Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Ushtuen Alpet e Veriut

| E shtune, 27.03.2021, 05:09 PM |


OOOOOO… KUSHTRIM  BRE  BURRA…

NA  U  VRA  EDHE  BAJRAM  CURRI…

Nga Fritz RADOVANI

Ushtuen Alpet e Veriut... Gjimuen shpellat e kushtrimi i Atyne Burrave, shembi der’ kullat me oxhakët e tyne shekullor... Avulluen prrojet e u tretën me tym duhani... Dikund andej pranë atij kufinit, kah Veriu...

Nder Shenjat e pushimeve shiheshin vetem ruba të zeza e vajtojce të shtangueme, që nuk i besojnë as veshve, as syve të ballit, kah siper tyne shgjetojnë Shqipet tue rrah krahët bash, sikur t’ i kishte gjymtue rrfeja nder çerdhet ku çilin zogjtë... E poshtë, ku edhe ujt’ e prrojeve asht skuq këte mars të zi të 1925, ku ulrijnë ujqit tuba tuba të dejun n’ gjak!

Shpella e Dragobisë asht nxi rretherrotull, e pasha një rreze dielli nuk rrah nder shkambijt’ e saj. Edhe e bukra hanë sande nuk shifet... Asht mblue me vel t’ zi ç’ prej asaj ditë të 2 marsit, kur në Bari t’ Italisë u rrëzue tradhtisht përdhe Trimi i Shkodres sonë, Luigj Gurakuqi. E mbas Tij, gurt’ e Dragobisë u rropaten posht’ e në lum per Ty, o Bajram Curri!..

Shqipnisë së Gjergj Kastriotit i mungojnë pergjithmonë edhe Dy Burra, Dy Vllazen dhe Dy Heronjë: Bjram Curri dhe Luigj Gurakuqi! Dy Krena Shqipjet të Flamurit Pamvarsisë Kombtare... Per në kohë paqet e luftet...

E, edhe Ai Flamur i ngritun me 28 Nandor 1912 në Vlonë, ka ra n’ gjysëm shtize... Nuk dij as sot deri kur?! Ndoshta... Edhe pergjithmonë...

Atdheu gufon vetem Gjak! Gjak të paster e të kulluem Atdhetarësh trima!

Beogradi e Tirana në festë... Biellogardistët shkrepin gotat nga gzimi...

Pashiqi veshtron nga Tirana dhe “lot gzimi i rigojnë”, kah ndigjon një za:

-          “Tash nuk drue ma kënd!..” Asht zani i mikut tij... Asht zani i nipit Esad Pash Toptanit... Vorrin e të cilit.., e kanë atje n’ oborr të pallatit...

E sternipat e tyne edhe sot vazhdojnë me vue lule nder ato gropa plehu...

Shqiptarë! A e dini se Shqipnia ka vetem një Zot? E të gjithë jemi Vllazen!

Keni harrue themelin e të Parëve, themelin per të cilin: “Vonë ka me u kuptue se, të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës sonë të nderueme Shqipni, që, as sot.., nuk po dijnë me i prâ lotët !!”

Melbourne, 26 Mars 2021.