E marte, 16.04.2024, 09:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Burhanedin Xhemaili: Nehas Sopaj - Vallja e vdekjes së verdhë

E marte, 30.03.2021, 08:12 PM


Vështrim kritik

(Nehas Sopaj “Vallja e vdekjes së verdhë” Trilogji, Botim i autorit, Kumanovë, 2020)

Nga Burhanedin Xhemaili

Vepra artistike “Vallja e vdekjes së verdhë” e autorit Nehas Sopaj është një trilogji e përbërë nga tre romane: “Bukla”, “Kronikë e zezë nga koha e kuqe” dhe “Rruga e gaforres”. Në këtë vepër letrare, si tërësi unike, autori përmes ironisë së theksuar dhe lëndës së pasur rrëfimore, e provokon dhe e begaton lexuesin me informacionet e larmishme artistike, duke lexuar tre romane që mund të merren si një për shkak të harmonisë estetike dhe lidhshmërisë së ngjarjeve që bëhen nga narratori, si protagonist i veprës letrare, me personazhet e tjerë. Brenda tre romaneve, të emërtuar trilogji, lexuesi do të lexojë edhe fragmente poetike, rrëfime tregimore, monologje, dialogje dramatike, pastaj edhe elemente të tjera intertekstuale, si? janë: ëndrrat, përalla, legjenda, letra, artefakti i fshehur, mendimet kritike, komentet, analizat e shkurtëra... Të gjitha këto elemente të lartpërmendura jo vetëm që e krijojnë formën e artit të përzier, por edhe e plotësojnë tekstin rrëfimor duke krijuar një atmosferë të pasur, që shkon përtej përcaktimit të arsyeshëm. Gjithashtu, këtë atmosferë si vlerë estetike e shton edhe gjuha ironike, e kundërta e asaj që e beson lexuesi si të vërtetë, dhe stili i autorit, (strategjia narrative e autorit), që e zbulojnë universin mendor dhe vetëdijen e autorit... Dhe, gjithsesi se, këtë tekst letrar e bën edhe më të pasur rrëfimi i rrjedhshëm me elemente eseistike që shquhet për ritmin e shprehur në rrëfim, por njëkohësisht kërkon edhe vëmendje më të lartë tek lexuesi që të kuptojë se si po rrëfehet ngjarja, ?ka do të ndodhë në vazhdim të rrëfimit, dhe natyrisht se si do të përfundojë shpalimi i botës së brendshme të narratorit autor dhe të narratorit personazh kryesor... Autori i veprës letrare përmes rrëfimit në vetë të parë e mban të zgjuar lexuesin duke e ftuar që ta përjetojë ligjërimin rrëfimor, që nga fillimi e deri në mbarim, dhe të ecën me protagonistin e veprës letrare nga ngjarja në ngjarje, nga drama në dramë, për ta kuptuar dhe përjetuar botën e brendshme të autorit që nuk pajtohet me devijimet, turbullirat dhe mynxyrat e jetës reale. Dhe, duke e lexuar tekstin letrar vërejmë një dukuri specifike, meqë autori, si pjesë integruese të tekstit letrar, në disa raste na jep sqarime duke na shpjeguar se ?ka do të rrëfejë në vazhdim, me ?ka aktivizohet edhe më tepër nxitja për lexim tek lexuesi, edhe pse rrëfimi realizohet përmes elementit eseistik dhe gërshetimit të reales me fantastiken. Këto begati, të shprehura në trilogji, e plotësojnë mendimin tim modest për të konstatuar se kjo vepër artistike, si tërësi unike, është roman postmodern...

Kjo vepër letrare rrëfet në vetë të parë nga autori dhe nga narratori Isë Telaku, që është personazh kryesor, por më dominant si narrator është autori, dhe gjithnjë është në epiqendër të vëmendjes së lexuesit që joshet me gjuhën rrëfimtare, me elegancën dhe saktësinë e të shprehurit deri në imtësi, edhe ate duke e ironizuar realitetin e zymtë të kohës përmes artit ironik, por ironia si mjet fshikullues, apo si mjet që mundëson talljen e realitetit të zymtë, njëkohësisht paraqet edhe të vërtetën e fshehur që ndonjëherë paraqet vështirësi për ta kuptuar, apo për ta zbërthyer me lehtësi atë të vërtetë...

Romani lirik “Bukla” sistemohet në fillim të veprës artistike dhe shquhet më së tepërmi për shkak të rrëfimit lirik, që nga disa poezi lirike ka arritur të na japë rrëfime mjaft interesante, rrëfime këto që na udhëzojnë duke na përgatitur për ta receptuar më mirë tërësinë e veprës artistike, që është e ngjeshur me informacione artistike, dhe që burojnë nga përjetimet e autorit, si dhe nga përvoja e tij jetësore dhe krijuese. Pas leximit të këtyre pjesëve rrëfimore, ku shpërfaqet fëmijëria e narratorit dhe vendlindja e tij, shpërfaqen edhe të dhëna të tjera që na bëjnë kurreshtar të kuptojmë për fatin ekzistencial të personazhit kryesor... Por, përqëndrimi maksimal shtohet nga pjesa, ose rrëfimi: ”Vallja e vdekjes së verdhë”, meqë fillon shpalimi i botës së brendshme të narratorit, bota e vetmisë dhe ecja e tij nëpër situata të rënda dhe të errëta, ecja e tij nëpër labirintin e kohës së rëndë dhe të trishtë... Apo, më mirë të themi ecja e tij në drejtim të vdekjes..!!

Autori në këtë vepër letrare me mjeshtri artistike e paraqet rolin e shkrimtarit në shoqëri, që anatemohet nga pseudointelektualët, apo nga soji më i keq i shoqërisë, edhe ate pse shkrimtari e thotë tro? të vërtetën reale, pa u hamendur fare! Përndjekjen dhe anatemimin në fillim na e paraqet përmes elementit fantastik, përmes simbolit të së keqes, e ajo është Bukla që e hukatë, edhe pse në fillim kjo figurë na paraqitet si grua e bukur... Pastaj nga rrëfimi në rrëfim paraqet odisejadën e personazhit kryesor Isë Telaku, që nga momenti kur ftohet për ta kryer obligimin ushtarak në ish Armatën e Jugosllavisë. Ky moment, paraqet një ndër momentet më të rënda të personazhit kryesor. Por, përve? parandjenjave të mbrapshta që i sillen në kokë sikur ndonjë rrotë e hekurt, një dritë shpresëdhënëse ia ndri?on rrugën e errët, e ajo është ëndrra reale për të dashurën, Mrinë, që i gjendet pranë në ?astet më të rënda të jetës, edhe ate përmes evokimit, apo ëndrrës...

Në romanin e dytë “Kronikë e zezë nga koha e kuqe” fillon drama e veprës letrare. Narratori na rrëfen për fatin e intelektualit qysh nga momenti kur e merr ftesën për në ushtri që mund të kuptohet se është ftesa për në varr, edhe ate më 9 korrik të vitit 1981, vetëm tre muaj pas demonstratave studentore që ndodhën më 11 mars 1981, dhe e shkundën regjimin antishqiptar të ish Jugosllavisë. Kjo skenë paraqet ankthin e vërtetë të dramës brenda trilogjisë, kur mjekët oficer me detyrë speciale të sigurimit të shtetit në vend se t’i shërojnë ushtarët e sëmurë në spitalin ushtarak ata i helmojnë me fjalët barbare të nëpërkës, ata i helmojnë duke i ndjekur në vazhdimësi me metodat më antinjerëzore, ata i helmojnë duke u dhënë kafe me kofeinë dhe cigare me aromë të dyshimtë për t’i ?uar në pavetëdije, në vdekje... Për të gjitha goditjet psikike, prapaskenat, ndjekjet, nën?mimin, diskriminimin, torturimin, luftën për mbijetesë, kapërcimin nga tuneli i errët dhe nga labirinti vrasës pa e dëmtuar askend, nga ku shumë ushtarë kishin dalur të vdekur dhe të mbyllur në arkivole të blinduara, që mos t’ua shohin gjurmët e vrasjes anëtarët e familjes para aktit të varrimit, narratori i veprës letrare e ka dëshmitar Zotin.

Në këtë vepër letrare peshën artistike e ngritë rrëfimi i ngjarjeve të besueshme dramatike, ashtu si? e besojmë dhe e përjetojmë një ngjarje në film... Ngjarjet e tilla, që e shtojnë imagjinatën dhe përshtatshmërinë e lexuesit, janë ngjarjet me elemente fantastike të personazhit kryesor duke e kërkuar Mrinë në ndërtesën e lartë, që i ngjanë labirintit me shumë dyer të njëjta dhe me 99 kate. Kjo skenë imagjinare, e paraqitur me një fantazi të bujshme, shpalos vështirësitë dhe zymtësinë e jetës reale, duke e treguar individin e humbur në kërkim të ideales dhe të lirisë... Pastaj kalon në një ngjarje tjetër, ku shprehen përjetimet e këndshme dhe trishtuese në një pushim veror, edhe ate në qytetin bregdetar, në Ulqin, ngjarje kjo që mund të kuptohet se është burim i fantazisë së autorit, por edhe si ngjarje e vërtetë... Në pushime verore janë: personazhi kryesor, Isë Telaku dhe Taxhi, Viktori, Curri, Elmazi, tri gra e katër fëmijë. Në këtë ngjarje ndodh një fatkeqësi, ndodh konflikti me policin e shfryer, ndodh afrimi me gruan që e tradhëton burrin e vet... Nga kjo fotografi me pamje shumëngjyrëshe nënkuptohet tallja e fshehur që i bëhet absurdit të kohës dhe të gjitha ligësive në shoqëri...

Këto personazhe në mënyrë episodike paraqiten në ngjarjet në vazhdim, paraqiten në mbamendjen e narratorit, në dialogjet e përziera ku i ndërrojnë rolet rrëfimtarët... Ngjarjet vazhdojnë të shfaqen nga narratori përmes ngritjes së intensitetit dramatik, edhe ate duke e përdorur kujtesën për një ngjarje të ndodhur në vitin 1947, për vrasjen e dy dajëve të tij. Ngjarja ndodh në qendër të fshatit Mate?, në Juri, ku vriten fshatarët e gjorë, dajë Dani dhe dajë Dini, të shpallur ballistë nga regjimi komunist... Ngjarja rrëfehet nga narratori duke biseduar me Currin dhe Viktorin. Por, autori me mjeshtri e bartë rrëfimin në dialogje dramatike, dhe në një ambient dramatik, në qendër të fshatit ku realizohet drama e fshatarëve që duan të mbrojnë dinjitetin dhe mallin e fituar me djersë. Në këtë rast shtjellohet mirë tema e “Kolektivit” dhe e parullave të rrejshme për barazi në shtetin e përbashkët, ku ve? fillon zullumi ndaj shqiptarëve me rastin e torturimit të fshatarëve kur i sjellin kufomat e të vrarëve për t’i identifikuar familjarët e tyre, apo fshatarët...

Romani i tretë “Rruga e gaforres” kryesisht karakterizohet me rrëfimin erotik, dhe është vazhdimësi e dy romaneve paraprake, që hapet nga narratori duke e lexuar një libër dhe, duke e vlerësuar në përgjithësi procesin e leximit të librit... Në këtë rast, narratori i veprës letrare gjendet në gjendje mërzie, prandaj kërkon një libër që do t’ia hiqte mërzinë, dhe rastësisht e merr në duar romanin “Shkaba” të Ismail Kadaresë. Tani, qysh në fillim të rrëfimit, e kuptojmë se rrëfimi si produkt letrar shprehet nga nxitja e leximit të një rrëfimi tjetër, kështu që duke e lexuar librin nuk i flet teksti i librit, por nënteksti i tij nga libri, apo imagjinata e tij e lirë që e plotëson me rrëfimin e tij duke e shpalosur filozofinë dhe përjetimet jetësore në formë të ironisë. Do të thotë nxitet nga nënteksti i librit, por në momentet e përgjumjes së tij flet për momentet e tij jetësore, dhe jo nga kuptimi i librit që lexon... Dhe, duke lexuar tekstin e romanit, përgjumja, nënvetëdija, apo intuita e tij, ndërfutë ngjarjet e tij, apo dramën e tij, në tekstin letrar që po lexonte, që nënkuptojmë se bëhet leximi me analogji, që do të thotë se sytë e tij shohin di?ka krejt tjetër nga ajo që shkruan në tekstin letrar. Këtë gjë mund ta kuptojmë, se nuk riprodhon nga lënda e parë që e ka në duar dhe e lexon, por di?ka krejt tjetër nga nënvetëdija e tij për ngjarje të përjetuara... Në këtë roman, në formë të analogjisë, që ia mundëson leximi i romanit “Shkaba”, narratori evokon kujtimet për të dashurën dhe për gjendjen e tij shpirtërore në kërkim të ideales që e kishte përfytyruar dhe që e kërkonte në vazhdimësi, edhe pse në realitetin e zymtë sado që jeta reale mund të të plotësojë me momente të këndshme dhe me befasi të këndshme, ajo në vetvete përmbanë edhe dozën e helmit për të shkaktuar neverinë dhe frikën... Autori i trilogjisë ironizon me paradokset dhe shëmtirat e jetës reale, aq sa përfytyrimi, për shkak të ecurive të mbrapashta dhe të pasigurta në jetën reale, e kthen në një kohë të shkuar në perëndim, gjegjësisht në Angli. Tani përmes gjuhës ironike na jep një fotografi tjetër ku fshehet e vërteta kur paraqet mundësinë se mund të martohej në Angli, me Wendy-n! Dhe jo sikur me Mrinë, që pasi i ofroi dashuri në fund ia mbathi duke ia lënë pikëllimin, peng të përjetshëm! Tani, gjuha rrëfimore karakterizohet me ironi të ngritur, ironizon duke rrëfyer për pasojat e migrimit, për humbjen e identitetit kombëtar, për mundësitë reale që ta ndihmojë atdheun e varfër me para... Përmes kësaj pjese rrëfimore e kuptojmë realitetin e zymtë dhe të pashpresë të narratorit të veprës letrare që në mendjen e tij e kishte projektuar jetën më ndryshe... Në vazhdim narratori duke na rrëfyer për momentet e dashura me Mrinë, na rrëfen se kush i ka dhënë lajmin për unazën e humbur të Mrisë, te Ujtë e Tharrtë në Likovë, pranë qivureve dardane, me ?ka zgjerohet informacioni artistik me të dhëna të sakta për nxjerrjen e dy qivureve dardane nga sllavët serbë, që ua humbin gjurmët në thellësitë e lumit Danub. Autori i trilogjisë rrëfen drejpërdrejt për jetën, për rëniet dhe ngritjet në jetë, për dashurinë, për vdekjen, për gjendjen e rëndë shpirtërore të shqiptarëve, por gjithnjë duke ia shtuar rrëfimit një informacion tjetër interesant...

Në vazhdim ecuria e ngjarjeve të rrëfyera rrjedhshëm përmes ligjërimit efektiv e shton intensitetin dhe kurreshtjen e lexuesit për të kuptuar se si do të përfundojë historia e dashurisë, dhe ?farë ngjarjesh të tjera do ta plotësojnë këtë histori dashurie. Tani autori si pjesë integrale të tekstit letrar na paraqet disa ëndrra të rrëfyera, që i ngjajnë pjesëve të shkëputura nga ditari personal, meqë mbi rrëfim ka të shkruar datën e ngjarjes. Por, në të vërtetë, përmes këtyre ëndrrave autori sikur e vë në funksion nënvetëdijen e tij për t’u ?liruar nga ankthet e përfytyrimeve që i vijnë si rezultat i kërkimit të dashurisë dhe lirisë... Mjaft interesante janë skenat në vazhdim kur e kërkon të dashurën e humbur, dhe kur takohet me shokun e tij, Mocin që i binte tamburasë në mungesë të punës, pas kryerjes së fakultetit!! Autori tani ironizon me realitetin e hidhur në një kontekst kohor kur bënin muzikë në dasma shqiptare jevgjit, ku në mesin e instrumentistëve dhe këngëtares jevge, ishte edhe Moci, si instrumentist, por që shkonte vetëm larg qytetit të tij... Në këtë rast, e fton edhe personazhin kryesor Isë Telaku, që ta shoqërojë në një darsëm... Tani autori ironizon me pamjet dhe veprimet e shëmtuara të jetës reale që bartin në vetvete mjerimin, kur të pranishmit e dehur i derdhnin para këngëtares duke ia vënë në trup, e të tjerët duke shkrepur me revole nga dehja dhe nga dëfrimi i shkujdesur. Nga kjo skenë e llahtarshme kalon në skenën tjetër ku shprehet pabesia dhe amoraliteti, si skenë groteske... Ngjarjen e rrëfyer, edhe më tërheqëse e bën fotografia e dëshiruar, ajo e Mrisë, që nënkuptohet si fotografi e Lirisë, që e fotografoi personazhi kryesor, meqë e kishte ftuar Begu, i zoti i dasmës që po martonte djalin... Ngjarjet e zhvilluara në vazhdim do ta ngritin intensitetin rrëfimor, dhe kështu arrijmë deri te pika kulmore, kur personazhi kryesor Isë Telaku si narrator dialogon me autorin, Nehas Sopaj... Në të vërtet, nga ky dialog i realizuar me kujdes dhe me elegancë estetike, ku shpaloset koha e përndjekjes së autorëve, kur ua përgatitnin dosjet me të dhënat e trilluara nga kodoshët e sojit më të keq, që ishin vegël e sigurimit të shtetit, dhe shërbenin në dëm të fjalës së lirë artistike, autori i fshikullon me ironi të gjitha aktet e turpshme dhe ligësitë e kohës së sëmurë që kultivoheshin në mënyrë dinake nga ideologjia komuniste...

Përmbylljen e trilogjisë, autori e realizon me mjeshtëri artistike përmes poezisë me titull: “Afro gjysëm shekulli”. Poezia në formë të testamentit poetik është ndërtuar me pesë strofa katërvargëshe, me rimë dhe me intonacion, dhe paraqet zërin e fuqishëm artistik të autorit që buron nga thellësia e shpirtit dhe nga drita e mendjes për të transmetuar porosi të qarta me theksin kritik kundër të gjitha ngecjeve dhe të gjitha dobësive që kanë relativizuar ëndrrat dhe synimet e shëndosha të dritës shqiptare...

Mars, 2021



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora