E enjte, 28.03.2024, 01:21 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Flet Nderi Kombit Margarita Xhepa

E hene, 05.04.2021, 08:54 AM


Flet Nderi Kombit Margarita Xhepa: Më mungon skena, sheshet e xhirimit, aktivitetet e shumta

- Mihal Luarasi ka pasur gjithmonë dëshirë të ngjiste në skenë me mua  “Elektrën” e Sofokliut

- Në moshën  time të pjekurisë arrita të interpretoj mbretëreshën e Trojës, Ekubën

- Kristaq Dhamo më afroi në kinematografinë shqiptare me një rol negativ

-Kam pasur një bashkëshort artist si Xhavid Xhepa që kam aritur këtu ku jam

Nga Albert Z. ZHOLI

Me rastin e 87-vjetorit të lindjes

Më 2 prill ajo mbushi 87-vjeç. Në një moshë të tillë dikush thotë është e madhe. Por Margarita mbetet e madhe në skenë, por jo në moshë. Ajo gjithmonë është e re, e bukur  pasi është gjithmonë në lëvizje është në aktivitete, është në intepretime. Nuk e njeh moshën sepse e mban të re arti. Një grua zonjë, e dashur, korekte, gojëmjaltë, e gjendur, e bukur, fisnike, mbushur me mirësi. Një artiste që nuk e njeh lodhjen dhe që përhap  dashuri njerëzore kudo që shkel. Me qindra takime me të kam njohur një artiste të rrallë, me vlera intelektule të jashtëzakonshme dhe me dëshirën e mirë për të ndihmuar gjithkënd. Ajo të habit me thjeshtësinë, gadishmërinë dhe fisnikërinë e gruas shqiptare. Me të kam shkuar në Vlorë, Tepelenë, Elbasan, Krujë, Fier etj, dhe në çdo udhëtim nuk ka njohur moshë  pasi ajo ka lindur për të çuar në çdo familje shqiptare, gëzime, dhe art mbresëlënës.  Margarita lindi më 2 prill 1934Lushnjë. Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, dhe 40 në filmografi.

-Situatë Pandemie,  çfarë i mungon Margaritës në këto muaj izolimi?

Më mungojnë shumë gjëra. Skena, sheshet e xhirimit, aktivitetet e shumta, takimët me të afërmit, takimet me mikeshat, lëvizjet nëpër vende të ndryshme. Jemi izoluar dhe nuk njohim mirë realitetin. Një situatë që na ka ndarë nga shumë gjëra. Por na mori dhe shumë të afërm, njerëz me të cilët kemi punuar. Në këtë moment dua të bëj dhe një homazh për ikjen në përjeëtsi të gazetarës së mirënjohur Zenepe Luka. Zenepja që ishte organizatorja e shumë aktiviteteve. U ndamë dhe nuk mund të respektojmë shumë njeërëz që meritojnë të shprehim vlerësime. Kjo është situata.

-Fëmijëra gjithmonë kujtohet me nostalgji. Besoj se në ëkto ditë të ëvshtira jashtë lëvizjeve kujtimet vijën të shumta. Si e kujton Margarita fëmijërinë dhe familjen?

Ishte një fëmijëri e vështirë por e bukur. E vështirë pasi ishim një familje e varfër një familje tradicionale. Ishin vitet  para të çlirimit dhe varfëria ishte në çdo familje. Nuk ngopnim barkun me bukë por  kishim një dëshirë të madhe për dije, për arsim. Prindërit nuk na pengonin në rrugën tonë dhe pse nuk kishin mundësi financiare të na plotësonin dëshirat. Por ne kishim një harmoni të madhe në familje që nuk e ndienim shumë varfërinë. Kishim një dashuri për njeri tjetrin që ndanim dhe kafshatën e gojës. Nuk i mendonim kërkesat e fëmijëve të sotëm, nuk kishim kërkesa por kishim etje për dituri, ky ishte ndryshimi. Prindërit në atë kohë ishin shumë fanatik. Por unë kam pasur fat.

-E kishte menduar ndonjëherë Margarita se do bëhej aktore?

Mund të them se kisha dëshirë por dhe strukesha brenda dëshirës. Ishin vitet e para pas çlirimit dhe emancipimi nuk ishte si sot. Në atë kohë e vështirë që femra të largohej nga familja apo të realizonte dëshira jashtë dëshirave familjare, por ishte mirësia e prindërve të mi që nuk më penguan. Kur unë bëra kërkesën time ata e përkrahën. U jam mirënjohëse gjithë jetën. Në atë kohë rrallë ndodhte  që prindërit të përkrahnin çdo dëshirë të fëmijëve. Nuk ishte kjo liri, ky emancipim, ky nivel jetësor. Por unë kasha ëndrra, dëshira, kasha synime që prindërit nuk mu ndalën.

Një jetë në skenë? Keni ende pengje?

Aktori ka dhe do të ketë gjithmonë pengje. Jeta e aktorit në vetvete është një peng ndaj kulmit të artit. Me qenë e sinqertë  kur isha e re, regjisori Mihal Luarasi ka pasur gjithmonë dëshirë të ngjiste në skenë “Elektrën” e Sofokliut.  Kur e dëgjova për herë të parë që mund të realizohej në atë kohë trupi mu drithërua. Sa dëshirë kisha ta realizoja. Sa dëshirë kisha të isha në atë kohë një Elektra shqiptare. Me thënë të drejtën e shikoja në ëndërr por kurrë nuk u realizua në atë kohë pasi në radhë të parë nuk ishin pjekur kushtet teknike. Ishte një realizim i vështirë për kohën. Mungonin shumë gjëra. Ndaj ngeli ëndërr për mua dhe për regjisorin e madh Mihal Luarasi që sot nuk jeton. Këto fjalë le të jenë një homazh për të, për atë regjisor plot talent dhe plot mirësi. Por vitet rrodhën dhe koha bëri të vetën, Si duket vjen një dit që dhe ëndrrat realizohen. Kështu para 10- vjetësh në moshën  time të pjekurisë arrita të interpretoj mbretëreshën e Trojës, Ekubën. Këtë rol ma besoi  regjisori grek, i talentuar grek Vangjelis Theodhopulos, dhe e interpretova për herë të parë në teatrin “Melina Merkuri” në Athinë. Ky teatër është ndër më të mirët në Athinë. Ai rol më la pa gjumë, më hapi telashe, më hapi probleme për ta arrirë. Punova shumë. Por edhe u shpërbleva pasi për atë rol kam pasur shumë vlerësime nga kritika, regjisorë e aktorë grekë dhe kam marrë 3 çmime. Por, pengje ka njeriu, por unë besoj se do ti realizoj.

Si do ta cilësonit artin shqiptar në regjimin komunist?

Dua të jem realiste, ai sistem ishte shumë të meta, por artin e përkrahu. E keqja ishte se kishte shumë ideologjizma brenda, por sërishmi u bë art. Në atë sistem dolën shumë koritej të artit skenik dhe në kinematografi. Dolën shumë sa mund të them se ishte koha e të mëdhenjve. Për atë sistem jo çdo gjë duhet hedhur poshtë. Punonim shumë, ishim shumë idealistë, kërkonim shumë ndaj njeri-tjetrit dhe kishim një dashuri të madhe për punën. Punonim për të bërë art, për të lënë gjurmë, ana materiale në atë kohë ishte e papërfillshme. Ngelëm të varfër por bëmë art që ka lënë gjurmë. Regjimet kalojnë arti mbetet.  Por edhe pse në kontroll, artistët tanë të mëdhenj kanë bërë art. Ne ishim më shumë idealistë se materialistë ndaj dhe sot jemi të varfër. e bënim punën me dashuri e nuk mendonim se sa para do të merrnin në fund të shfaqjes.

Po në kinematografi kush ju afroi për herë të parë?

Ah atë moment se harroj kurrë. Ka qenë regjisori i talentuar Kristaq Dhamo ai që më afroi. Dhamo mbetet një personalitet i padiskutueshëm në kinematografinë shqiptare, dhe ai më ka dhënë mësimet e para se si të lëviz, si të veproj, si të ndërroj mimikë se si të eci, si të dialogoj. Dhe di si është puna? Dhamo më besoi një rol negativ. E kuptoni një rol negativ mua që nuk më shkon për shtat. Në gjithë jetën time dy role ose tre, pra pak shumë pak, por Dhamo më futi në botën e bukur të filmit. Më vonë me këtë regjisor fjalëpakë dhe punë shumë kam qenë në dy filma  “Vitet e para” dhe “Gjurmët“. Dhamua më hapi rrugën e bukur të filmit dhe unë më pas isha në shumë filma. Ja di për nder këtij njeriu të shkëlqyer.

Kush të ndihmoj më shumë në rrugën e skenës?

Ish bashkëshorti im që nuk jeton më, i ndritët shpirti aty ku është. E them me plot gojën që e quaj veten një grua me fat, që kam pasur një bashkëshort artist si Xhavid Xhepa. Jo vetëm për mua por ai për gjithë Tiranën dhe më tej mbetet një aktor, këngëtar, bashkëshort dhe një shok i mirë pune. Ai buurë plot gjallëri më ka dhënë shumë në jetë, familje të bukur, lumturi familjare. Një grua kur ka një burër të tillë në krah edhe punën e ka më të lehtë dhe në punë bën mrekullia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora