| E diele, 04.04.2021, 09:57 AM |
FUNDI I TË MBRAPSHTAVE DHE FILLIMI I NJË MBARËSIE
Nga
Dedë Preqi
Iniciativa
e LVV, për ndryshimin plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, është
një propozim i drejtë në veqanti për mërgimtarët që jetojnë në botën e jashtme,
në mënyrë që të iu mundësohet më lehtë votimi i këtyre qytetarëve përmes
ambasadave dhe konsulatave, në vendet ku jetojnë dhe punonë këta
bashkëatdhetarë.
Nëse
e marrim përbazë Ligjin Zgjedhor të Republikës së Kosovës, Nr.03/L-073, i cili
jep të drejtën çdo qytetari të këtij vendi, për të votuar dhe zgjedhur pa
diskriminim në bazë të përkatësisë së gjuhës dhe gjinisë, fetarisë dhe bindjes
politike, ngjyrës dhe racës, apo ndonjë kriteri tjetër në përputhje me
dispozitën ligjore.
Ky
lloj propozimi i ndryshimittë këtij Ligji, nuk është shantazh dhe doktrinë e
LVV, apo i ndonjë subjekti tjetër politik, por është një Ligj, i cili kërkon
shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës, duke ditur kushtet dhe rrethanat
nëpër të cilat po kalon mërgata, sa herë kërkohet vota e tyre për Zgjedhjet që
mbahen në Kosovë, ata diskriminohen në mënyra të ndryshme dhe abuzive.
Atëherë,
përballë realitetit nuk është mirë të shtiresh, sikur ky realitet do duhej të
bëhët jo sipas të vërtetës, duke u nisur nga e drejta e qytetarëve të këtij
vendi, të cilëve ua jep Kushtetuta e vendit, duke mposhtur pengesat e brendshme
dhe të jashtme duke tejkaluar egoizmin, plogështinë dhe ligësinë e shpirtit, të
atyre që po e paraqesin në këto momente opozita, PDK,LDK dhe AAK.
Nuk
nënkuptojmë këtë gjë si diçka të programuar , por atë që herë pas here është e
drejtë , tani dhe këtu, që të mos ia lejojmë vetës që një komunitet i
atdhetarëve tanë, për të cilin ka nevojë e tërë shoqëria e jonë, që duhet t’ia shtrijmë dorën dhe ta ndihmojmë…që të
trajtohet në praktikë ashtu sikur e kërkon e drejta dhe në favor të dinjitetit
njerëzor…që të pranohet e vërteta kur është çasti i duhur, dhe pse mund të
shkakëtojë kundërshti dhe tallje…të marrish një përgjegjësi kur ndërgjegja të
thotë se duhet ta pranosh.
Kjo
është rruga, e cila duhet të përshkohet me ndershmëri dhe me guxim, e cila na
qon shumë largë, atje ku përcaktohen çështjet e rëndësishme tëvendit. Dikujna
mund ti duket e çuditshme që mendimet tona lidhur me çështjet e tilla, në fund
përfundojnë për interesa individuale, dhe partiake, jo, kjo do të ishte e
kundërta, vetëm të llogaritet mundi dhe sakrifica e mërgatës, që sa herë mbahen
Zgjedhjet në Kosovë, ata e ndjejnë obligim moral dhe atdhetar, që të bëhën
pjesë e ndryshimeve në të mirën e vendit të tyre.
Opozita
nuk duhet të dorëzohet pa kushte përpara sfidave të rëndësishme politike, do të
thotë se nuk duhet të dorëzohet, apo të krahasohet me ata që as nuk marrin
pjesë në Kuvend, sepse as që u intereson, sikur është Lista serbe, opozita
duhet të rritet nga brenda , duke disiplinuar dhe tejkaluar vetëvetën, me
qëllim që të jetoj dhe veprojë me nderë,
dhe të jetë frytdhënës për shoqërinë dhe interesat e saj.
Është
shumë e pa përgjegjshme, sidomos nga pjesa e brezit të ri të deputetëve, të
cilët, sikur kanë rënë në kthetrat e shefave të tyre, ndër të tjera, duhet të
mësojmë se si duhet së pari ta kontrollojmë vetëvetën dhe si deputet e brezit e
të rinjëve, sikur Memli Krasniqi, nga PDK,
dhe Arben Gashinga LDK, të cilët japin komente të pa kontrolluara dhe të
adoloshente në politikë, duhet ta
kontrollojmë pafundësinë e pushtetëve të më hershme në partitë e tyre, që
u rriten gjithnjë e më shumë në bazë të
etjes për pushtet, të cilët Kosovën e bënë « ibret » dhe vend të dalluar me krim
të organizuar dhe korrupsion, nëse ata nuk dinë ta formojnë vetën e tyre,dhe si
duhet të marrin vendime politike dhe kulturore, nuk duhet të lakmojnë modelet e
atyre që nuk janë shembuj që ti kopjojmë për të mirë, kur kësaj shoqërie me
pushtetin e tyre i shkakëtuan vetëm humbjetë përspektivës shoqërore dhe
mirëqenjës qytetare.
Nuk
ka dyshim se një konceptim i tillë, që
përjeton kjo shoqëri për 20 vite më pari, tani më duhet të ndryshojë, sepse
edhe populli e ka dhënë fjalën dhe vullnetin e vet me 14 sgkurt të këtij viti
2021, të paktën tek ata që ndiejnë pak përgjegjësi për vendin dhe popullin e
vet, nëse përmes punës sonë, duam të vëmë në jetë sovranitetin që na është
besuar.
Prandaj,
opozita duhet ta njoh të mirën dhe të keqën brenda vetës, dhe të përballët me
të në mënyrë të efektshme, dhe duhet vërë nën kontrollë impulset e veta të
përgjegjësisë, për të mos e tejkaluar vetëvetën. Njëherazi duhet të luftojë për
lirinë dhe shëndetin e popullit të vet në këto momente, të luftojë kundër
mekanizmit të reklamës dhe propagandës, të cilat po rritën dhe i bëjnë zhurmë
politikës dhe jetës e qetësisë njerëzore
të këtij vendi.
Para
se gjithash, duhet të mendojmë mirë për gjitha ato gjëra, të cilat nuk kanë as
një qëllim të përbashkët në vetëvete,
sikur ato që po përdorën për këtë shoqëri shqiptare si ndonjë « hajmali », por
të lutemi zotit, që të kuptojmë njëri-tjetrin si shqiptarë të një gjaku dhe të
një kombi, dhe forcat e errëta mos të ndikojnë në mes nesh, për t’u armiqësuar
në mes vete, dhe fundi i të mbrapshtave të përfundojë njëherë e përgjithmonë
dhe të filloj një fillim i mbarësisë në Kosovën tonë.