E enjte, 18.04.2024, 04:48 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Vuçicit i mungon Hashimi

E diele, 04.04.2021, 09:20 AM


VUÇIQIT I MUNGON HASHIMI, ALBINI I PASHANTAZHUESHËM

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

I) Qysh me krijimin e Qeverisë Kurti 1, presidenti serb A. Vuçiq nuk ndjehet komod. Për ndryshim nga Hashim Thaçi dhe argatët e tij Edita Tahiri, më vonë Isa Mustafa e Skënder Hyseni, duket se Albin Kurti nuk bënë pazare të pista, me fqinjët lakmiqarë.

Bajram Kosumi, në cilësinë e kryeministrit, e kishte pyetur Presidentin Rugova, se çfarë mendonte Ai për bisedimet me Serbinë? Dr. Rugova ishte përgjigjur se "bisedime, vetëm për çështje teknike, do të këtë, por, ato duhet të afatizohen, sepse kufizimi i tyre, përshpejton proceset, në të mirë të Kosovës".

Por, këtë porosi e shkeli kryeministri Hashim Thaçi, me veglën e tij, Edita Tahiri. Gënjenin e mashtronin popullin, sikur po bënin vetëm bisedime teknike me Serbinë. Realisht, bisedimet teknike, fshehurazi, i konvertuan në bisedime politike,  madje, shumë të dëmshme për Kosovën. Përgjatë 10 viteve u nënshkruan 33 marrëveshje, në mënyrë konspirative dhe hiç transparente. Prej tyre janë zbatuar vetëm pak syrësh, të cilat i levërdisnin Serbisë.

Serbia, me një barrë krimesh, në luftërat e pabarabarta, të bëra në shtetet e ish-Jugosllavisë, tashmë, me bisedimet e stërzgjatura, Serbi-Kosovë, në Bruksel, po rehabilitohej dhe po bënte hapa para, duke u shitur si e përgjegjshme, paqëdashëse e paqëbërëse!

E gjithë kjo periudhë, të bisedimeve të pafund dhe tejet të disfavorshme për Kosovën, ishte një "blerje kohe" për Serbinë, për t`i zvetnuar, deri në harrim, krimet makabre e masive ndaj shqiptarëve. Hashim Thaçi, duke përfituar nga pushteti tej mbretëror, me një opozitë formale, tashmë, të vënë në shërbim të PDK-së së tij, siç ishte LDK-ja, thelloi pazaret, shpengueshëm, me Serbinë.  Ai kulmoi marrëzinë, duke paguar lobimin, për ndarjen e Kosovës! Çuditërisht, partia e tij heshti, edhe pse veprimet e tij kundërmonin tradhti!

Ndeshja e parë Kurti-Vuçiq, ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Përballja ishte e drejtëpërdrejtë dhe e ashpër. "Në mes shteteve duhet të funksionojë marrëdhënia e reciprocitetit",- i tha Kurti Vuçiqit. Ndërsa Vuçiq u përgjigjë: "Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet!" Intrigimet Thaçi- Grenell-Mustafa-Hoti, e shpërfillën dhe injoruan Kurtin kryeministër. Por, Kurti paralajmëroi se "marrëveshjet në Mynih u nënshkruan pa njohurinë time". Dhe, nënkuptohet se ai nuk obligohet t`i zbatojë.

"Qyteti ka një Sherif tjetër"

II) Serbia është e dyzuar në mes të Rusisë dhe Evropës e Amerikës. Ajo hiqet si viktimë se "fiton në luftë dhe humbë në tavolinë!" Në fakt, historia ka dëshmuar të kundërtën. Dhe, kjo ka ndodhur, duke qenë nën çadrën e Rusisë.

Në kundërshtinë ndaj shefes së Kuvendit, Vjosë Osmanit, se po komenton fjalimet e deputetëve, ajo reagon: "Siç thonë amerikanët, "qyteti ka një Sherif (polic) tjetër!" Thirrja-ofshamë e popullit, për të shpëtuar nga krimi i organizuar, korrupsioni, më shqip, hajnia zyrtare, rrjedhimisht, ngulfatja dhe kapja e tërësishme e shtetit, solli në skenë Sherifët e rinj: Vjosë Osmanin dhe Albin Kurtin me shokë.

Në nismë të fushatës zgjedhore mbizotëroi motoja, - referendum gjithë-popullor -, për ta realizuar qëllimin madhor - çkapjen e shtetit. Populli mirëkuptoi, me votën e tij të artë, vuri në ballë të aksionit të shenjtë dy subjektet simpatike: Vetëvendosjen dhe Listën "GUX0", duke fituar kreun e Qeverisë, të Kuvendit dhe në pritje edhe Presidentin e vendit.

"Ka ardhur koha që Serbia "të çlirohet" nga Kosova",- i tha kryeministrit serb Vuçiq dhe botës, kryeministri Kurti, në takimin e Mynihut. Ai i bëri thirrje botës ta ndihmojnë "çlirimin" e  Serbisë nga Kosova, ashtu siç e kanë ndihmuar Kosovën, tej dy dekadave më parë, të çlirohet nga Serbia. Kurti i tha Vuçiqit se "më parë se dialogu, Serbia duhet t`i kërkoi falje popullit të Kosovës, për krimet e bëra. Njëherësh, të fillojë kompensimin e dëmeve të shkaktuara". Ndërkohë, Vuçiqi i bëri thirrje Evropës ta "zbusin" kryeministrin Kurti.

I pashantazhuari, kryeministri Albin Kurti, veçsa ka nismuar t`ia "ndryshojë lojën" Vuçiqit, një lojë rutinë e bajate, të lozur, ndër vite, nga ai, me horrakët e shantazhuar, madje, të shumëfishtë të Kosovës. "Ju duhet të formoni Unionin e Komunave Serbe",- i tha Vuçiq kryeminnistrit Kurti. Por, përgjigja ishte ligjore, prerazi dhe serbes: "Kushtetuta ndalon organizimin një etnik, brenda Kosovës".

Kryeministri Kurti e ka lënë të hapur rishikimin, e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, deri në zhbërje, me udhër të Hashim Thaçit, nën presioninn e shantazhit nga Serbia, në këmbim të shpëtimit të tij, nga Gjykata Speciale e Hagës, për krime të supozuara, gjatë dhe pas luftës. Hashimi u tregua i lig, sepse vuri në ankand tokat e Kosovës, për lirinë personale! E gjithë "karriera"" e tij politike, është ndërtuar me intriga e dallavere, deri në krim. Është një Enver tipik, si fatkeqësi e Kosovës.

Hashimi dhe Kurti nuk kanë asnjë pikëtakimi, asnjë ngjashmëri. Hashimi ishte i shantazhuari i Vuçiqit dhe kurrë nuk mund "ta ndryshonte lojën" me shefin e tij serb. Ai premtoi të ngrinte padi kundër Dick Marty-së. Por, iu frikësua përballjes me atë. Nëse çështja e transplantit të organeve, nuk mund të vërtetohej dhe atë "betejë" e fitonte Hashimi.

Por, akuzat numerike, për krimet në Kosovë, kryesisht, të pas luftës, janë faktike, varret dhe dëshmitarët janë anekënd Kosovës, të fikësuara edhe në librin e Dick Martit dhe të prokurorës të Carla del Ponte. Dhe, këtë a dinë Hashimi me shokë. Andaj, edhe kanë heshtur! Njëjtë ka ndodhur edhe me komandantët tjerë, të cilët i kanë heshtur dhe vazhdojnë t`i heshtin krimet makabre të Serbisë.

Ndërkohë, Albini dhe Vjosa me shokë e shoqe, janë me ndërgjegje të pastër, nuk janë të inkriminuar, as me përgjakjen të shqiptarëve të pafajshëm dhe as me hajni zyrtare. Dhe, ky është ndryshimi në mes Hashimit me komandantët e tij, nga njëra anë, dhe të Albinit e Vjosës, nga ana tjetër. Ishte shantazhimi i Hashimit dhe i komandantëve nga Serbia dhe i Isa Mustafës, me klanin e tij, të shantazhuar nga Hashimi, me dosjet e SHIK-ut, që kanë katandisur e përtokur Kosovën, për dy dekada radhazi.

Presidenti serb do ta ndjejë shumë mungesën e Hashim Thaçit, me ekipin e tij, fort të dëgjueshëm. Vuçiq, intimisht, e vuri në dispozicion të komandantëve të UÇK-së edhe Listën Serbe. Por, jo edhe të Kurtit. Ishte shkathtësia e Kurtit dhe e Vjosës, më shokë, por, edhe mirëkuptimi i popullit, që e nxorën jashtë lojës Listën Serbe. Dhe, shanset janë për ta "djegur" edhe vet shelegun e dikurshëm të Millosheviçit, Vuçiqin. Albini me Sherifët tjerë luftarakë, si: Vjosa, Glauku, Donika, Saranda, Besniku, me shokë, si dhe kuadrot e bollshëm, intelektualë të kompletuar dhe atdhetarë të dëshmuar të LDK-së, janë e ardhmja dhe shpresa e Kosovës.

Gëzon fakti se edhe bota demokratike, ka filluar ta njoh më mirë Serbinë dhe të reflektojë. Është mbresëlënës reagimi i gjermanit Christian Hoferer, kryetar i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë  dhe nënkryetar federal i Rinisë Paneuropiane, kundër presidentit serb Vuçiq, për provokimin e tij, duke e vënë flamurin serb, mbi hartën e Kosovës. Zoti Hoferer shkon edhe më larg, kërkon hetim ndërkombëtar, për rolin e  Vuçiqit gjatë luftës në Kosovë. Si Ministër i Informacionit, i Millosheviçit, gjatë vitit 1998-2000, përgjegjësia kriminale është faktike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora