E premte, 29.03.2024, 07:34 AM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Me ngadalë më hidhje çapa

E shtune, 10.04.2021, 10:39 AM


Xhevahir Cirongu

Me ngadalë më hidhje çapa

Me ngadalë më hidhje çapa,

Në zabel kur mblidhje shkarpa.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Mblodhe shkarpa – moj, që të ndizje zjarrë,

Të na bëje moj o përshesh me dhallë.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Vesa e mëngjesit ende s’ishte tharë,

Fësh, fësh – fshesa – punët moj mbaruarë.

Dale moj po dale,t’u bëfsha kurban.

Nusja jonë bel- hollë moj,

Faqet –kuq si mollë.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Sa lezet  o moj kishte shtëpia

Çelur si lule Kajsia.

Dale moj po dale, t’u bëfsha kurban.

Data 26 Mars 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora