Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Vajzë shqiptare moj dritë dielli

| E diele, 28.03.2021, 11:45 AM |


Poezi nga Xhevahir Cirongu

Vajzë shqiptare moj dritë dielli

(Motiv folklorik)

Herë me valle, herë me këngë

Vajzë e shqipes të kami thënë;

Më ke vajzë, të kemi nënë

Te atdheu rritur rrënjë.

Fluturoj mbi atdhe

Putha male, lum e fusha,

Ndalova të flas me detin

Shqiponja na përshëndeti.

Putha lotin e dashurisë

Edhe këngën si ngahera,

Vajzë shqiptare moj dritë dielli

Nuri  jot’ ndrit’ si ylberi.

Ne vajtojmë për një shqiponjë

Gjakun derdhi për liri

Për një gjuhë e për një komb

Për ty kënga sot gjëmon.

Durrës, 22 Mars 2021