E premte, 29.03.2024, 03:05 PM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Unë komplotisti i shkruaj presidentes

E diele, 11.04.2021, 12:42 PM


Unë komplotisti i shkruaj presidentes

Gjithë ne që reaguam se pse në një qëndrim të caktuar Vjosa Osmani na kategorizoi si komplotistë. Pse e bëri këtë?

Nga Xhemal Ahmeti

Miqtë e mi këtu e dinë se unë nuk jam i asnjë partie. Madje edhe mendësisë në të cilën kam lindur përpiqem t’i ikë kur shprehem për dukuri, veprime e akte që ndodhin në jetën e përditshme. Prandaj më preku shumë ai sqarimi i presidentes kosovare që kritikën rreth mos përmendjes së UÇK-së e cilësoi si kampanjë komplotiste, difamuese të saj, linçim publik pra ku më futi edhe mua implikueshëm si aktivist të aksionit nëpërmjet dhjetëra statuseve rreth veprimit konkret.

Zonjës së nderuar i sugjeroi këshilltarë që janë të ndershëm ndaj masave që i deleguan aty. Të atillë që nuk i thonë: shiko, mos u bën merak se turma janë, s’marrin vesh. Ua lajmë kokën me akull dhe ua themi ndërkohë atë që duan të dëgjojnë. Ky lloj njerëzish janë fatkeqësia e shumë primatëve- të dijshëm e të padijshëm. Ajo është juriste, presidentja, dhe nuk e kupton se ç 'donte të thotë Kanti me postulatin e tij: «Mendimet pa përmbajtje janë të zbrazëta, botëkuptimet pa terme janë të verbëra (Kritika e arsyes së pastër: 1781)». Të kesh mendim për luftën e Kosovës për pavarësi pa termin kyç të saj siç është UÇK - si finale dhe ekzekutore -, sipas Kantit donë të thotë se; subjekti që disponon mendimin e tillë është i zbrazët dhe i vërbër. Ja nuk hy më thellë për ta demaskuar presidenten në stilin e despotit të iluminuar të Wilhelm Roscher-it, as ta paragjykoj si moralisht të parrënjë siç bënte sociologu Robert Maclver me ata që besonin liria e tyre të jetë produkt i balonave festivë e jo mbushur me gjakun e gjeneratave - atyre që për flamur kishin lirinë dhe asgjë tjetër. As bodrumeve morale të pasardhësve të heronjve që mbështesin atë nuk hy - ngase e di rëndësinë dhe fuqinë e miteve konstitutive politike siçk  e kam mësuar tek Marie-Louise von Franz (1972).

Presidentja nuk kërkoi falje por akuzoi.

Gjithë tiranët e rinj, këta që kanë lindur në sisteme të huqura për ta, siç janë demokracitë pluraliste, në vend të censurës sanksionuese, gojëmbylljes së kritikës, përdorin një metodë tjetër: atë të diskreditimit të kritikës si komplotiste, të orkestruar. Shpesh kjo lloj censure mirëpo zhveshët si diktaturë psiqike sapo të hulumtojmë motivet e kritikës, kritikëve.

Unë të kritikoj se pse diskriminon UÇK-në një akt të caktuar shprehjeje zyrtare ti më thua jam komplotist. U thua mediave dhe shoqërisë civile dhe shoqatave të veteranëve: komplotist! Në qëndrimin e radhës të zonjës se ç’më doli parasysh ai evangjelisti fanatik amerikan Billiy Sunday që thoshte: «Botën duhet përmbysur në kokë, me synimin që në krye të vijë ana e duhur». Paralelisht me dilte njëri nga inspektorët (i origjinës „torbeshe“) e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror që në Shutkë më thoshte: «me zhdukjen tuaj, me gjakun tuaj do të realizohet, finalizohet përjetësia e Jugosllavisë». Është një mendësi që beson se ndryshimi bëhet duke vrarë populluesit ekzistentë, aktual të shoqërisë. Është veprim alogjik: po kë donë të ndryshoh atëherë? Ushtarët kinezë nga terrakota?

Me një fjalë dhe që mos e bëj roman: Zonja Osmani është presidente e një republike për jetësimin e së cilës ajo, babai i saj - për tezet dhe këshilltarët nuk e di - më së paku kanë kontribuar dhe në atë pozitë i sugjeroj të mos ngatërrohet me kritikën, të mos fyejë inteligjencën as timen e as të askujt tjetri; i dëshiroj të bëhet presidente e të gjithëve, dhe mundësitë i ka. Është e zonja dhe sidomos në politikën e jashtme dhe ndaj Serbisë ka qëndrime ku duhet mbështetur.

Ajo duhet të bëj miq e jo armiq. E nëse pretendon të sundoj pa kritikë duhet të ikë që tash!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora