E marte, 23.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kulti i individit

E marte, 06.04.2021, 07:41 PM


Ndue Ukaj:

Faik Konica përpara një shekulli i këshillonte shqiptarët të shëroheshin nga dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i kontribuonin asaj.

Çuditërisht, pas një shekulli, në Kosovë, ku politika është në një stad të mjerë të zhvillimit, janë bërë bashkë politikanë demagogë, plot epigonë e militantë të rrjeteve sociale dhe natë e ditë po i mësojnë shqiptarët si ta duan individin, pra të krijojnë kultin e individit të barasvlefshëm me shpëtimtarin.

Kjo dalldi tregon sa thellë është shtrirë injoranca mes nesh.

Po ashtu, kjo dalldi tregon se përballë pushtetit si dukuri, shoqëria jonë rrallëherë e pëdorë termometrin moral, prandaj edhe pësimet i ka të mëdha e shpeshherë tragjike.

Kjo mund të jetë arsye e fortë pse të fundit u çliruam nga perandoria osmane, të fundit nga përandoria e kuqe komuniste, të fundit jemi në peoceset demokratike...dhe as këto ngjarje s' i bëmë vetë!

Hstoria politike mëson se kulti i individit shoqërive iu sjell zhgënjim e mjerim dhe aty ku rritet dashuria për politikën, aty vyshket jeta e njerëzve.

Njerëz, historia e politikës sonë s' është fort e lavdishme që të dalldisemi.

Kurse pushteti që juve po iu duket i ri është fort i vjetër, sepse s' ka ardhë si rezultat i një ideje të re dhe rruga e ngritjes së tij është fort e palavdishme, plot urrejtje, mllef, arrogancë e me figura të shkreta.

Kjo duhet të jetë një arsye e fortë që së paku të mos dalldiseni kaq shumë.

Shkrimtari Henrik Ibsen diku ka shkruar se shumica e ka gjithmonë gabim, pakica rrallë ka të drejtë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora