E marte, 16.04.2024, 06:01 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Gjëra sëprapthi

E enjte, 08.04.2021, 08:00 PM


Gjëra sëprapthi

Nga Astrit Lulushi

Njerëzit janë njerëz, majmunët janë kafshë. Disa thonë se njerëzit janë majmunë. Atëherë, majmunët janë njerëz. Kështu, Toka është planet i majmunëve.

Nëse majmunët janë njerëz, përse mbyllen në kafaze në kopshte zoologjike? A nuk është ligji njerëzor që thotë që para se një njeri të mbyllet në kafaz ose burg, duhet të ketë kryer një krim? A nuk është ligj njerëzor që thotë se një njeri është i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij? A nuk thotë ligji njerëzor që njerëzit kanë të drejta kushtetuese dhe të drejta civile? Atëherë, çfarë krimi ka bërë njeriu majmun që të mbyllet në kafaz në kopshte zoologjike, ose t’i mohohet punësimi për dëfrimin e majmunëve njerëzorë? Cila lloj shoqërie njerëzore e civilizuar mbyll njerëz në kafaze në kopshte zoologjike, duke mohuar të gjithë procesin e duhur të ligjit?

Njerëzit nuk janë majmunë, dhe majmunët nuk janë njerëz. Lironi, pra, njerëzit nga kopshtet zoologjike dhe nga robëria.

Në atë mënyrë ata mund të jenë të lirë të drejtojnë makina, të kontrollojnë e të fluturojnë aeroplanë, të bëhen mjekë, avokatë etj. Pse t'i privojmë nga dashuria dhe liria e jetës?

Sepse ndryshe pohohet se njerëzit janë majmunë, dhe majmunët janë njerëz.

Pse nuk mund të pranohet që kjo është thjesht gënjeshtër? Siç është qendrimi i Satanit ndaj tregimit të krijimit. Një engjëll u përpoq të bënte kryengritje, vetëm sepse donte të adhurohej. Kështu, përdori një gjarpër t’i fliste Evës të bindte Adamin të hanin nga një pemë në Kopshtin e Edenit. Zoti i kishte paralajmëruar që nëse hanin do të vdisnin. Satanai, ky engjëll i shëmtuar, me anë të gjarprit i tha Evës: "Ju me siguri nuk do të vdisni." Njeriu iu bind dhe u bë i vdekshëm.

Fjala hebraike “Satan” përkthehet “Kundërshtar”. Fjala Djall, është emri i Satanit në shkrimet e shenjta greke, që do të thotë “Shpifës”. Pra, mos i besoni, mos u mashtroni. E drejta për të jetuar e punuar në vendin tuaj është e patjetërsueshme. Përndryshe vendi zhbëhet. Njerëzit janë njerëz, majmunët janë kafshë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora