E premte, 19.04.2024, 02:21 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Ibrahimoviçi, i cili gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman, tani po shahet si shkije

E diele, 28.03.2021, 09:58 PM


Ibrahimoviçi katolik, i cili gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman, tani po shahet si shkije kafir (femohues)

Nga Kastriot Myftaraj

Me rastin që Ibrahimoviç erdhi dje në Prishtinë me përfaqësuesen suedeze të futbollit e cila do të ndeshet Kosovën dolën turqit dhe arabët shqipfolës të Kosovës për ta pritur Ibrahimoviçin me “Selam Alejkum Ibra” sepse e dinin gabimisht vëlla musliman, duke u nisur nga mbiemri i tij.

Por islamikët e Kosovës pësuan një të papritur të hidhur, duke mos e ditur që Ibrahimoviçi, ndonëse me baba boshnjak musliman ka zgjedhur fenë e nënës së tij që është katolike. Kështu që Zlatani i shpërfilli krejtësisht ata që e mirëpritën në Prishtinë si vëlla musliman.

Dhe pastaj mediat kosovare, që flasin e shkruajnë shqip por mendojnë arabisht e turqisht, e qortuan ashpër Ibrahimoviçin për shpërfilljen që iu bëri adhuruesve të tij të keqinformuar. Të shumta janë edhe ankesat në rrjetet shoqërore nga vëllazëria muslimane e Kosovës. Tani po na thonë se Ibrahimoviçi është shkije tekefundit. Por a nuk dolën ata ta presin me adhurim si shkije musliman?

Nëse në ndeshjen e sotme në Prishtinë mes Kosovës dhe Suedisë do të kishte prani të tifozëve, do të kishim dëgjuar sharje në kor ndaj Ibrahimoviçit si shkije kafir (femohues) sa herë që ai ta prekte topin me këmbë. Por sigurisht këto sharje nuk do të mungojnë në mjediset ku islamikët e Kosovës do të shohin ndeshjen në televizor.

Dhe të shohim a do të dalë e vërtetë ajo që kanë thënë disa hoxhë në Kosovë se besimtarët muslimanë do të shikojnë sot në mbrëmje sesi Allahu do t’ ia lidhë këmbët kafirit Ibrahimoviç, duke mos e lejuar të bëjë gol ndaj përfaqësueses të përbërë nga muslimanë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora