| E enjte, 08.04.2021, 10:10 PM |
Zonja demokrate, me ju
Shqipëria fiton!
Nga
Aleks Kapllaj
Jeni
ju që përfaqësoni kompetencën, transparencën, ndershmërinë, kurajon dhe
përkushtimin në detyrat tuaja institucionale dhe profesionale, duke kombinuar
detyrimet tuaja si nëna, bashkëshorte, motra, vajzat tona, që me angazhimet
professionale e politike dhe në aktivitetet shoqërore i dedikoni kohën tuaj të
çmuar vendit, me efikasitetin dhe pastërtinë e forcës se karakterit, duke dhënë
maksimumin pa asnjë rezervë gjatë gjithë jetës.
Jeni
pjesa më esenciale ekzistuese e fitores së përfaqësimit të gruas shqiptare,
forca lëvizëse dhe jetike e shoqërisë tonë në kërkim të identitetit të saj për
t'i dhënë vendin e merituar secilës si mjeke, juriste, deputete, mësuese,
gazetare, apo me dinjitetin e punonjësve në bujqësi, turizëm, blektori,
fasoneri apo në industrinë e manifaktures e të përpunimit të peshkut, në
callcenter apo në sistemin e shërbimeve, kudo ju jeni forca e mekanizmave të
lëvizjes së shoqërisë shqiptare.
Gratë
shqiptare, janë në betejat e përditshme në mbrojtjen e familjes, fëmijëve dhe
të drejtave të tyre të mohuara nga një shoqëri maskiliste, që i sheh ato me
paragjykime të një kohe që kërkon riekulibrimin e saj, duke u bazuar në
meritokracinë dhe kontributin e secilit pa dallime dhe diskriminime seksiste,
ecin përpara me stoicizëm e me vetëdijen e plotë, se ndryshimin nuk ka forcë
negative që e ndal.
Jeni
ju që ju duhet të jepni maksimumin, në hapësirën fizike dhe kohore, me një
aftësi intelektuale shumë më të lartë se kolegët tuaj meshkuj, për të marrë
kompensime më të ulëta se ata, tashmë e papranueshme për një vend aspirues për
të hyrë në familjen europiane.
Jeni
ju zonja Duma, Vokshi, Zhupa, Açka, Gjergji, Pampuri, Doda, Tabaku, Koliqi,
Bardeli, Fratari, Gjini, Tyli, Bakiu, Bano, Shehaj, Koti, Halili, Koka,
Hysenbegasi, Metaliaj, Hilaj, Meçorapaj, si dhe shumë zonja të tjera që nuk e
kanë pasur mundësinë, pergjegjësinë dhe nderin të kandidoheshin dhe që çdo ditë
luftojnë në heshtje për ti dhënë shoqërisë atributet e saj organike e
funksionale në lartesinë që kërkon koha, që ka në themel parimet e respektimit
dhe njohjes së kontributit të secilit,
për t'i dhënë vendin e tyre fiziologjik, që i takon në formimin dhe ushqimin e
saj me limfën jetike.
Janë
këto zonja që duhet te mbrojnë të drejtat e grave shqiptare në punë, familje
shoqëri, politikë në profesionin e tyre, në çdo aktivitet që zhvillojnë dhe të
përballohen me dhunën fizike dhe verbale dhe shpesh herë të jenë viktima të
ofendimeve dhe persekutimeve publike ose të fshehura në profilet fake, që bëhen
vegla të pushteteve të padukshme, viktima të një klientelizmi që duhet shporrur
sa më shpejt, që përpiqen të denigrojnë kundërshtaret e tyre, kur nuk kanë
argumenta bindëse për të konfirmuar të kundërtën.
Janë
ata që mbajnë peshën ekonomike e menaxhuese të familjeve tona, që i japin jetë
asaj me integritetin e tyre, me përbërjen cilësore dhe sasiore të përditshmes
në sakrifica dhe në perkushtimin pa rezerva, pa kërkuar asgjë në këmbim, vetëm
duke patur si objektiv rritjen cilësore të jetës së tyre, në komunitetin ku
jetojnë, duke qenë i vetmi shpërblim: më të mirën për të gjithë.
Jeni
ju zonja që meritoni të gjithë mbështetjen tonë pa rezerva, sepse jeni pjesa më
e mirë e jona, e shoqërisë shqiptare, që u takon të na përfaqësoni në altarin
më të lartë të vullnetit perfaqësues të popullit, duke i dhënë secilit atë që i
takon për nga perkushtimi, aftësia dhe dashuria për të ndërtuar një të ardhme
pa urrejtje dhe diskriminime, qofshin këta gjinore, bindjesh politike apo
besimi, prejardhje krahinore apo shoqërore, ku asnjë nuk duhet të ngelë prapa
dhe asnjë të mos braktiset, për llogari meskine të individëve apo grupeve të
interesave politike e ekonomike.
Jam
i bindur se vetëm ju demokrate dhe gratë
shqiptare në përgjithësi, mund të bëheni mbartëse e këtyre parimeve njerëzore,
që janë të mishëruara në ekzistencat tuaja dhe në misionin trashegues të
vlerave sublime që mbartni në të gjithë historinë e njerëzimit, që falë jush ka
arritur deri sot në jetën tonë, me bindjen që ka shumë për të përmirësuar.
Mirnjohje
për angazhimin tuaj, sepse me ju Shqiperia fiton! Ju falenderoj të gjithave një
nga një!
Qarku i Beratit
Aferdita
Stiliano Pushi (Gjini)
Alketa
Benyamin Mukavelati
Armina
Markush Arizi( Bullari)
Qarku Dibër
Dhurata
Bajram Tyli(Çupi)
Irini
Arif Shehu
Qarku Durrës
Merita
Gëzim Bakiu
Andia
Sulejman Ulliri
Manjola
Ramiz Luku
Blerina
Niazi Reçi
Merita
Shefki Dakovelli
Qarku Elbasan
Flutura
Abdurrahman Açka
Zheni
Stefan Gjergji
Lumturi
Mehmet Hasa Pdiu
Gladiola
Ismail Çala Lzhk
Anila
Hysen Bishqemi
Qarku Fier
Eralda
Jani Bano (Tase)
Ilda
Thoma Dhori
Luljeta
Kadri Sejko
Alketa
Nëntor Lugaj
Silvia
Bujar Hasaj Frd
Elisabeta
Agim Rredhi
Qarku Gjirokastër
Entela
Ali Shehaj
Juana
Spiro Qirollari
Qarku Korçë
Sorina
Vangjush Koti
Marjeta
Bardhyl Halili
Soela
Arjan Myrtollari
Anila
Namik Hysenbegasi
Qarku Kukës
Shyrete
Sadik Koka
Qarku Lezhë
Lindita
Ilir Metaliaj
Roza
Luigj Hilaj
Elda
Arta Hoti
Qarku Shkodër
Emilja
Pjerin Koliqi
Greta
Zef Bardeli
Izmira
Niazi Rusi (Ulqinaku)
Helga
Ferdinand Sallaku
Qarku Tiranë
Jorida
Hasan Tabaku
Albana
Sadik Vokshi
Grida
Agim Duma
Mesila
Fatmir Doda
Orjola
Hysni Pampuri
Orjela
Luftar Nebijaj
Mirela
Fatmir Dragoni(Tabaku)
Enkelejda
Bujar Sallaku
Arjana
Përparim Çela
Anduena
Qemal Qefalia
Taulanda
Ali Jupi
Lediana
Hajredin Fratari
Qarku Vlorë
Ina
Kadri Zhupa
Nada
Spiro Daullja
Nadire
Fehri Meçorapaj
Alta
Abdyl Haluçi