E enjte, 25.04.2024, 07:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Dukesha e Panjohur

E shtune, 10.04.2021, 02:28 PM


Dukesha  e Panjohur

...një nodhi në Amerikë

Nga Luan Kalana, SHBA

Ecte anash rrugës në trotuar,papatur këmbësor tejtër para e as mbrapa. me një veshje sportive po bënte ecjen e mëngjesit .Anash një avlli guri rreth një metër të lartë,sipër saj ca kangjalla hekuri, në formë dekorative, sa një bojë njeriu,ku shikimi mund të depërtone më tej të shikoje një shtëpi ,menshën si një keshtjellë,në mes të lëndinave një fush golfi.

Befas kthehu kokën anash dhe pas avllisë ishte një garden me shkure e mes tyre ca skulptura me nga një si sofër sipër të mbjellë me lule shumëngjyrëshe. E në mes tyre,një femër vajzë  a grua po ujiste lulet me nje enë të bukur,sipër sofrave,një gjë e pazoknte, pasi ujitja bëhej automatike me sprinkella në formë shiu herë pas here .

Ishte vetëm një çast.Këmbësori dhe ajo shkëmbyen shikimin ,ajo me nje buzëqeshje magnetike.Për nje moment ajo me kokë mënjeanë u rëzua , ra në tokë duke thirur në anglisht  -Help,help!

Ai,instiktivisht,sa dëgjoi fjalën “help”,fluturoi si zgalem mbi avlli ,kapërzeu kangjellat e vrapoi drejt femrës.Ia futi krahët nga poshtë dhe e ngriti ngadalë në këmbë.

Ajo i hodhi një vështrim të ëmbël duke e falenderuar :-Thanks so much!

Brenda një sekonde,ajo e përqafoi fort duke i ngjitur gjijtë e saj në gjoksin e njeriut dhe i fali papritur një puthje “rrufe”sikur të ishin të dashuruara..Ai mbeti i shtangur,pas gjestit human që bëri për t’i erdhur në ndihmë “dikujt”,që e  thirri për ndihmë.

Krejt  papritur ,u ndodh në pranaga nga dy roje sikur dolën nga dheu,të armatosur deri në dhëmbë me disa heshta të gjata”kalorsike”.Femra qe e pa gjithe tablon e shpejtë i thiri rojeve:

-Lereni të lirë! E vazhdoi me kureshtje: -Pyeteni,nga  është?!

Burri i panjohur iu përgjigj ,pa pyetur rojet,me një zë te dridhur e të frikur,në gjuhën e vet:-Jam Shqiptar !.

E lanë të lirë duke e përcjell jashtë deri tek porta e madhe prej hekuri,në dy anët e së cilës qendroni dy skulptura buste si të gjalla “luftrëtarë spartakë”.

Sa bëri disa hapa në rrugë ,pa ditur se ku shkonte,tejet  i tronditur ,para këmëbëve të tij ndaloi një veturë ,dhe nga dyert e saj dolën me rëmbeim dy bura dhe e hoqën zvarë e futen brenda.U gjend para një ndërtese shumëkatëshe në një zyrë me një dhomë te tjeshtë me një tavolinë te vetëm dhe një karike.Dy bura të veshur civile ,i bënë një breshëri pyetejesh .Ai spati kohë fare  të përgjigjej,vetëm fundin dëgjoi.

-E di,që bëre një shkelje ligji të rëndë,që u fute në një pronë private,dhe e dyta që preke një njeri të panjohur ...Për këte në shtetin tonë ,ligji parashikon jo më pak se 20 vjet burg ….

Ai deshte t’i thoshte që  vajti t’i japë ndihmë se ajo kërkoi.Por ata as që e dëgjuan .Një fije mendimi i shkoi papritur në mendje si vetëtimë ,“E gjeç nga mos e pandeç,të bësh mirë e ta pësosh keq”...E në fund të hetimit njeri syresh prej tyre lëshoin fundin e fjalëve vendimin.

-Dukesha   ENDERR BEG ,urdhëroi duke të falenderuar për ndihmëb  që i dhe  ,që Ju, të jeni  qytetar i lirë...dhe e lëshuan në moment,pasi hodhi një firmë në një letër..Në kokë iu bënë lëmsh dy ndjenja,njëra gezim që shpëtoi dhe dyta :

-“Uha paska qënë Dukeshë ,gruaja që ujiste lulet,që më falenderoi duke më dhuruar  puthje,fantastike…!”

U çlirua nga emocionet e  nga frika e burgosjes.

...Pas disa muajsh i vjen një letër zarf portolkali zyrtar me disa vula me kurorë mbretëreshe      -Ç’të shikonte brenda zarfit ?! I hodhi një sy të shpejtë..Një Ftesë për një Parti familjar, sipër ishte fotografija e tij ,me atë veshje sportive dhe poshtë fteëes fotoja e “gruas” të panjohur që u rëzua duke ujitur lulet. .E njohu ,ju kujtua e gjithe skena e asaj dite enigmë, pasi  nuk i kish treguar asnjë edhe një njeriu. Poshtë ishte firma e saj-“Princesha ENDERR BEG.”

...dhe ngjitur me Ftesën një çek,me një shumë që nuk e dalloi pasi i hodhi vetëm një shikim të shpejtë,por të sigurtë se nuk ishte falls dhe mbylli komplet zarfin,vetëm sytë i zunë  numërin 1 dhe disa 000 zero  mbrapa.

Shkoi me nxitim në pyll,mbrapa apartmentit të tij,aty në një shkëmb,poshtë një guri e futi zarfin,si në një kasafortë,ku nuk dallohej asgjë .Herë pas here shkonte dhe kontrollonte zarfin me Ftesën dhe çekun brenda,uk ishin dëmtuar,me gjithese kishin kaluar vite.Nuk iu përgjigj Ftesës e  as Çekun nuk e mori e la në zarf...

E kalonte me ndrojtje zarfin nëpër duar duke e përkëdhelur si ndonjë bebe,asnjë njeriu nuk i kishte treguar e as për ta mësuar “ëndërr” deri në vdekje..Enigmatik.

Që nga ajo kohe,vite,nuk kalon më nga ajo rrugë për xhiron e mengjesit,as kokën nuk e kthen, vetem kur kalojnë ndonjë herë me makinë,por instikivisht me duart në timon,sytë hedhin një shikim të shpejtë,por asnjë njeri nuk duket në kopshtin e madh të “dukeshës” ...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora