E marte, 16.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Xheladin Gjonaj: Populli trimat kurr nuk i harron

E shtune, 27.03.2021, 04:00 PM


POPULLI TRIMAT KURR NUK I HARRON

- Kushtuar ish partizanit Jaho Sali Gjonaj i cili u pushkatue ditën e formimit të Batalionit “Perlat Rexhepi” në Varfë-

Nga Xheladin Sali Gjonaj, Geghysen – Tropoje

Në fund të fshatit ku rrjedh Valbona

Deri nelt në bjeshket tona

Kund nuk pat një djal si ty

Si lulë bjeshke me u pa me sy.

Shumë i zgjuar edhe trim

Ishe gati në çdp kushtrim

Dal prej shpie fort i ri

Tuj i lan bjeshkë e vrri

Njerzit tu  i le në varfëri

Herë pa hanger herë pa pi

Zana e malit në bjeshkë për mbi

Rrem dragoni, trim me fletë

Plumbi i pushkës mos me prekë

Nuk pat ku me shkue në shkollë

Zoti e fali mendjehollë.

Spat nevojë për shenj me msue

Në fluturim zogun pat rrzue

Ku zdritë dielli e peron hana

Ma trim s´patë qysh e banë nana

Si e kam vlla spo i kendoj lavdi

Po spo due në hak me i hi

Pak vjet kisha unë ateherë

Kur ti ike nga kjo derë

Me sy s´të pava asnjeherë

Mbeta i vogël nuk pata vlla

Sikur zogu kur jetë pa krahë

U largove shkovë në qytet

Me hangër bukë jo për lezet

Kamarier, hamall kalarove çdo anë

Punove në Durrës edhe në Tiranë

Në qytet të Krujes shkove me kamë

Askund nuk gjete derman per veti

Për shijak u nise shkove te Mehmeti

Siç ish burr ai pat qendrue

Prej s´keqes nuk me pat pshtue

Në shijak nuk gjeti vend për ty

Në çeten partizane të çoj me hy.

Në luftën e Reçit të Shkodrës nanë

S´luftove barkas u çove në kamë

Shtabi ty synin ta pat ndue

Ata nuk deshtën me jau kalue

Ju vesh su muert i ke kundershtue

Pa gjygj të nxoren me të pushkatue

S´tu drodh qerpiku trim ke qëndrue

Nuk pranove syt me i mbulue

Mos me i pa plumbat tuj ti lshue

Geghysenin ku linde s´deshe me turperue

Të rrojë Shqipëria forte ke ngermue

Plumbat për toke ty të kan rrezue

Ata të pabesë e treguen veten

S´u ktheve ma ta muarën jetën

Qysh ke me rroba në gropë të paten shti

Tuj te leshue gurë e dhe´ aty permbi

Sikur të ishe kafshë e jo njeri

Shokët shkodranë për ty mbajten zi

Atë natë në çetë s´kanë hangër as pi

Gjashtë javë ma vonë Beka atje shkoi

Me dhembje Jahos vorrin ja nderroj

Siç ish zakoni e rahatoi

Me qefin e dërrasa atje e ndoi-

Unë për jetë  nuk ja harroj

Në Varfë të shkodrës kish pas burra

Një nder ta Qerim Bacula

Shpi bujare e me za

Për atë çetë gjithçka patë ba

Kur mori vesh se të vranë me plumb

Çdo gja për partizanet aty muer fund

Isufit të birit i tha pa pritue

Mbasi ju Jahon keni pushkatue

Me u pa në shtëpi ma nuk po due

Populli trimat kurrë si harron

Në oborrin e ti lapdari qëndron.

Në fshatin Rrashkullaj Hysenin kam gjet

Invalid nga lufta i shkreti kish mbet

Ai me respekt filloi me tregue:

“Ma trimi e besniku ish Jaho për mue”

I nipi Miftari më priti me burrni

Sikur të isha shoku a miku i tij

Qau nana e Canit kur më pau mue

Vllau im i vdekun asaj ju kujtue.

Lilo Zeneli e doktor Sutkia

Më pritën në zyrë edhe tek shpia

“Nesër me vdekë shkojmë me mërzi

Se Jaho Salihit ju ba padrejtësi”

Gjithë shkodranët që kam takue

Me gjithë zemër i kam falnderue

Atje gjeta burra shumë trima

Lilo Zenela e Isuf Qerima

Xhemail Bejton doktor Bushatin

Hysen Imerin edhe Mitatin

Për Bilal Parrucen puna më ra

Shokët e tyne kurr si kam pa

Tash shumica në ta kanë vdekë

Nderim për ata e kush ka mbetë.

Eshtrat e Jahos do ti marr një ditë

Emni i partizanit aty do bajnë dritë

Babai jonë mrapa të pat ra

Vetëm një herë në Krujë të patë pa

Aq shumë mërzi ati i patë ra

E varrin tand vdiq pa e pa

Me mall në varr ai pat shkue

Një ditë eshtrat afër me ja çue

E unë me vdekë tash nuk po due

Amanetin e babës në vend pa e çue

Prej shtatë djemve që lindi unë kam jetue

E thanke : “Zoti ma la hisen mue”

Veç brezat tanë kurr mos me u shue

Tash djem e nipa kam në çdo anë

Në Londër ,Tropojë edhe në Tiranë

Besoj s’kanë me na harrue

Lulet mbi varre kanë me i ndue.

Nga Xheladin Sali Gjonaj, (Vellai i Jahos)

-------------------

Mehmet Mulosmani

Bekë Ahmet Gjonaj

Qerim Bacula – i zoti i shtëpisë ku partizanët kanë hangër e pi, baçen e tij e kanë pasë të lirë me marr

Hysen Imeri – invalit komandant kompanie në Batalion

Myftari nipi i Hysenit mësues e banor në Rrashkullaj

Can Isufi ish kryetar i këshillit në Rrashkullaj

Lilo Zeneli, Isuf Qerimi, Xhemail Bejto, Sutki Bushati - partizanë në çetë

Bilal Parruca në Qarkorin e Shkodrës ma vonë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Shkodër e tjerë.

Isuf Qerimi në atë kohë djalin Kryetar Këshilli në Varfë.

Jaho Salihi u pushkatue ditën e formimit të Batalionit “ Perlat Rexhepi” në Varfë.

-------------------

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Mars 2021-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora