E premte, 29.03.2024, 01:54 PM (GMT)

Kulturë

Viron Kona: Hektor Veshi - Ju nderoj

E premte, 02.04.2021, 07:06 PM


Ndodh që i kërkojmë vlerat jashtë dhe larg nesh,  kurse ato i kemi fare pranë

(Një panoramë dhe disa përjetime rreth librit  “Ju nderoj”, të shkruar nga prof. dr. Hektor Veshi)

Nga Viron Kona

Kam në tavolinën e punës librin “Ju  nderoj” shkruar  nga prof.dr. Hektor Veshi, të botuar nga Ombra Gvg-2021-Tiranë.Një filxhan kafeje në kopertinë, sikur mëfton të fillojë ta lexojë dhe të nis bashkëbisedimin meshkrimtarin dhe profesorine nderuar, t`i shfaq atij mendimet dhe vlerësimet për librin, për përmbajtjen dhe stilin e të shkruarit, për idetë dhe mesazhet që përcjellë te lexuesi, për figuracionin artistik që ai përdor...Më vjen mirë që libri më afron dhe më familjarizon shpejt me tematikën dhe përmbajtjen e ku shfaqendukshëm sinqeriteti dhe kultura e të shkruarit...

Siç shprehet atutori në fjalën hyrëse:“Libri është një përmbledhje shkrimesh të hartuara dhe të botuara në organe të ndryshme të shtypit tonë qëndror për një periudhë të gjatë vitesh”.Kreu i parë: “Portretizime shkencëtarë dhe shkrimtarë”, ku, në hyrje, shfaqet artikulli tërheqës e informues i titulluar “Hektor Veshi, që ka veshur dhe mban pastër mantelin e  dijes”, i shkruar nga prof.dr.Ago Nezha, Mjeshtër i Madh, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, Mes të tjerash, prof. Nezha shkruan:“Hektori është një natyrë e qetë, modeste, plotë ide, fjalëpak, që flet më shumë me punë e vepra se me fjalë”.Në vazhdim vjen artikulli që  prof. Hektori i kushton shkrimtarit, përkthyesit  dhe studiuesit Ilinden Spasse, i cili, “e solli Sterjo Spassen nëmadhështinë e shumanshme, të kompletuar në dorë të lexuesve”.Vijon artikulli që prezanton me respekt dhe konsideratëtë lartë profesorin, shkrimtarin dhe psikologun  e paharruar prof.dr.akademik Bedri Dedjen, një artikull ky që të mbetet në mendje si për portretizimin e rrallë që i bëhet prof.Bedriut dhe për dashurinë që shfaq Hektor Veshi ndaj bijëve të Shqipërisë, dijetarë të mendimit dhe të artit, të fjalës së bukur shqipe dhe të mendimit pedagogjik e shkencor, një ndërthurrje kjo që brezi ynë e gjen të mishëruar dukshëm te vepra e Bedri Dedjes.

Artikull i radhës është ai kushtuar profesorit të pedagogjisë Shefik Osmani, metë cilin prof.Hektori ka pasur njohje dhe respekt të veçantë, si për vlerat e shumanshme që përfaqësonte  prof. Shefiku, ashtu dhe për këshillat e tij të mençura: “Puno ti, i kishte thënë prof.Shefiku, - se punën nuk mund të ta hedh dot poshtë askush”. Bashkërisht me portretin e didakti të shquar, prof.dr.Shefik Osmanit, Hektori Veshi ka skalitur po aq bukur e me nderim edhe portretin e bashkëshortes së prof.Shefikut, Urti Osmanit, edhe ajo profesore dhe Mësuese e Populli.Urtia e lidhur përjetësisht me profesor Shefikun,  ashtu sikurse Pandora Dedja me Bedri Dedjen.Pandora dhe Urtia, dy gra të mëdha shqiptare, që duke njohur thellë vlerat kombëtare të bashkëshortëve, pas vdekjes së tyre, iu përkushtuan punës për nxjerrjen në dritë të veprave që ata s`kishin arritur t`i botonin sa ishin gjallë. Me nderim ka shkruar e pasqyruar prof.Hektor Veshi edhe rolin dhe veprimtarinë e znj.Yllka Beçi, kryetare e palodhur e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, ish drejtuese e disa shkollave të kryeqytetit. Lexuesin e tërheq ndërkohë emri dhe vepra e profesorit të shquar të pedagogjisëshqiptare Mark Vuji, i cili i ka dhënë aqshumë mendimit pedagogjik shqiptar, por ishte edhe dashamirës e zemërbardhë si Ai. Me respekt e dashuri shkruan prof. Hektori për prof.dr. Pajtim Bejtjen, këtënjeri mendjeartë, dijetar dhe reformator të arsimit profesional shqiptar, me të cilin prof.Hektor Veshi, ka mbajtur dhe mban edhe sot një miqësi të rrallë kolegësh, shokësh dhe miqsh tëvërtetë.

Një artikull i veçantëështë ai kushtuar “Yllit të Diturisë” Hasan Tahsinit, emri i të cilit vezulloi dhe shkëlqeu atëherë në Perandorinë Osmane, shkëlqen edhe sot e përherëdo të shkëlqejë në atdheun e tij, në Shqipëri. Lexuesi ndihet krenar kur lexon se Hasan Tahsini ka qenë prorektori i parë i universitetit të Stambollit, duke treguar kështu kulturëne  tij të rrallë si dijetar dhe si shkencëtar i arsimuar në perëndim(Francë).Prof.dr. Hektor Veshi ndalet në mënyrë të veçantë në tre vepra që  i kushtohen Hasan Tahsinit, teksa na entuziazmon kur na kujton thënien e Sami Frashërit: “Hoxha Tahsini, ishte nga ata njerëz të mëdhenj, që rrallë nxjerrin shekujt dhe epokat”.

Libri “Ju nderoj” vijon me recensën në kujtim e nderim të prof.dr.Murat Gecaj, autor i librit “Filologë që nuk harrohen”, por dhe autorë i dhjetëra librave dhe i qindra artikujve informues, social-kulturorë, artistikë e shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq vjennjë artikull i gazetarit Ibrahim Hajdarmataj, i cili përshkruan ngrohtësisht vlerat e veprimtarive të Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë me Kryetare znj.Yllka Beçi dhe Sekretar të Përgjithshëm prof.Murat Gecaj.Një nderim i veçantë i bëhet në këtë libër shkrimtarit Fiqiri Shahinllari dhe librit të tij me tregime “Brenga shpirti”. Me po atë emocion portretizohet poeti Sotir Lashova, i cili jetoi për një kohë në SHBA dhe ndërroi jetë atje, por që, siçshkruan prof. Hektori, “Lashova ishte fizikisht larg, por mendjen e zemrën ikishte natë e ditë në Shqipëri”.Tëbënë të ndalesh pak më gjatë tek artikulli pikant“Tomorr”-poeti Xhevahir Spahiu”, artikull në të cilin prof.Hektori përshkruan mbresat e tij për librin “Sfida e poetit”, shkruar nga gazetari dhe studiuesi i paharruardr. Nuri Dragoj.

Kreu i dytë i librit “Ju nderoj” përmbledh “Komente dhe recensa për autorë dhe libra”.Çelet me artikullin e gazetarit të njohur Fran Gjoka, i titulluar  “Aktualiteti përmes ngjarjesh jetësore”, ku gazetari shkruan përjetimete  tij rreth vëllimit me tregime “Legjenda e dashurisë së përjetshme” të Hektor Veshit.Ndërkaq, ka origjinalitet recensa për librin “Në gjurmët e një didakti” tëprof.dr.Njazi Kazazit, i cili ia kushton këtë libër Didaktit Gjurmëlënës prof.dr. Shefik Osmanit”.Vijnë me radhë artikujt njëri më interesant se tjetri, sidomos, lexuesi ndalet te përjetimet rreth romanit   “Princesha” mbi “fatin” e hidhur të grave që mund të ndryshohet apo recensa tjetër reth librit “100 personalitet më të shquar të njerëzimit”, një libër ky i përkthyer nga prof. Ilinden Spasse, e ku lexuesi merr një kulturë të gjerë për njerëzit e mëdhenj që kanë pasur ndikime në shoqërinë njerëzore;kurse është tërësisht jetësor artikulli  ditari “Dëshmi me dritë” i së resë Evgjeni Poloska, ku përkujtohet me anë të këtij artikulli, 60-vjetori i aksionit të rinisë për ndërtimin e rrugës Kukës-Peshkopi, 65 km. Ndërsa, shprehen mendime dhe arritje studimore, pedagogjike dhe letrare të prof.Hektor Veshit, kur analizohet vepra e tij “Përballë gjakmarrjes” nga V.Kona e ku shkruhet se libri “Përballë gjakmarrjes” është një kambanë e fuqishme alarmi për shoqërinë, për shtetin dhe politikën, për institucionet arsimore e social-kulturore që e kanë forcën dhe mundësinë t`i thonë më në fund ndal këtij atavizmi shekullor, këtij fenomeni ogurzi që errëson, shëmton dhe gjymton rëndë shoqërinë shqiptare”.Një analizërealiste dhe plotë vlera i bënë librit “Përballë gjakmarrjes” edhe prof.dr.Pajtim Bejtja, i cili ndër të tjera nënvizonse ky libër “mbart një shqetësim e një dhembshuritë thellë dhe një thirrje publike prindërore e qytetare të autorit drejtuar shqiptarëve kundër gjakmarrjes...Lëreni me kaq gjakmarrjen, lëreni, lëreni!”.

Njëkapitull tjetër tërheqës, është ai i titulluar  “Krijuesit ushtarak” e ku prof.Hektori merr në analizë dy libra të dr.Arqile Veshit, njëri me titull:“Gjenocidi nazifashist dhe kolaboracionist kundër popullit shqiptar” 7 prill 1939-9 maj 1945 dhe tjetri me titull “Qëndresë heroike e të burgosurve, të internuarëve e të ekzekutuarëve  politik shqiptarë ndaj pushtuesvenazifashistë e kolaboracionistëve” 7 prill 1939-29 nëntor 1944.“Arqilea, -nënvizon autori, -nuk ishte historian  kur mori përsipër të përgatiste njërin pas tjetrit të dy librat.Po puna me përkushtim e me dashuri ndaj popullit, të kaluarës plot sakrifica e vetmohim dhe rruga e ndjekur drejt synimeve të larta për liri, e frymëzuan për t`ia dalë në krye...Si vëlla, -vijon prof.Hektori, -ndihem krenar për krijimtarinë e vyer shkencore politike e publicistike e më gjerë, që na la dr.Arqilea.”Këtë artikull e shoqëron edhe lajmërimi i hidhur i prof.dr.Hektorit për ndarjet nga jeta tëvëllait të tij tëpaharruar dr.Arqile Veshi, i cili la pas një emër dhe një familje të nderuar e të respektuar. Siçnënvizohet me tëdrejtë, “Dr.Arqile Veshi ishte një kuadër i devotshëm dhe qytetar shembullorë, që tërë jetën nuk iu nda punës në shërbim të interesave të popullit e atdheut.”Po aq mbresëlënës është dhe  artikulli në formë letre, që ka autorë Hektor dhe Vasilika Veshi, drejtuar z.Zyber Gjoligu për romanin e  tij “Zhgënjimi”, sikurse, interesant është edhe artikulli “Shënime hyrëse për tre libra të shkruara nga z. Kadri Shametaj:“Krahina e Lopësitë në rrjedhën e historisë”, “75 vjet në këmbë-përvjetor mbresëlënës” dhe Libri i hapur: “Dëshmorët e Shqipërisë”.Ndërkaq, prof.Hektor Veshi shkruan artikullin “Pesë nga seria e librave të shkruara nga z.Qirjako Dhima”, ku me ndjenjë respekti e mirënjohjeje shprehet për kuadrine  lart të aviacionit shqiptar Qirjako Dhima, i cili me librat e tij i përcjellë kohëve mesazhe plot vlera tëveprimtarisë së aviacionit dhe aviatorëve shqiptarë. Tregohet njohës i thellë i letërsisë prof. Hektor Veshi në artikullin “Kronikë familjare-ngjarje, kujtime, mbresa”, mendime për librine  z.Gjon Bruçi.Origjinaliteti i këtij artikulli mendoj se qëndron në faktin se prof.Hektor Veshi u kujton lexuesve se janë të mirëpritur gjithnjë shkrimet e shkruara shkurt, por plotë mendime të vlefshme.

Kreu III i librit titullohet “Autorë dhe frymëzime nga “dashuria e çdo moshe”, i cili nis me recensën qëprof.Hektor Veshi i bënë librit “Çorraj, traditat dhe njerëzit e tij”, të shkruar nga z.Jorgo Mëlica, personalitet i kulturës shqiptare. Ndërkaq, kapitulli vijon me artikullin “Mihal Kopali, mësuesi i parë 1931:“parathënie poetike” për projekt –historikun e fshatit, 1971, e ku pasqyrohen edhe krijime poetike të këtij mësuesi kushtuar fshatit, historisë së tij dhe bijëve që luftuan për liri. Të mbetet në mendje artikulli “Poetët që u kënduan dëshmorëve me fjalë shpirti, janë përjetësuar si ata” e ku, me ndjenjë respekti e krenarie, prof.Hektoripërmend: poetin popullor Kristo Qirjaqi, nënë Husnon, që ishte vrarë djali në luftë, poetin e njohur Viktor Qurku.Po ashtu, ai përmend me emocion edhe një bejte të kënduar nga babai i tij Mite Veshi, në një nga festat e çlirimit të atdheut. Me nderim shkruan prof.Hektori edhe për  bashkëfshatarin e tij Jorgo Koka “I kantiereve” e mpreh lapsin si poet”, e ku mes të tjerash citon edhe vargje të këtij poeti ndërtues për heronjtë dhe veçanërisht për heroinën legjendare Maro Konda.Është tërheqës artikulli  “Fjala përshëndetëse z.Koço Nika, autor i romanit “Zhgënjimi i agjentit”, 3 vëllime, e në vazhdim edhe një skicë letrare e shkruar bukur. Doemos që, s`mund të rrinte pa shkruar prof. Hektori edhe për shkrimtarin e nderuar e të paharruar, mikun e tijSkënder Hasko, por dhe për miq të tjerë, të mërguar në vende të ndryshme të botës.

I sinqertë deri në fund, prof. Hektori vlerëson poeten mjeke Adriana Dhrami, e cila i këndon me ndjenjë fshatit të saj Çorraj. Vijojnë artikuj të cilët kanë në qendër të tyre artistë popullorë, shkrimtarë, kuadro ushtarakë, mërgimtarë, sikurse tërheqin vëmendjen recensa e prof.dr. Ilinden Spasse për librin e prof. Hektorit “Blerim e brengë’, po ashtu shkrimi plotë jetë i Fiqiri Shahinllarit; letra përshëndetëse e padërguar për autorin z. Petro Prifti, teksa vijon libri poetik “Rruga e jetës” i z.Thoma Koka. Krijojnë emocion përgëzimet që i bëhen prof.dr.Hektor Veshit për krijimtarinë artistike nga dr.Fejzi Koçi, ish/zëvendësministër i arsimit, letra e urimit për librin “Legjenda e dashurisë sëpërjetshme” e dërguar nga Kozeta Mero, apo dhe nga Minello Prifti, Kastriot(Aliaj) Rexhepaj, Hasan Disha...Libri mbyllet me një tjetër recensë të prof.dr.Ilinden Spasse, kësaj radhe për librin “Legjenda e dashurisë së përjetshme”. Recensaështë e shkruar në formë letre ku shfaqet standardi i lartë letrar i prof. Ilindenit dhe sinqeriteti i tij në vlerësimine  tregimeve që përmban libri.

Thuajse në mbi 300 faqet e tij, libri “Ju nderoj” përcjellë te lexuesi mesazhin e madh se njerëzit që i përkushtohen atdheut dhe i shërbejnë atij, janë gjithnjë të nderuar dhe të respektuar, ata mbeten në kujtesën e popullit si kontributorë që ia shtojnë vlerat, bukurinë dhe madhështinë atdheut. Asgjë nuk shkon kot nga puna dhe mundi i tyre.

Lexuesi merr një informacion të vlefshëm për shumë nga personalitetet e kulturës, të shkencës,  të pedagogjisë dhe tëgazetarisë.Nisin ato me dijetarin e madh shqiptar Hasan Tahsini dhe vijojnë me profesorët e nderuar Bedri Dedja dhe Pandora Dedja, Shefik Osmani dhe Urti Osmani, Mark Vuji, Mihal Kopali, Vasfi Semimi, Murat Gecaj, Yllka Beçi, Nuri Dragoj, Arqile Veshi. Sikurse dhe për profesorët e njohur të pedagogjisë, të gazetarisë dhe të fushës së studimeve: Pajtim Bejtja, Ago Nezha, Njazi Kazazi, Fejzi Koçi. Për shkrimtarët e njohur: Sterjo Spasse dhe Ilinden Spasse, Xhevahir Spahiu, Viktor Qurku, Skënder Hasko, Fiqiri Shahinllari.Por dhe për shkrimtarët dhe poetë  si: Sotir Lashova(Nuni), Mane Alikaj, Evgjeni Poloska, Petro Prifti, Thoma Koka, Zyber Gjoligu, Kadri Shametaj, Qirjako Dhima, Gjon Bruçi. Për disa nga krijuesit e fshatit Çorraj: Kristo Qirjaqi, Nënë Husno, Mite Veshi, Jorgo Koka, Koço Nika, Adriana Dhrami. Për gazetarët Fran Gjoka, Ibrahim Hajdarmataj.Për lexuesit e vëmendshëm dhe tërespektuar Kozeta Mero, Minello Prifti, Kastriot (Aliaj) Rexhepaj, Hasan Disha etj...

Libri “Ju nderoj” mund të themi se ngjason me një mozaik të bukur dhe tërheqës, ku gërshetohen stile të shkrimtarisë, gazetarisë dhe të lexuesve të thjeshtë.Brenda tij gjen në harmoni të plotëkonsiderata, vlerësime e fragmente letrare, vargje poetike, stil gazetarie, metoda të vlefshme studimore. Teksa mes tyre, lëvizin lirshëm portrete njerëzish të respektuar, episode, rrëfime, shprehje të respektit reciprok mes krijuesve, studiuesve dhe lexuesve.

Në libër, lexuesi do të gjejë edhe mendimin e lartë pedagogjik, edhe shkrimtarinë e zgjedhur, edhe rrëfimine thjeshtë, teksa gjatë leximit krijohet përshtypja se je ulur në një tavolinë pranë e pranë me prof.dr.Hektor Veshin (duke ruajtur distancëne  pandemisë) dhe, duke ndjerë së bashku me shijen dhe aromëne kafes, edhe kënaqësinë e bashkëbisedës plotë vlera jetësore, shkencore, artistike, kulturore dhe atdhetare.Aty takon dhe bisedon  natyrshëm: edhe me akademikun dhe profesorin emadh të pedagogjisë, edhe me mësuesit e thjeshtë; edhe me shkrimtarë të rangut kombëtar, edhe me krijues popullorëe lexues, të cilët i lidhë mes tyre dashuria për dijen dhe librin, i lidhin vlerat dhe dashuria e madhe për atdheun dhe kombin.

Libri është i shkruar me një gjuhë të pastër, ku shfaqet talenti i autorit si shkrimtar, prozator dhe studiues i kualifikuar.Libri ka një pasuri të madhe figurash artistike, fraza tërrjedhshme dhe tërheqëse, dialogje, vargje pikante, fjalëtë urta dhe shprehjetë zgjedhura frazeologjike popullore, që motivojnë ide dhe qëndrime apo pasqyrojnë vlerat e mëdha folklorike të popullit tonë.

Te libri “Ju nderoj” autori nuk ka mahninë të zgjedhë dhe të veçojë tipa dhe karaktere, ai i shfaq ata ashtu siç i ka njohur në jetë, realisht, pa lajka dhe pa zbukurime.Mund të themi se prof. Hektor Veshi, në fillim e në fund të këtij libri, shfaqet origjinal, ai është vetvetja.Te personaliteti i tij, te puna e madhe krijuese  e studimore, sintetizohet bukur shprehja “që, shpesh herë i kërkojmë vlerat jashtë dhe larg nesh, kurse ato i kemi fare pranë.”

Si përfundim do të thosha se vlerat e këtij libri i kalojnë të zakonshmet, edhe për faktin se janë shkruar nga një mendimtar i urtë, përfaqësues dinjitoz i dijes, i shkrimtarisë dhe i kulturës shqiptare, me një emër zotnie: Hektor Veshi.

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Prill 2021-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora