E diele, 18.04.2021, 10:41 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Vjosa Osmani Presidente (?)

E shtune, 03.04.2021, 09:28 PM


Vjosa Osmani Presidente (?)

Nga Hilmi Saraçi

Kohë më parë pata shkruar për Vjosën Osmani, për angazhimin e saj në LDK dhë për autoritin që kishte në këtë familje të madhe . Prandaj edhe në një shkrim tjetër nga dy të rjera pata propozuar edhe Vjosa Osnanin për presodente. Por Vjosa sikur morri “Mësysh” dhe papritmas iku nga shtëpia e vjetët për t’u angazhua dhe për ta ndërtuar një” shtepi tjetër”,Me këtë rast e pata kritikar veprimin dhe angazhimin e saj  me VV … Ajo si duket më herët kishte planifiguar idenë për një angazhim tjetër me përkrahjen e ALbin Kurtit.Ky synim tani po duket e qartë, Vjosa Osmani si antare e familjes së madhe LDK sikur është ngutur duke u treguar e pa ,matur dhe “Axhami”, mirëpo këto “Marifete” kanë ndodhur  dhe  do të ndodhin edhe në të ardhshmem., Mirëpo  LDK-ja si familje e madhe, me tradita tw njohura politike dhe kombetare duret të jetë tolerante ndaj një antari të saj të padëgjueshëm,, qëndrimeve të saja edhepse tw gabuara të përpiqet që të afroj në mësin e tyrej. prandaj pa komentuar më gjerësisht mendoj se duhet tëpërkrahet dhe të zghedhet Vjosa Osmani president e Republikës së Kosovës, Për zgjedhjen e saj 80 deputetw duhet të qëndrojnë në sallë . këtë do ta bëjë të mundur LDK-ja  e cila  gjatë votimit të qënndrojë dhe të votojë për Vjosa Osmanin… Kryesia e LDK ka dhënë mëndimin për të qëndruar në sale dhepër të votuar, mirëpo si duketdisa nga deputetët nuk janë të pajtimit që ta përkrafin Vjosën për president.

__________

Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë.[1] Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Në përbërjen e Kuvendit të kaluar ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Në zgjedhjet e 6 tetorit të viti 2019 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Aktualisht është kryetare e Kuvendit të Kosovës.[2]

Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Aëard”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Aëard”, nga Universiteti i Pitsburgut.[3]

Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.]

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora