E premte, 29.03.2024, 07:52 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Prej fjalëve në vepra, nga hipnoza në normalitet!

E marte, 06.04.2021, 06:19 PM


Prej fjalëve në vepra, nga hipnoza në normalitet!

Shkruan: Florim Zeqa

E përshendes përmbylljen e suksesshme të krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës. Edhe pse zgjedhja e presidentes nuk u bë në mënyrën më të mirë dhe më të dinjitetshme, me ceremoni solemne dhe festive, është mirë që u përmbyll një cikël i vështirë dhe u hapë një kapitull i ri në politik-bërjen kosovare.

Premtimet e pushtetarëve në realcion me pritjet e qytetarëve

Institucionet e posaformuara të shtetit me legjitimitetin më të lartë qytetarë dhe me përgjegjësitë më të mëdha historike, para vetës kanë sfida të mëdha dhe të panumërta, si; pandemia, recesioni ekonomik, sistemi i drejtësisë, arsimi, shëndetësia, problemet e shumta sociale e deri tek politika e jashtme, përkatësisht tek vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Mbetët të shihet se a kanë kapacitetin dhe forcën e duhur drejtuesit e rinjë shtetërorë që ta kthejnë në rrugë të mbarë politikën e jashtme, gjegjësisht rikthimin e njohjeve, të realizojnë liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në BE dhe OKB!

Mbetët të shihet kapaciteti dhe energjia e pushtetarëve të rinjë për kthimin e gjërave në kahun pozitiv, të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytetare e jo të hakmarrjes politike dhe rikapjes së shtetit.

Urojmë që tendeca e Lëvizjes Vetëvendosje për kapjen e shtetit përmes shqyrtimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës të jetë gafi i parë dhe i fundit i 'Qeverisë Kurti 2'!

Ngase tendenca për kontrabandim dhe jo ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që me procedurë të përshpejtuar ta ndryshojë këtë ligj, para se të zgjidhej presidenti i ri i Kosovës, ishte tentimi i parë i kapjes së institucionit më të lartë ligjvënës, ishte formë e pastër e shantazit politik, ishte kërcënim për rendin kushtetues, dhunim i demokracisë dhe sistemit politik njëkohëisht.

Pas formimit të institucioneve shtetërore, detyrë e parë e deputetëve të kësaj legjislature është fillimi i ndryshimt në procedurë të rregullt i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht reformimin e sistemit zgjedhor përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese që mundësojnë zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli.

Në sprovë dinjiteti i presidentes

Askush nuk e kundërshton legjitimitetin e lartë qytetarë dhe zgjedhjen e zonjes Vjosa Osmani deputete në parlament, por askush përveq mbështetësve të saj nuk e justifikon zgjedhjen jo konsensuale në postin e presidentit.

Pavarësisht kësaj, mbetët të shihet sesa do të jetë e dinjitetshme presidentja e re Vjosa Osmani në mandatin pesë vjeçar! E gjitha varet nga qasja e saj karrshi subjekteve politike në njërën anë dhe karrshi mbajtjes së premtimeve elektorale në luftën kundër nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, zotime të saj para dhe pas zgjedhjes në postin e presidenit të shtetit me shumë plagë!

Vjosa Osmani nga dita e parë e punës së saj si presidente e vendit duhet të shkëputet nga pjesëmarrja në aktivitete partiake dhe nga afërsia me liderë të caktuar partiak, që i bie, të mos mbështesë agjenda të caktuara partiake, por t'i qëndroj besnike agjendës shtetërore dhe obligimeve kushtetuese si person unifikues i skenës politike kosovare.

Presidentja e re nuk guxon të ndikohet dhe as t'i ndikoj të tjerët në kryerjen e funksioneve shtetërore! Presidentja e re nuk guxon të bëjë dekretime partiake dhe familjare nëpër institucionet e larta të shtetit, në ambasada dhe konsullata, në borde dhe agjensione, por të kërkojë që të zbatohen në përpikmëri kushtet dhe kriteret e parapara ligjore, por të repsktohet e drejta e së cilit qytetarë që i plotëson kushtet për të konkuruar dhe për t'u zgjedhur në institucione.

Kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe përmirësimi i imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është në dorën e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ndërsa mbarëvajtja e Kuvendit është në përgjegjësinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ashtu siq ishin premtimet e mëdha të Osmanit dhe Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, të mëdha janë edhe pritjet e qytetarëve, të cilët dëshirojnë t'i shohin dhe prekin të arriturat e pushtetarëve të rinjë!

Pushtetarët e rinjë prej fjalëve duhet të kalojnë në veprime konkrete për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, ndërsa këta të fundit nga hipnoza t'i kthehen realitetit dhe jetës normale, harmonisë familjare dhe ripërtëritjes së raporteve shoqërore (miqësore) të lënduara gjatë fushatave zgjedhore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora