E enjte, 22.04.2021, 11:41 AM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Fjala e popullit, fjala e zotit

E hene, 05.04.2021, 09:50 AM


Fjala e popullit, fjala e zotit

Në zgjedhjet e marsit 2021, populli shqiptar i Kosovës, me votën e lirë e demokratike, i dha rrugë institucionale gjeneratës së re prirë nga Albin Kurti e Vjosa Osmani, dy figurave më ëmblematike të politikës së Kosovës. Ju dhuroi besimin duke kërkuar llogaridhënje për të gjitha strukturat e shtetit të Kosovës. Këto dy figura, pra z. Osmani dhe z. Kurti, janë të pastërta si loti, si pika e vesës, të vendosur të drejtojnë rrugën e Kosovës drejtë Evropës Demokratike, drejt shtetit të së drejtës, ku funksionon ligji mbi të gjithë dhe për të gjithë, duke e bërë Kosovën të pranueshme për të gjitha shtetet demokratike të botës, por edhe duke ia ngritur autoritetin e humbur e të nëpërkëmbur për më shumë se 20 vite nga shkelësit, hajdutët e kriminelët e të gjitha ngjyrave, të cilët e sollen Republikën e Kosovës në këtë gjendje amullie e të stërkequr. Njëherit, sovrani popull, edhe pse me vonesë, në zgjedhjet e marsit 2021, përfundimisht ua dha shkelmin të gjithëve përnjëherë, atyre që e sollën këtë katastrofë ekonomike, shoqërore e politike, sociale...etj.

Rruga që e zgjodhen Vjosa e Albini, nuk është e shtruar me lule dafini, por me ferra e tela me gjemba, për të mos thënë e minuar, por nëse veprojnë me urtësi, profesionalizëm, guxim e drejtësi, nuk ka pengesë që mund ti ndalojë. Premtimi i dhënë nuk guxon të shkilet. Nuk guxon të shkilet gjaku i derdhur i shumë gjeneratave dyqindvjeçare, i heronjve e dëshmorëve të lirisë.

Urime z, Osmani, presidente e Republikës së Kosovës!

Urime z. Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Urime z. Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovëa!

Urime Kosovë e Shqipëri!

Urime gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë!

Fazli Maloku, Prishtinë, 5 prill 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora