E marte, 28.06.2022, 12:40 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Cene

E marte, 30.03.2021, 08:50 PM


Cene

Nga Edison Ypi

Një gramshak ndezi një qiri. Pas pak qiriu u fik. E provoi disa herë me shkrepse, çakmak, eshkë. Meazallah. Prej asaj dite nuk ndezi dot asgjë Shkakun e këtij ceni e mësoi pas shumë vitesh: Gjyshi nga nëna kishte hedhur në erë një Kishë në Myzeqe.

Një durrsak sot e kësaj dite ka neveri nga reçeli. Në kohën e kurvit brenda një kavanozi me reçel gjeti një buburrec. Prej atëhere ka mbetur me cen. Nuk fut reçel në gojë.

Një elbasanlli, duke kafshuar një cop bukë, j'u ngatrrua nëpër dhëmbë një spango e trashë nga të thasëve të miellit që e bënin brumë duke e shtypur jevgjit me këmbë. Mezi ja hoqën spangon pasi ja prenë me gërshërë gjysmën e gjuhës dhe ja shqyen gojën ja bënë si të Guimplenit. Nuk vë më bukë në gojë. Vetëm biskota ha elbasanlliu.

Kam njohur një lapraks që ka tmerr ujin. As me sy nga larg nuk e sheh bregun e liqenit dhe detit. I ka mbetur ky cen qëkur po shetiste një ditë buzë detit me një radio në dorë duke dëgjuar kanconeta. E pa një polic. E mori me gjithë radion, e zhdëpi në hu për degjenerim kulturor, lakra mikroborgjeze në kokë. Prej asaj dite ka mbetur me cen. Nuk zë me dorë radio e televizor, dhe asgjë elektronike nga këto të sotmet, celular, kompjuter, tablet.

Një skraparlli kur kishte qënë kalama pat parë therjen e një qingji në oborr. I mbetën në mendje thikat e kasapit, çengelat,përpëlitjet e qingjit, rropullitë, qëntë e macet duke lëpirë gjakun. Prej asaj dite nuk vë mish në gojë, as sallam, as qofte, madje as peshk. Nga natyra është mishngrënës, por nga halli, për shkak të cenit të ushqimit, ha vetëm jeshil'llëqe.

Një vlonjati që e ka shtëpinë te sheshi avni rustemi i ra në vesh se Esat Pash Toptani ka qënë tradhëtar, dhe e besoi. E besoi për të besuar, por të nesërmen mori haberin se gruaja dhe çupa i kishin marrë rrugë të keqe. U deshën vite derisa u bind se Esat Pasha ishte një Shqiptar i madh. Prej atëhere gruaja dhe çupa nuk venë më te semafori. Pakngapak ceni u ndreq.

Një devolli kishte ndjesinë e gabuar, pra cenin, se kurrë nuk ishte aty ku ishte, por diku tjetër, gjetkë, në Bilisht, Pojan, Maliq, Milano, Paris, Londër. Një mik i tha se që të ndjehej si në Shqipëri  duhej të ikte diku tjetër. Ashtu bëri. Dhe ceni iku.

Një të përndjekuri që llafoset sikur ka ngrënë bythë turtulli dhe shkruan si surrati vet, nisi t'i krruhet bytha. S'la dermatolog pa vajtur për tu shëruar nga ceni i krruajtjes së bythës. Asnjë s'ja gjeti shkakun. Derisa një ditë i tha një mik: Ti dhe shokët e tu jeni me cen. Ju i cilësoni të përndjekurit  me fjalën më poshtëruese që kurvi e ka shpikur enkas: "shtresë". Shtresë e mbulesë janë dysheku, jorgani, çarçafi, jastëku, jo të përndjekurit. Nga ky cen i tmerrshëm të krruhet bytha ty o idiot. Që  nga ajo ditë nisi ta krruaj bythën më pak. Por ende ja kam frikën se mos e përfytyron veten batanie për të mbështjellë komunistat të mos mërdhifin.

Me gjithkëto cene zor se do bëjmë ndonjëherë shtet e administratë, pa le zgjedhje pa hile.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora