Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Kapiti: Urime Znj. Osmani për detyrën e Kryetarit të Shtetit

| E hene, 05.04.2021, 09:58 AM |


Urime Znj.  Osmani për detyrën e Kryetarit të Shtetit

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës fituan shqiptarët, fitoi demokracia, fitoi shteti dhe u vulos institucionalisht edhe legjitimiteti popullor, Referendum i 14 Shkurtit 2021, i cili “de fakto” ia kishte besuar postin e Presidentit të Kosovës Znj. Osmani.

Dështoi kështu edhe përpjekja nga opozita destruktive në aleancë me Listën serbe për ta penguar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, orvajtje kjo destruktive   për ta çuar Kosovën në zgjedhje të tjera të parakohshme në një kohë kur Kosova ka përpara detyra dhe vështirësi të jashtëzakonshme për të përballuar si: luftën kundër pandemisë, ngritjen dhe ndërtimin e shtetit demokratik e ligjor, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit si dhe detyrën e madhe kombëtare për ç’kapjen e shtetit nga mafio-oligarkia krimo-politike që pengojnë zhvillimin kombëtar gjithpërmasor dhe integrimin e Kosovës në BE.

Sot  Parlamenti i Kosovës sapo zgjodhi Znj. Osmani si Kryetare të shtetit të Kosovës megjithëse edhe pse në gërrhamat e fundit te  kualicionit të  PDK e  AAK si dhe 3 “agjenteve” të  Isa Mustafës dhe paterica të ishpresidentit Thaçi të cilët u  ndëshkuan me 14 Shkurt 2021 ata edhe u munduan  përsëri por që  dështuan në  gjithçka çfarë mundën maksimalisht për të bëre  kundër vullnetit të popullit, kundër shtetndërtimit, kundër Kushtetutës dhe kundër integrimit të Kosovës në BE.

Me këtë rast  unë i përshendes, sepse  janë për t’u përshëndetur të gjithë ata deputetët të cilët bënë të mundur që me pjesmarrjen e tyre në këtë seancë parlamentare të zgjidhet Znj. Osmani Presidente e Kosovës, pasi zgjedhja e kryetarit të shtetit  ishte jetike për Kosovën në këto momente historike.

Deputetët që morën pjesë dhe mundësuan zgjedhjen institucionalisht dhe demokratikisht të Presidentit të Kosovës në përputhje edhe me legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 duke  plotësuar e kryer  kështu detyrën fisnike dhe kombëtare të deputetit, si përfaqësues të popullit për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të shtetit.

Pra, këta deputetë meritojnë mirënjohje dhe respektin më të madh pasi kryen detyrën para ligjit, Kushtetutës, demokracisë dhe para popullit e shtetit.

Deputetët e PDK-së  dhe AAK-së  si dhe ata dy a tre  deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në votim e treguan veten se sa të përgjegjshëm janë,  se sa e duan Kosovën dhe se sa proamerikano-europianë janë.

Suksese dhe Urime Znj. Osmani për   detyrën e vështirë të  Presidentit të Republikës, të kryetarit të shtetit të Kosovës  pasi edhe e meritonit, por edhe se ekziston bindja dhe besimi publik e kombëtar se Ju këtë detyrë do ta kryeni me përkushtim, me dinjitet dhe me përgjegjshmëri të lartë kombëtare.

Urime!

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës, 4 Prill 2021