E premte, 29.03.2024, 05:30 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Aty ku turma përcakton standarde politike e estetike

E marte, 30.03.2021, 07:49 PM


Ndue Ukaj:

Nëse gjithçka i nënshtrohet kriterit të rreptë masave, kjo domethënë se mostra e jonë e të gjykuarit politik dhe rrjedhimisht estetik e kulturor është skajshmerisht e mjerë.

Masa të dielën të pret me lule, të premten të gozhdon në kryq. Historia njerëzore është e mbushur përplot shembuj të tillë!

Masa mat e çmat me standardin e saj dhe ajo parimet e perimet vështirë se mund t' i dallojë.

Në mjedise shoqërore, ku masa përcakton shijet e standardet, aty s' ka vepra publike të dobishme dhe gjithçka duket rri pezull, jeta shpirtërore dhe estetike vyshken, kurse shtohet hovshëm nevoja për jetën e barkut dhe ma së shumti gëlojnë persona karrikaturalë që përhapin zhurmshëm duhmën e keqe të shijes së turmës. Kjo duhmë shfaqet më së ashpëri në politikë!

Me një fjalë, aty ku turma përcakton standarde politike e estetike, aty gjërat kanë marrë kahe dramatike e shpresa për ditë më të mira ka emigruar diku larg!

Të mençurit kanë thëne se "opinioni i dhjetë mijë njerëzve nuk ka vlerë nëse asnjë prej tyre nuk di gjë për temën" (Marcus Aurelius), por kjo duket s' vlen për ne, dhe në ambientin tonë populist, ku të ashtuquajturit të mençur, iu nënshtrohen kriterit të turmave, vlerësojnë sipas këtij kriteri dhe ndërtojnë profil publik duke u bazuar te ky kriter.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora