E merkure, 24.04.2024, 09:22 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Garë zgjedhore shumë e fortë në Qarkun Lezhë

E premte, 02.04.2021, 07:07 PM


Garë zgjedhore shumë e fortë në Qarkun Lezhë

Nga Zenel Çeliku

Para pak ditësh po shoqëroja dy gazetarë të huaj në disa qytete të Shqipërisë, njëri prej tyre ishte edhe Qarku I Lezhës. Vizita konsistoi në vëzhgimin e situatës politike parazgjedhore në Shqipëri. Situata politike në vënd po bëhet çdo ditë e më shumë mjaft e ashpër, kjo buron nga sëmundja e pushtetit e cila duket se ka pllakosur partinë në pushtet-PS. Dua të ndalem në Qarku Lezhë ku historikisht ka qënë i djatht, me përjashtime kur votat janë grabitur nga të fortët. Meqënës ndaluam jo pak në këtë Qark, duke parë e duke marë në analizë kandidatët e PD dhe të PS edhe nga diskutimet e qytetarëve të këtij Qarku, ndaluam tek kandidatët e opozitës për të cilët kolegët e huaj ishin më shumë të interesuar. Ata realisht janë potencialisht konkurues të fortë, por simpatiae qytetarëve për njërin nga ata na bëri përshtypje, pikërisht për kandidat demokrat Salvador Kaçaj për të cilin vërtetë dëgjuam fjalë dhe vlerësime të shkëlqyera. Pa krijuar diversion dhe pa hatërmbetje nga kolegët democrat të kadidatit Kaçaj, duhet të theksoj se Ai ka qënë dhe është figurë shumë ë njohur në këtë qark. Z. Kaçaj është I pëlqyer jo vetëm pse origjina e tij është pikërisht nga kryeqëndra e këtij Qarku-nga Lezha, por ai njihet si ish futbollist I Beslidhjes nga ku katapultoi deri në ekipin Kombëtar të futbollit. Kaçcaj ka qënë Kryetar I Bashkisë Shëngjin ku ka punuar shumë mirë dhe ka qënë shumë I dashur për banorët e këtij komuniteti. Salvador Kaçaj është një profil shumë interesant, shumë popullor shumë modest në Lezhë dhe jo vetëm, është I kudo ndodhur në dasma dhe fatkeqësi në gjithë shtrirjen e këtij Qarku. Kaçaj edhe pse është me banim në Tiranë, përsëri Ai është shumë I lidhur me vëndlindjen e tij. Në Listën e kandidatëve të PD në Qarkun Lezhë, Salvador Kaçaj është I teti por sipas bisadave me qyetarët, Kaçaj pa diskutim do të jetë fitues dhe deputet I ardhshëm I Kuvendit 2021-2025. E veçanta e këtij personazhi mjaft potencial, është se Kaçaj është shumë punëtor dhe punon derë më derë të qytetarëve të këtij Qarku, ai takon çdo njeri dhe çdo familje edhe ata që njihen si të majt duke I treguar se koha për ndryshim është tani o kurrë, koha për ndryshim është për të djath e të majt, koha për të nxjer Qarkun Lezhë dhe mbarë Shqiperinë është tani, ndaj të djathë të majt duhet të votojnë për ndryshim. Vëllezër, duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga vëndi, duhet të votojmë për më shumë shpresë e besim se ky vënd mund të bëhet mirë e bukur me qeverisje të përgjegjshme, duhet të votoni për mirëqënia dhe integrimin e vëndit në BE-u thotë Kaçaj mbqrë qytetarëve të Qarkut Lezhë. Me kurjozitet dhe me besim le të preim ditën e zgjedhjeve ku pritet që Salvador Kaçaj të jetë një nga zërat më të fortë në parlamentin e ardhshëm, kur Kaçaj të jetë një avukat I fortë e I devotshëm për qytetarët e këtij Qarku dhe jo vetëm.

Zenel Çeliku

TIR-Fax News Agency



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora