katër vajzat dhe katër nënat dhe i  pushkatojnë  të gjitha në pragun e shtëpisë . Kufomat i hudhin  në bunarin  para shtëpis.Në bunar hudhet gelqere ,minohet dhe mbulohet më qellim që ti humbin gjurmet  e krimit.

Paramilitaret dhe disa polic strehohen në një shtëpi afer, presin familjar tjerë për një hakmarrjë më të madhe.

Familjaret tjerë Lipaj, nëna Zylë e zoja e shtëpisë sebashku më Rrahimen dhe djalin  e vogel Trimin dhe banoret e strehuar ne këte rajon ishin në marrshim drejt bjeshkës.Kthimi prapa ishte  i pa mundur nga bombardimet e ushtrise serbosllave.Ne oret e pasditës Enveri dhe Liridoni  në bjeshkë të Kaliqanit takohetn më Rrahimen,nënën Zylë dhe Trimin  dhe informohen se Qendresa,Mirdona,Njomza,Lindihanja si dhe nënat,Salë,Sabrie ,Hajrije dhe Zoti i shtëpise Slihu nuk janë këthyer nga shtëpia në Studenicë .

Kolonat e gjata  më popullsin  ishte në levizjë drejtë bjeshkeve te Nemuna me plot borë dhe acar.Familjaret  sebashku kalojne bjeshken ,arrijne ne Mal të Zi pastaj më disa kamiona kalojnë në Shqiperi dhe pas nje jave peripeti arrijnë në Shinovlash të Durrësit.

Shtëpia e Salihut në Studenicë  në fillim të Majit 1999 digjet  nga Paramilitaret serb tregon Zymer Smajl Zeqiraj,i cili qendroj i strehuar në bjeshket e Korenikut deri në përfundim  të luftës më 12.6.1999..

Shtepia ku u kry krimi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora