E marte, 23.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

E shtune, 29.11.2008, 08:03 PM


PRIZRENI - Kryeqyteti moral i Shqipnis ethnike, djepi i rilindjes, ku me Lidhjen e I° rë të Prizrenit xu fillë s'parit lëvizja kombtare për fitimin e liris dhe të pamvarrësis s'Shqipnis. Atje u mbajtë edhe Lidhja e II-të e Prizrenit prej 16-20 Shtatuer 1943.
TAHIR ZAIMI

 

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964

 

KUJTIMIT TE DESHMORVET QI ME GJAKUN E TYNE TË PASTER MBROJTEN KUFIJT ETHNIK DH'E PERJETSUEN EMNIN E KOSOVËS SHQIPTARE QI AS RRYMA E MOTEVET, AS PIRAMIDET ARTIFICJALE PREJ BETONIT, AS EDHE TRAKTATET E PADREJTA, NUK KAN M'E SHLYE E SHDUKË KURR, NË SHËJ MIRADIJE E ADHURIMI TE VERTETË KËT VEPËR MODESTE ME SHUM PËRVUEJTNIË U-A KUSHTON:

 

AUTORI (Tahir Zaimi)

 

DY FJALE PER LEXUESAT E DASHTUN

 

Me botimin e kësaj vepre modeste kam synue me vue në dukje përpjekjet e Organizatës popullore të « LIDHJES S'II° TE PRIZRENIT » për mbrojtjen e kufijvet ethnik dhe qendresen heroike të popullit të Kosovës qi luftoj me vet-mohim e trimni të rrallë në fushë të betëjeve, n'e parë kundër çetnikve shovenistë serbomalezez të Drazho Mihajloviçit dhe mandaj kundër Brigadave sllavo-komuniste serbe-malezeze-bullgaremaqedone, e mjerisht, edhe shqiptare, gjatë vjetve 1942-1945, tue dhanë prova të sakrificës dhe të patriotizmës shpiptare. Merret me mënd se me folë e me shkrue për nji luftë qi bashkë me tokat e atdheut tashma asht humbë, ma tepër nga forca madhore e disa rrethanavet ndërkombtare të luftës s'dytë botnore, ndoshta, ndokuej, mund t'i duket e kotë dh'e teprueme, por asht edhe nji mkat i madh me lanë në hështje dhe në harrësë deshmorët e shumët, të cilët dhanë jeten e tyne të çmueshme, a në ballë të luftës tue mbrojtë vendin e t'parvet kundër anmiqvet agresorë, ase ranë viktim e u pushkatuen, heu vajë !... me duer-lidhun, mbas pushtimit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga fuqit e jugosllavis komuniste. Kuptohet lehtë se shprëhja gjeografike «KOSOVA» nuk kufizon vetem vendet qi përmblidhen mbrenda kufijve administrativ të krahinës, ecila mbanë kët ëmen dhe ka ruejtë shumicen dermuese e kompakte të banorve shqiptarë, por shi për kët arsye ajo përfaqëson dhe symbolizon edhe të gjitha viset tjera Shqiptare të robnueme nën pushtimin e Jugosllavis.

Bruxelles, Me 6 Qershuer 1964.

 

 

HYMJE

 

(I)

 

Përpjekjet luftarake-revolucjonare dhe veprimtarija kombtare- politike e Shqiptarve të KOSOVES xanë fillë bukur heret në përjudhat e kalueme të historis dhe marrin hov'e gjallni me « LIDHJEN E PRIZRENIT» që shenon fazen e parë të Rilindjes s'onë kombtare. Qysh me 1878 qënë shpallë botnisht parimet politike-kombtare të sajë qi përmblidheshin në nji frazë të vetme : Qënja e Shqipnis si shtet i pamvarrun dhe mbrojtja e kufijve të sajë ethnik. Për m'e kuptue origjinen e kësaj lëvizje të madhe popullore asht nevoja të hjedhim pak vështrimin t'onë në të kaluemen : Kuvëndi i Berlinit, i influencuem nga Rusija Cariste që pat ngadhnye kundër perandoris Otomane, kishte vendosë me u-dhanë shqëve të Ballkanit disa pjesë të tokavet shqiptare. Ky vendim i padrejtë e arbitrar i Pushteteve të Mbëdha Europjane q'e gjymtorite trupin e Shqipnis së pambrojtme — pa pyetun asfare të zo'n e gjasë ! — si thot nji fjal'e vjetër, shkaktoj n'atë kohë reaksjon të madh e nji tronditje të thellë në shpirtin e Shqiptarve të cilët, për me i dalë zot vendit të të parvet, lëshuen kushtrimin an'e kand Shqipnis dhe në vjetin 1878 realizuen Kuvëndin e famshëm të PRIZRENIT icili me veprimtarin e tij kombtare-politike dhe luftarake përban kapi- tullin ma të ndritshëm të historis s'Vendit t'ynë, sepse atje — për herë të parë — u caktuen kufijt ethnik e gjeografik të Shqipnis dhe u hodhon themelet e Pamvarrësis Shqiptare. Kjo lëvizje kombtare qi u krijue nga populli dhe drejtohej me zotsi e patrijotizëm prej të parve të vendit t'ynë si : Ali Pash Gusija, Abdyl Bej Frashëri, Haxhi Zek Peja, Iljaz Pash Dibra, Bibdoda Pasha prej Mirdite, Ilodo Pasha nga Shkodra, Haxhi Ymer Efendi Prizrendi, Sulejman Vokshi nga Gjakova, Muftiu i Prishtinës dhe atdhetar të tjerë, kishte marrë të gjitha masat e nevojëshme për mbrojtjen e kufijve t'atdheut dhe vendosë mos me lëshue asnji pllamb toket, caktue nga kuvendi i Berlinit me u- dhanë të tjervet. M'anë tjetër Abdyl Bej Frashëri dhe Mehmet Ali Bej Vrioni kishin marrë për sipër me drejtue veprimtarin dipllomatike tue shkue vetë në Berlin për të protestue pranë kongresit dhe kançelarive të Pushteteve të Mbedha, ndërsa Ali Pash Gusija me shokë i ishin kushtue organizimit të mbrendëshëm dhe pregatitjevet ushtarake. Ashtu kishin vendosë burrat e dheut t'atyne kohnave t'arta dhe me të vertetë ashtu u-ba, pse me gjith dynjet e ushtrive anmike sidomos atyne të Malit zië që, të ndihmueme edhe prej qeverris së Stamollit — ecila perpara presjoneve të Pushteteve të Mbëdha ishte angazhue me ba dorëzimin e këtyne tokavet — qëndresa shqiptare vazhdonte me qënë e pathyeshme. Madje në kët rasë edhe vet i dërguemi e Sulltanit Mehmet Ali Pasha, delegat i Turqis në kuvendin e Berlinit, kishte ardhë në Gjakovë që t'i këshillonte dhe t'i detyronte Shqiptarët për t'i lirue Plaven e Gusinë në favor të Malit të zië, por shkase me t'a çfaqë qellimin e misjonit të tij, u-sulmue me njiherë nga lëvizja popullore ecila, mbas nji lufte të përgjakëshme, përfundoj me mbarimin tragjik të tij, të shtabit dhe të fuqis ushtarake qi kishte sjellë me vedi. Në kët luftë t'ashpër që shpërthëj spontaneisht dhe gufoj me shpejti rrufëjet nga an'e popullit të krahinave të Kosovës, përpos Marshalit turk dhe ushtarve të tij anadollak, mbetën të vram edhe strëhdhansi Abdullah Pash Drënf me gjithë pjestarët e familjes dhe të far'e fisit të tij etj. trima të rojës s'pallatit, ndërsa edhe prej sulmuesavet shqiptar Islam Ag Botusha, Mehmet Ali Pozhari me shum luftarë të tjerë ranë deshmorë në fushë të betëjës qi vazhdoj tri ditë e tri net. Qëndresa heroike e Shqiptarvet vazhdoj gjithashtu edhe ndër Malsinat veriore të Shkodres kundër msymjeve t'ushtrive malezeze dhe t'atyne të Dervish Pashës, dërgue edhe aj nga Stamolla për të dorëzue Ulqinin, Tivarinn dhe Triepshin e Zhablakun — vise f jeshtë shqiptare — të cilat ndoshta kurr nuk do të kishin ra në dorë t'anmikut shqa, po mos të kishte ndërhye flota detare e Pushteteve të Mbëdha në favor të Malit të Zië. Kjo frymë qëndreset e popullit t'onë të vogël qi mbërrini me pëngue e me ndalue zbatimin e vendimeve të nji kongresi ndërkombtar me kaqë randësi, siç ishte kongresi i Berlinit, vazhdoj gjithnji e fortë dh'e fuqishme si kundër Serbvet e Malezezvet ashtu edhe kundër fuqivet ushtarake turke të cilat orvateshin me shtypë e dërmue përpjekjet shqiptare që synojshin m'e shkundë qafet zgjedhen e huej, në kuptim të fitimit të liris dhe të pamvarrësis kombtare-shtetnore.

 

(II)

 

Prej kohës s'Lidhjes s'Prizrenit e deri në luften ballkanike historija e jonë asht e mbushun me përpjekje e me revolucjone shqiptare. Kryengritja e fundit e Kosovës në veren e vjetit 1912 që hodhi Divizjonet ushtarake të perandoris Otomane m'at anë të Vadarit, patjetër do t'a kishte realizue andrren shekullore të patrijotvet shqiptar, me shpallë në Shkup pamvarrësin e Shqipnis me katër vilajetët, sikur mos t'ishte qënë fanatizmi fetar i tepruem, intrigat midis krënvet shqiptar dhe ndërhyemja e befasishme e ushtrive të besëlidhuna të shtetevet ballkanike, shtye e pregatitë nga Rusija e Carvet. Me gjithse kët herë Shqipnija duel Shtet në vedi dh'e fitoj pamvarrësin'e sajë kombtare, mase gjymsa e Shqipnis : Kosova, Manastiri dhe Camerija e tjera vise shqiptare, me vendimin e padrejtë të konferencës së Londres (me 1913) mbetën prap nën zgjedhjen e të huejvet tue kalue prej nji okupasjoni nën nji tjetër, edhe ma i randë se i pari, për t'a vazhdue tragjedin kombtare shum herë shekullore. E me gjith kët deshtim qi që fatal për kombin tue u-nda për gjymës trupi i tij dhe q'i kushtoj vetëm Kosovës afër 200.000 viktima përpjekjet e Kosovarve për liri nuk munguen edhe ndër rasat kritike të ma vonëshme, siç ishte Kuvendi i Vlonës, qi me 28 Nanduer 1912 realizoj aktin historik të shpalljes s'Indipendencës kombtare, ashtu edhe në luften e mbrojtjes së të parës Mbretnië shqiptare kundër rebelvet reaksjonarë me 1914.

 

(III)

 

Veprimtarija politike dhe revolucjonare e Komitetit të Kosovës

 

Mbas mbarimit të luftës s'parë botnore dipllomacija Europjane në konferencën e Versailles- it, ndër të tjera, krijoj edhe shtetin mozaik të Jugosllavis nën dinastin e Karagjorgjeviçvet që kishte aspirata e lakmina jo vetem mbi tokat e pushtueme prej Serbo-Malezezvet me anen e forcës, por edhe mbi Shqipnin e cungueme. Smadhimi i mbretnis s'rë të Jugosllavis jo vetem i shqetsoj, madje i përmbysi fare shpresat e nasjonalistve të Kosovës, të cilët besojshin në zbatimin e parimeve të vet-vendosjes së popujvet, shpallë prej Presidentit Wilson të shteteve të Bashkueme t'Amerikës. Ky desiluzjon i shtrengoj kta m'e lanë vendin dhe m'u tërhjekë ndër malet e Shqipnis, e ma vonë me zbritë në Shkodër ku, në fund të vjetit 1918, thëmeluen Komitetin revolucjonar të mirënjoftun për t'i dalun zot tokavet shqiptare të Kosovës. Kjo organizatë irredentiste me qëndër në Shkodër që në fillim drejtohej nga të ndjëmit Av. Hoxha Kadri Prishtina me shokë : Qerim Begolli nga Peja, Hysni Curri nga Gjakova, Bedri Peja e Halim Gostivari dhe ma vonë nga Bajram Curri prej Gjakove dhe Hasan Prishtina e patriot të tjerë, zhvilloj nji veprimtari kombtare-politike shum të frytëshme për revendikimet mbi Kosoven me anë memorandumësh e botimësh të ndryeshme dhe njikohsisht hapi edhe nji fushatë energjike kundër okupasjonit italjan qi kërkonte me i imponue Shqipnis s'1913-tës nji lloj protektoratët. Në kët fushatë patriotike kundër pushtimit Italjan ashtu edhe në pregatitjen e sheshit të kongresit të Lushnjes qi ristabilizoj shtetin shqiptar me kryqytet Tiranen vepra dhe roli i Komitetit të Kosovës ka qenë nji faktor me randësi. Asht për t'u shenue se në kët luftë të dyfisht që po zhvillonte Komiteti i Kosovës pa pasë asnji nji ndihëm të jashtme filloj shpejtë me gjetë kuptim e bashkpunim të sinqert prej shum patrijotvet shqiptar si : P. Gjergj Fishta, P. Shtjefen Gjeçovi, Bajram Fevziu, Salih Nivica, Kristo Floqi etj. të cilët me shkrimet dhe botimet e tyne i dhanë gjallni e aktualitet problemit të Kosovës dhe kështu fitoj edhe përkrahjen e auktoritetevet ushtarake t'Anglo-Françezve, të distakuem aso kohe në Shkodër. Këta autoritete — për mungesë ndërlidhjeje postare e telegrafike nga Janjeva, bashkpuntuer i ngusht i Komitetit të Kosovës me qëndër në Shkodër 1918-1920, vra prej shovenistvet serb më 1929. t'asaj kohe të mbasluftës — lehtësuen shum dërgimin e protestavet dhe të memorandumevet të Komitetit në fjalë për vendet e destinueme. E nji ditë kur historjani i ardhshëm do të germojë dhe do të shqyrtojë arshiven e kësaj organizate dhe përmendorët, statistikat dhe dokumentat e paraqituna prej sajë Konferencës së Paqës dhe Kançelarivet Europjane e Amerikane, siedhe artikujt e botuem në fletoren POPULLI», Drejtue ma parë nga Salih Nivica e Maliq Bushati dhe mandej nga Bedri Peja, do të konstatojë se sa e frytëshme e pozitive ka qenë veprimtarija e organizatës së siperthanun në mbrojtjen e Kosovës dhe të çashtjes shqiptare përgjithësisht.

 

(IV)

 

Operacjoni i Shqipnis s'Mesme për shtypjen e lëvizjes Esadiste nën komanden e Bajram Currit, në prendveren e vjetit 1920, prej kah filloj me marrë forcë e gjallni shteti i ri shqiptar, marrjapjesë e vullnetarvet Kosovarë e Kruetan në luften e Koplikut kundër sulmevet jugosllave në veren e vjetit 1920, përpjekjet paqtuese e dashamirse me shue lëvizjen e Mirditës, siedhe kontributët e ndryeshme ndër rasa të tjera kritike, provojnë qartazi se nasjonalistët e Kosovës kanë qënë kurdoherë faktor pozitiv jo vetëm për shlirimin e Kosovës, por edhe për forcimin e shtetit Shqiptar. Tue pa se bota dipllomatike ndërkombtare tregohej indiferente dhe mbyllte sytë perpara masakrimeve të Serbvet kundër Shqiptarve të Kosovës e se protestat e ankimet po mbeteshin pa asnji efekt dhe nuk gjejshin ndonji ushtimë dhimbsunije, atëherë Komiteti i Kosovës u-shtrengue me organizue luften e dishprimit kundër pushtuesit sllav. Kryengritje të përgjakëshme paten vend në Rogovë të Pejës, në Plav'e Gusi, në Podgor e në Drenicë, në Prekorupë e në krahina të tjera, ku çetat e Mehmet Ferit nga Plava, Ismail Gusis, Kerit Sadri Bardhit nga Rogova, Jusuf Vejselit e Bardh Jusufit nga Podgori, Azem Galicës nga Drenica, Sadik Ramës nga Gjurgjeviku, Ramadan Shabani nga Kieva, Mehmet Kajumit nga Llapi e tjerë kryengritës vjet me radhë e shqetsuen dh'e tranditën Belgradin tue shkrue faqe t'arta trimnijet e heroizmit n'historin e perpjekjevet për shlirimin e Kosovës.

 

Falënderoj me gjith zëmër Zotni prof. Ibrahim Kelmendin për njoftimet dhe shpjegimet e vjefëshme qi m'i ka dhanë rreth disa luftimeve ndër zonat e Preshëvës, të Kumanovës dhe të Gjillanit, ashtu edhe Zotni Rifat Kolgjinit, I jam tepër mirënjoftës për kujdesin dashamirës me të cilin m'i ka sigurue fotografit e disa Krënve të lëvizjës irredentiste të Kosovës qi zbukurojnë faqet e këtij libri modest.

 

Autori.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora