E enjte, 18.04.2024, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: "A mund ta prek Helmetën apo Përkrenaren?"

E merkure, 07.04.2021, 08:00 PM


"A mund ta prek Helmetën apo Përkrenaren?"

Nga Gjon Keka

"A mund ta prek Helmetën apo Përkrenaren?"kështu e kishte pyet Zogu zyrtarin e muzeut të Vjenës.

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë,ai ishte shoqëruar nga dy zotërinj nga delegacioni që përfaqësonte nga Shqipëria, gjatë kësaj kohe ai gjithashtu e kishte vizituar koleksionin e armëve në Muzeun e Vjenës. Në fakt aty pa edhe helmetën apo përkrenaren e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut),me këtë rast Zogu donte t'i prekte armët e Gjergj Kastriotit,dhe iu lut,e i kërkoi menaxhmentit të Muzeut të Vjenës që nëse është e mundur këtë dëshirë me ia plotësu.

Kështu duke bërë një përjashtim Menaxhmenti i muzeut të Vjenës i dha leje dhe ia përmbushi këtë dëshirë atij, dhe pastaj një zyrtar i muzeut në të vërtetë e kishte hap Vitrinën ku qëndronin armët e Gjergj Kastriotit.

Kështu më tej Ahmet Zogu e kishte pyet atë :"A mund ta prek Helmetën apo Përkrenaren?" Dhe ai ia kishte afruar atij në dorë për ta mbajtë në duar Përkrenaren.

Pastaj ,Zogu e kishte marrë atë me të dy duart, ishte përkulur mbi të dhe e kishte puthë Përkrenaren e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

Pastaj e kishte fut atë përsëri me kujdes në Vitrinë dhe ishte larguar nga Muzeu.

Ky tregim është bazuar në një dokument mbi personalitete që kanë vizituar muzeun e Vjenës dhe armët, i botuar edhe në shtypin austriak në atë kohë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora