E merkure, 24.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Pse dhe kush preferon bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

E premte, 26.03.2021, 04:12 PM


Rast:

Mesazhi i shkëlqyer dhe patriotik i mërgimtarit kërçovar nga qyteti i Çikagos.

Pse dhe kush preferon bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Nga Reshat Nexhipi

Një shkrim i ngjajshëm, më është publikuar në këtë portal, më 08. 03. 2020, që kishte të bëjë   me ndërprerjen e regjistrimit të ati viti. Në atë rast, veç tjerash, kam thënë: ,,Fajtorë,, kryesorë, padyshim, janë ish kryeministri Lupço Gjeorgjievski,filozofi i shquar dr.Ferid Muhiq dhe dr.Fadil Sulejmani. I pari, disa herë, pa hezitim, ka thënë se në vitin 2020, shqiptarët në Maqedoni, bëhen shumicë, i dyti, gjatë një debatit televiziv, veç tjerash tha se anulimi i regjistrimit, sipas disave, u shkakëtua  nga frika se përqindja e shqiptarëve mund të jetë shumë më e madhe se zyrtarja, kurse i treti, shkoi edhe më lart: ,,Në Maqedoni jetojnë rreth 1milion shqiptarë (Fakti,30 tetor, 2010).

Këta të tre, nuk kanë folur në hava, sepse nuk janë sido-kudo: I pari është shquar në politikë, dy të tjerët në shkencë. Ata, me siguri, veç tjerash, janë bazuar edhe  në numrin e nxënësve shqiptarë, si dhe në faktin që në regjistrimet e mëparshme, nga frika ose interesi, vllehët, torbeshët, romët, shqiptarët ortodoksë, deklaroheshin për maqedonas, si dhe një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve për turq. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që drejtori i Entit për regjistrimin e popullsisë  (aktuali), në kokë të vet, ose i nxitur nga  forcat albanofobe, ngriti iniciativën për mospërfshirjen e grafës lidhur me përkatësinë etnike, por në vend të saj, të qendrojë gjuha që flet i regjistruari!!!

Sapo dëgjova këtë iniciativë ose propozim absurd, mos them shovinist, përmes një shkrimi, reagova ashpër, duke kërkuar nga subjektet tona të bëjnë çmos për të larguar drejtorin në fjalë, gjë që, për shkaqe ligjore, ndoshta, nuk qe e mundur, por që, ndoshta ka patur ndikim që, në regjistrimin e sivjeçëm,drejtorit në fjalë, t’ibashkangjitet një zavendës shqiptar, me të drejta plotësisht të barabarta, gjë që ka xhindosur  albanofobët, të cilët ishin  mësuar që kryetari të caktojë përqindjen, sipas porosive nga lart.

Përveç kësaj,  albanofobëve  nuk iu përgjigjet regjistrimi i mërgimtarëve, sepse janë të vetëdishëm që shumica  e tyre janë shqiptarë, për shkaqe të cilat kuptohen.  Pra, caktimi i zv. drejtorit dhe regjistrimi i mërgimtarëve, janë dy vepra madhore të BDI-së, gjë që, na  pëlqen ose jo, prestigji i saj, do dyfishohet, por me kusht që mos lëshojnë pe.

Përndryshe, ata që kërkojnë anullimin e regjistrimit, duke u arësyetuar në rreziqet nga smundja aktuale, do kishin të drejtë sikur mos kërkonin  zgjedhje të parakohshme, rreziqet nga të cilat janë shumë  më të mëdha  se sa nga regjistrimi në distancë të rekomandueshme.

Do përfundoj me mesazhin e një mërgimtarit nga Prespa, i cili, nuk e di pse, emrin nuk e bën publik, përveç inicialeve S.M, citoj: ,,Nuk do regjistrohen vetëm  ata që nuk e ndjejnë veten shqiptar ose idiotët,,!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Poezi „Telegrafike” për udbashët tanë Reshat Nexhipi: Femra shqiptare, të cilat, kanë afirmuar kombin tonë brenda dhe jashtë atdheut Reshat Nexhipi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës - Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e këtij akti madhor Reshat Nexhipi: Mos lejojmë nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme Reshat Nexhipi: Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare? Reshat Nexhipi: 50 vlerësime për veçoritë ose specifikat e kombit tonë Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora