| E shtune, 10.04.2021, 07:15 PM |
MURI I KUJTESËS NË BLLACË
Sot
në 22-vjetorin BLLACA'99, në shënimin e dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës
nga ana e forcave pushtuese serbe në muajt mars, prill të vitit 1999 si dhe me
100 vjetorin e Hasan Prishtinës-kryeministër i Shqipërisë.
Nga
Prend BUZHALA
1.
U
bë edhe përurimi i Murit përkujtimor, në organizim të Shoqatës për kthimin e
shqiptarëve në trojet e veta, në krye me Jahja Llukën, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e
Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përfaqësuar nga drejtori i ITSHKSH z. Skender Asani dhe Komunës së Hanit
të Elezit, kryetarit Ruzhdi Suma- të cilët edhe mbajtën fjalime rasti.
Merrnin
pjesë edhe krijues letrarë, artistë figurativë e veprimtarë nga viset tjera
etnike. Përpos “Muri të Kujtesës”, vepër mozaiku e piktorit Fatos Kabashin dhe
e të rinjve tjerë të ndërtimit e punimit arkitektonik, u bë edhe përurimi i
parkut “Hasan Prishtina” (foli Mehmet Prishtina).
Merrnin
pjesë struktura politike e përfaqësuese komunale të Hanit të Elezit, shoqatave,
veprimtarëve. Për përjetimet në Bllacë, foli Ali Dida.
Momente
mbresëlënëse:
-
Pjesëmarrja e Nënës me fëmijën e saj, foto që pushtoi botën në kohën e eksodit,
-
takime me të rinj të Kryqit të Kuq të Kosovës (dega në Kaçanik), që kishin
improvizuar tendat e kohës së luftës,
-
takime me krijues nga Shkupi, Prizreni e Prishtina, me veprimtarë nga Malisheva
etj.
Dhe,
në shkuarje e në kthim, nga një kafe në rrugë, si përjetim kohe në kohë
pandemie (meqë kafenetë nuk shërbejnë),
2.
"Përjetësisht
në memorien tonë", ishte një mbishkrim që lexohej në ambientet e Bllacës.
E
po, kujtesa historike na është një shtyllë e identitetit tonë nacional.
Çka
na kujton Bllaca?
Na
e kujton, përpos UÇK-së edhe një ushtri tjetër, një ushtri të tërë, qindra
mijëshe, prej grave, pleqve, fëmijëve, njerëzve duarthatë, ushtria më e
çuditshme në botë.
Përse
ushtri?
Sepse
ata ishin të armatosur vetëm me vetëdijen e shpirtin e tyre, me të qenët
shqiptarë.
Porse,
i mban gjallë edhe ky shpirt kujtese, kësaj radhe, i thadruar te një Mur. Aty
ishin shënuar thënie të njerëzve të spikatur të Evropës Perëndimore e SHBA-ve.
Populli
ishte duarthatë. Ishin njerëzit më të pafuqishëm në botë. Dhe thuhet: shpesh të
pafuqishmit, ata miliona të tillë, e bëjnë historinë, siç thotë Vaclav Havel te
eseja e tij “Të pafuqishmit”.
Ç
‘është një mur?
Nëse
eksodi biblik po i jepte një shenjë Epokës së re të kthesës historike, me
golgota e mundimeve, me dëbimet e vrasjet, me djegiet e përjetimet e rënda;
atëherë aty vjen nj Mur i Mundimeve. Mu si te hebrenjtë që lutjet i bëjnë te
Muri i vajtimeve për shkak të eksodeve e gjenocideve për mijëra vjet me radhë.
Kështu
kishte ndodhur edhe me shqiptarët e dëbuar që më 1976 nga Toplica, Vranja,
Nishi e Sanxhaku, kur u zhbënë 714 fshatra shqiptare, nënë firmën "mbetje
osmane": kështu ndodhi më 1913-14, kur Serbia e pushtoi Kosovën, apo më
1930 e 1956, kur u shpërngulën me nga gjysmë milioni njerëz për në Turqi nën
firmën "turq".
Mirëpo,
kësaj radhe ishte ndryshe: ishte rreshtimi ynë kah Evropa Perëndimore e SHBA,
prej nga erdh edhe shpëtimi. Kësisoj, edhe kthimi ishte biblik, së bashku me
forcat e NATO-s e me lirinë e Kosovës. Liria ka kuptim për njerëzit e gjallë.
Kurse
kujtesa shndërrohet në sublimen e saj kur kujtojmë të kaluarën.
Kjo
kujtesë e ka tragjiken e saj, por e ka edhe bukurinë e saj, që e ruan të
paprekur thesarin e asaj golgote e të atij përjetimi: tashmë i gëzojmë të mirat
që t'i ofron liria "Një nga çelësat e lumturisë është një kujtim i
rëndë" ( Rita Mae Brown). E pra, Liria, na është shpërblimi më i mirë për
vuajtjet dhe të rënët. Secili prej nesh është pjesë e asaj vuajtjeje dhe e
shpresës.
Dhe
secili prej nesh e ka atë mur mundimesh, të gravuar në shpirtin e kujtesës së
vet.
Dhe
Murin e Përbashkët të Kujtesës së Përbashkët nacionale.
Më shumë foto: